AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Covid-19, Inspektoriati i Shëndetit njofton kontroll në minierat e Bulqizës

Sami CurringaSami Curri
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit njoftoi se do të kontrollojë kushtet e punës dhe higjenës në minierat e Bulqizës. Një pjesë e minierave ndërkohë ka njoftuar pezullimin e aktivitetit pas situatës së krijuar nga Covid-19.

Minatorë në Bulqizë. Foto kortezi Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Një pjesë e bizneseve që kontrollojnë galeri në zonën krommbajtëse të Bulqizës njoftuan të dielën dhe të hënën se kishin ndaluar aktivitetin për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa Inspektoriati Shtetëror i Shëndetësisë bëri me dije se do të ushtronte kontroll në galeritë e hapura, përfshi atë të kompanisë Albchrome, që është më e madhja në zonë.

“Grupi do të shkojë në Bulqizë, për të bërë kontrollin e kushteve sanitare. Dhe se si zbatohet vendimi i ministres së shëndetësisë. Pas inspektimit, mund të dalim me një qëndrim”, tha Vjollca Braho, drejtuese e Inspektoriatit.

Ajo po ashtu tha se për këtë pjesë të industrisë nuk kishte pasur deri tani udhëzime nga Ministria e Shëndetësisë  për të ndaluar punën.

Ndërkohë më herët të dielën pas njoftimit të dhjetra rasteve me virusin Covid-19, një pjesë e subjekteve minerare që operojnë në zonën e Bulqizës dhe Martaneshit, kanë vendosur të pezullojnë punën. BIRN mësoi se pjesa më e madhe e subjekteve minerare në Martanesh, zona e dytë më e madhe mineralmbajtëse në Bulqizë, kanë ndërprerë punën, përveç personelit që merret me ruajtjen fizike dhe me repartet e mirëmbajtjes.

Edhe në Bulqizë, një pjesë e subjekteve minerare, që operojnë në zonë mineralmbajtëse të parë dhe ajo D, kanë pezulluar punën. Eltjon Deda, administratori i dy subjekteve minerare në zonën e Bulqizës, në një njoftim të bërë publik në profilin e tij në Facebook, lajmëroi se do të pezullohej puna, si masë mbrojtëse për minatorët. “Duke parë situatën kaotike të krijuar, por dhe si një masë parandaluese për përhapjen e virusit COVID-19, ju bëj me dije se, duke filluar nga dita e hënë, datë 16. 03. 2020, subjektet minerare Kevger shpk, Isaku shpk dhe Grupi Trans shpk, pezullojnë aktivitetin e tyre për një periudhë të pacaktuar” shkruan Deda. Me një vendim të tillë, kanë dalë edhe disa subjekte të tjera.

Gjithashtu ka pasur edhe disa kompani të tjera, që kanë lajmëruar minatorët se puna do të vazhdojë normalisht.

Ndër to edhe kompania më e madhe e nxjerrjes së kromit në Bulqizë, Albchrome. Në një kominikim me BIRN dy ditë më parë kompania tha se ka marrë masat e nevojshme kundër Covid-19, ndërsa tha se puna në minierë nuk mund të mbyllej dhe se gjithmonë duhej të kishte gadishmëri. “Deri më tani nuk raportohet asnjë punonjës në minerën e AlbChrome në Bulqizë me COVID-19, ndërkohë që janë marrë një sërë masash për të ulur përhapjen e COVID-19”, tha kompania. Ajo shtoi se ishte në kontakt me institucionet dhe se do të vepronte sipas udhëzimeve të tyre.

Por Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, ka kërkuar ndërprerje të punës në të gjitha subjektet minerare, duke akuzuar se nuk kishte kushte të higjenës. Sindikata po ashtu u bëri thirrje minatorëve që të bojkotonin punën.

“Janë disa reparte shumë të rëndësishme në minierë që nomalisht nuk mund ta ndërpresin punën, flas këtu për pusin. Ndërsa punëtorët, rasti i Albchrome që kalojnë mbi 600 duhet ta pezullojnë punën në një situatë të tillë. Vetëm në ashensor hypin afro 10-12 persona, ngjitur me njëri-tjetrin”, tha për BIRN kreu i sindikatës Elton Debreshi. SMBB edhe më parë ka bërë me dije se, kompanitë minerare dhe institucionet nuk kanë marrë masat që kërkon situata me virusin Covid-19.

Drejtuesja e ISHSH Braho tha se subjektet minerare nuk kishin qenë objekt inspektimi deri sëfundmi. “Ne në këtë periudhë kemi qenë në terren për të parë nëse janë mbyllur kafenet, restorantet, baret dhe nëse janë zbatuar urdhërat e ministres, të kryeministrit, aktet normative dhe të gjitha”, tha ajo, ndërsa shtoi se inspektimet në Bulqizë do të kryheshin të martën. “Ne nuk kemi kaluar deri tek minierat. Kjo pasi ishim të zënë me marketet, furrat e bukës që janë më jetike dhe të përditshme”, tha Braho.

Nga situata e Covid-19 në Shqipëri janë identifikuar pozitivë 51 persona, pjesa më e madhe e të cilëve në kryeqytet.

Etiketa: AlbchromeBIRNBulqizëCOVIDCOVID-19DebreshiElton DebreshiFacebookGaleriISHSHMartaneshMASMinatorPunaPunëPunëtorPunëtorëSHshqipShqipërisindikataVendimVendimi
Tjetri
Vdekjet dhe infektimet nga COVID-19 shënojnë rekord të ri botëror

Vdekjet dhe infektimet nga COVID-19 shënojnë rekord të ri botëror

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.