AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Testoni çdo rast të dyshuar, këshillon Organizata Botërore e Shëndetësisë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Foto kortezi: OBSH/Twitter

Në deklaratën e së Hënës, kreu i OBSH-së kërkoi nga shtetet anëtare të përshkallëzojnë testimet për të identifikuar rastet e infektimeve, por përsëriti gjithashtu këshillën e mëparshme që ky institucion jep mbi kë duhet të testohet dhe në çfarë rrethanash.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Foto kortezi: OBSH/Twitter

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje të Hënën që shtetet anëtare të shtojnë numrin e testimeve të personave të dyshuar për infektim me COVID-19 ndërsa shtoi se qëndrimi i kësaj organizate vijon të jetë që testimeve duhet t’i nënshtrohen vetëm personat që tregojnë shenja dhe që kanë pasur kontakt me persona të infektuar deri dy ditë para se të dallohej infektimi.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për më shumë testime në konferencën për shtyp që mbajti në Gjenevë.

“Ne kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: testoni, testoni, testoni”, deklaroi ai.

“Testoni çdo rast të dyshuar,” shtoi ai.

Sipas OBSH-së autoritetet duhet të gjejnë kontaktet e ngushta të personave të konfirmuar me COVID deri dy ditë para zhvillimit të simptomave dhe të testojnë të gjitha këto raste. Por OBSH përsëriti qëndrimin e saj të mëparshëm që testimet do të duhet të bëhen vetëm për personat që kanë qenë në kontakt me rastet e konfirmuara vetëm në rast se këto persona kontakti shfaqin simptoma të COVID-19.

Vende të ndryshme të botës janë aktualisht në dilemë për mënyrën e administrimit të testeve. Koreja e Jugut po shihet si një rast pozitiv në menaxhimin e COVID-19 pasi ia doli që, përmes ligjeve të jashtëzakonshme, të shrytëzonte të dhënat personale të personave të prekur për të zgjeruar sa më shumë numrin e personave të kontaktit, duke rritur numrin e analizave në rreth 220 mijë persona për të identifikuar rreth 8 mijë të infektuar. Numri i lartë i analizave besohet se ndihmoi qeverinë e këtij vendi të kufizojë hapësirën e përhapjes së virusit duke mbajtur një numër të vogël personash në regjim izolimi. Aktualisht në Korenë e Jugut janë në gjendje izolimi rreth 29 mijë persona të cilët vlerësohet se kanë pasur kontakte me të infektuarit, por nuk ka zona të tëra të bllokuara. Kjo lloj metode i ka mundësuar vendit që, ndërsa shpenzon shuma të mëdha parash për të kryer 220 mijë testime për identifikimin e 8 mijë rasteve, arrin të mbajë në punë pjesën tjetër të ekonomisë.

Ndryshe nga Koreja e Jugut, Italia dhe vende të tjera kanë zgjedhur të bllokojnë qarkullimin në pjesë të mëdha të territorit dhe të fusin të gjithë popullsinë në karantinë me shpresë se në këtë mënyrë do të ndalojë përhapjen e virusit. [Lexo më shumë këtë analizë të Reuters në gjuhën angleze]

Shqipëria ka zhvilluar deri më sot 563 raste të dyshuara për të identifikuar 51 raste sipas të dhënave të mesditës së të Hënës.

Deklarata e OBSH-së për rritjen e numrit të testimeve u shoqërua me thirrje në Tiranë për ta ndjekur këtë porosi. Ylli Manjani, një ish-ministër i qeverisë Rama-Meta, deklaroi se qeveria duhet të bëjë testime në masë në të gjithë vendin.

Kjo nuk është saktësisht ajo që OBSH rekomandon. Testimi për COVID-19 rekomandohet vetëm për dy raste: e para, rastet kur ka simptoma për një sëmundje të tillë dhe simptomat duhet të vlerësohen nga një mjek; dhe e dyta, rastet kur personi ka pasur kontakt me persona të prekur. Procesi i analizimit të materjalit të marrë nga një person është shumë i komplikuar dhe aplikimi i testimit mbi, fjala vjen, të gjithë popullsinë, është jopraktik dhe i pamenaxhueshëm nga autoritetet. Për këtë arsye, këshilla e OBSH-së të Hënën ishte rritja e numrit të testimeve, por jo testime rastësore në popullsi.

OBSH ka shpërndarë deri më sot nëpër botë rreth 1.5 milionë teste në 120 vende dhe po punon për të rritur disponueshmërinë e testeve për vendet më në nevojë.

OBSH këshillon që të gjitha rastet e konfirmuara, përfshirë edhe ato që janë të lehta, të izolohen në mjedise të kujdesit shëndetësor me qëllim që të shmangen infektimet e mëtejshme dhe të ofrohet kujdesi i nevojshëm. Por Tedros Adhanom Ghebreyesus shtoi në konferencë se është i vetëdijshëm se shtrimi në spital i të gjitha rasteve është jopraktik dhe përtej kapaciteteve të shumë vendeve.

Në këtë rast OBSH rekomandon se personat që izolohen në shtëpi t’i nënshtrohen një regjimi strikt të ndarjes nga familjarët e tjerë. Kështu, personat e prekur duhet të qëndrojnë në dhomë më vete, të kontaktohen nga familjarët vetëm në rastet kur familjarët kanë maska si dhe të përdorin tualete të ndryshme. Gjithashtu, personat që kujdesen për të sëmurë me COVID-19 në kushtet e shtëpisë duhet të jenë me shëndet të plotë dhe pa sëmundje të tjera për të mos rrezikuar raste të rënda.

Masat e kujdesit kundër infektimit duhet të vijojnë për së paku dy javë pas shërimit të personit të sëmurë me COVID-19 për shkak se infektimet mund të vijojnë edhe pasi shenjat e sëmundjes zhduken.

Etiketa: COVIDCOVID-19ItaliaKorejaMASMaskaMetaMjekOBSHParaPiSQeveriaRamaRastet e infektimeveSHshqipShqipëriaSpitalTedros Adhanom GhebreyesustestimeTestimetTwitterYlli Manjani
Tjetri
Covid-19, minatorët e Bulqizës mbeten në punë edhe gjatë pandemisë

Covid-19, Inspektoriati i Shëndetit njofton kontroll në minierat e Bulqizës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.