AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

SHBA dhe Spanja shpallin gjendjen e emergjencës për shkak të COVID-19

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan Donald Trump. Foto: Flickr.

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump përdori një ligj të vitit 1988 për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe 50 miliardë dollarë buxhet për të luftuar koronavirusin e ri ndërsa Spanja shpalli një emergjencë 15 ditore pasi u bë një nga epiqendrat kryesore të virusit. Këto janë të rejat nga pandemia.

Presidenti amerikan Donald Trump. Foto: Flickr.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën zyrtarisht gjendjen e emergjencës civile sot (e Premte) pasi numri i rasteve të personave të infektuar me koronavirus arriti në 2 mijë dhe numri i të vdekurve në 40.

“Unë po shpall zyrtarisht emergjencë kombëtare, dy fjalë shumë të mëdha,” deklaroi presidenti Donald Trump. Si pasojë e shpalljes së emergjencës, rregullat e prokurimeve u hoqën dhe qeveria amerikane ka në plan të bashkëpunojë me sektorin privat për të prodhuar shpejt më shumë sete testimesh për koronavirusin e ri. Trump është kritikuar për përgjigje të ngadaltë ndaj krizës si dhe për mungesë të seteve të testeve, të cilat mundësojnë kontrollimin në masë të popullsisë për të ndalur përhapjen e virusit që para se ai të japë shenja të dukshme në formën e personave të sëmurë.

Në SHBA, shumë shtete vendosën të mos i hapin shkollat publike duke filluar nga e Hëna e ardhshme.

Të Premten, Spanja u bë vendi i rradhës që goditet nga virusi dhe detyrohet të marrë masa ekstreme pasi veproi me lehtësi gjatë javëve të fundit duke lejuar aktivitete masive në futboll dhe politikë pavarësisht se kishte sakaq dhjetëra raste me infektime të konfirmuara.

Vendimi erdhi pasi rastet e konfirmuara në vend arritën 4,200, numri më i lartë në Europë pas Italisë ndërsa numri i viktimave arriti në 120. Të gjitha universitetet dhe shkollat në Spanjë u mbyllën për së paku 14 ditë duke filluar nga sot.

Ndërsa izolimet në masë të popullsisë për të shmangur infektimet janë çfarë këshillohet në situata të tilla, gjendja në Itali, ku këto kufizime u vendosën disa javë më parë, situata nuk duket se po përmirësohet. Përgjatë 24 orëve të fundit, 250 persona humbën jetën, dita më e keqe e shënuar deri më sot. Tashmë në Itali ka 17,660 persona të infektuar, nga të cilët, 1,266 vetë kanë humbur jetën.

Tashmë në kontinentin Europian ka mbi 35 mijë të infektuar, gjë që e shtyu Organizatën Botërore të Shëndetësisë të thotë se Europa është aktualisht epiqendra e pandemisë.

Në Iran, një vend tjetër i prekur rëndë nga pandemia, autoritetet fetare urdhëruan ushtrinë të merrte përgjegjësinë për të luftuar koronavirusin duke thënë se burimi i sëmundjes “mund të ishte” një sulm biologjik. Zyrtarisht në Iran deri më sot ka afro 11 mijë të infektuar dhe 429 të vdekur.

Në Kinë, një zyrtar deklaroi në publik një teori komploti, sipas të cilës, koronavirusi mund të jetë sjellë në Kinë nga ushtria amerikane. Ndërsa nuk jepen prova për një skenar të tillë, ekspertët vërejnë se ushqimi i idesë së një armiku të jashtëm është një praktikë e përdorur shpesh nga regjime autoritare për të justifikuar dështime të politikave të veta. Kina, ku sëmundja u përhap fillimisht, ndonjë një politikë të heshtjes, mosraportimit dhe mbytjes së zërave kritikë me synimin “për të mos përhapur panik”. Kjo besohet se krijoi kushtet që sëmundja të përhapej në masë dhe të sëmurit të çonin në kolaps sistemin shëndetësor për shkak se mjekët ishin të papërgatitur dhe u kthyen në viktimat e para të infektimit. Aktualisht në Kinë numri i infektimeve ka rënë në më pak se dhjetë në ditë.

Etiketa: COVIDCOVID-19Donald TrumpEuropainfektimeIranItaliKinakoronaviruskufizimeLigjMASMasaMjekmjekëpandemiaParaQeveriaSHSHBAShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësSpanjaSulmTrumpUshtriaVendimi
Tjetri
Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Shqipëri shkon në 38

Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Shqipëri shkon në 38

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.