AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Vdekjet dhe infektimet nga COVID-19 shënojnë rekord të ri botëror

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Harta e situatës së pandemisë COVID-19 më datë 16 Mars 2020. Grafiku i përket Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Gjatë ditës së Hënë, një numër rekord prej 14 mijë infektimesh dhe 862 viktima u shënuan nëpër botë nga pandemia COVID-19, pavarësisht përpjekjeve të qeverive për të ndaluar kontaktet sociale përmes bllokimit të aktivitetit ekonomik e shoqëror dhe ndalimit të daljeve në rrugë.

Harta e situatës së pandemisë COVID-19 më datë 16 Mars 2020. Grafiku i përket Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi një numër rekord infektimesh dhe viktimash nga pandemia COVID-19 gjatë ditës së Hënë në raportin e saj ditor mbi situatën, ndërsa njoftoi se sot numri i infektimeve dhe viktimave jashtë Kinës kapërceu për herë të parë numrin e infektimeve dhe viktimave të Kinës dhe për rrjedhojë, Kina nuk do të raportohet më veçmas.

Gjithsej 167,511 persona në 151 shtete dhe territore janë të prekur nga sëmundja, e cila ka shkaktuar deri më sot 6606 të vdekur. Gjatë ditës së Hënë pati 13,903 persona të konfirmuar si të infektuar për herë të parë dhe 862 persona të vdekur nga virusi vetëm gjatë ditës së djeshme.

Problemet më të mëdha gjatë ditës së Hënë u raportuan nga Italia, Irani, Spanja dhe Gjermania ndërsa në Kinë numri i infektimeve të reja vijon të jetë i ulët prej ditësh ndërsa në Korenë e Jugut situata duket drejt përmirësimit.

Në Itali, vendi më i prekur në kontinentin Europian, gjatë të Hënës pati një rekord të ri negativ sa i përket infektimeve dhe të vdekurve. Brenda 24 orëve, 3,590 persona dolën pozitivë në testime ndërsa 368 persona humbën jetën. Spanja shënoi 2 mijë raste të reja  dhe 152 të vdekur ndërsa Gjermania u bë vendi tjetër ku numri i infektimeve të reja të konfirmuara brenda një dite kaloi 1 mijë. Në Gjermani ka aktualisht 4,838 persona të prekur dhe 12 të vdekur. Sëmundja po përhapet me ritëm të lartë edhe në Zvicër dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në Iran, autoriteti fetar i vendit njoftoi se qeveria do të nisë testim në masë të popullsisë, hapi tjetër në menaxhimin e pandemive pasi gjurmimi i rasteve të dyshuara nuk arrin të vendosë nën kontroll situatën, por nuk tregoi se si ky vend ka në plan të ndërmarrë një testim të tillë.

Bursat rrëzohen, kompanitë falimentojnë

Bankat qendrore kryesore të botës, përfshirë Rezervat Federale ndërhynë për të ulur normat bazë të interesit dhe për të mbajtur tregjet financiare likuide por mëngjesin e së Hënës, bursat në SHBA ndërprenë tregtimin dy herë për shkak të rënieve masive. Mëngjesin e së Hënës, (ora 3 pasdreke me orën shqiptare), treguesi S&P 500 pësoi një rënie të menjëhershme në masën 8%. Sipas rregullave kundër tregtimit të aksioneve në gjendje paniku, bursa ndërpreu veprimtarinë për 15 minuta, një masë që zbatohet shumë rrallë nga bursat dhe që synon t’i shtyjë tregtarët dhe investitorët të rivendosin gjakftohtësinë në vete para se të fillojnë sërish të shesin e të blejnë. Ndalimi nuk bëri shumë punë në këtë rast. Treguesit kryesorë të bursës në Nju Jork ranë me 12%.

Kompanitë ajrore në të gjithë botën filluan të kërkojnë ndihmën financiare nga qeveritë respektive për të shpëtuar nga falimenti. Tashmë u bënë shumë javë që fluturimet ajrore janë pakësuar ndjeshëm ndërsa pritet të pakësohen më tutje brenda pak ditësh.

Fabrikat kryesore të industrisë së makinave në Europë ngadalësuan prodhimin apo u mbyllën për shkak të vështirësive për të respektuar kriteret e distancës shoqërore me kushtet e punës në vende të ngjeshura me punëtorë që punojnë në procese seri.

Fiat Chrysler Automobiles ndaloi prodhimin për dy javë në shumicën e fabrikave të veta në Europë. Kompania franceze PSA, e cila prodhon Peugeot, Opel dhe Vauxhall, njoftoi mbylljen e fabrikave të saj deri më 27 Mars. Ford mbylli fabrikën e saj në Valencia të Spanjës pasi tre punëtorë rezultuan pozitiv me COVID-19.

Etiketa: AMPBankatCOVIDCOVID-19GjermaniGjermaniaIranIraniItaliItaliaKinaMASpandemiapanikuParaPunëPunëtorQeveriaSHSHBAshqiptareSpanjatestimeviktimaZvicër
Tjetri
Lëvizja e Erdoganit mund të shkaktojë një krizë të re refugjatësh

Lëvizja e Erdoganit mund të shkaktojë një krizë të re refugjatësh

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.