AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Pse është e rëndësishme “zbutja e kurbës” në luftën kundër koronavirusi

Matthew McQueenngaMatthew McQueen
6 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Masat e marra pranë spitalit Infektiv në QSUT. Foto: LSA

Termi “zbutje e kurbës” nënkupton shmangien e përhapjes së shpejtë të virusit COVID-19 në të gjithë popullsinë e përgjithshme, gjë që do të sillte një barrë të madhe në kujdesin shëndetësor global dhe do të çonte në më shumë vdekje.

Masat e marra pranë spitalit Infektiv në QSUT. Foto: LSA

Kudo, nga 20% deri në 60% e të rriturve në të gjithë botën mund të infektohen me koronavirusin e ri SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen COVID-19. Ky është vlerësimi nga ekspertë kryesorë të epidemiologjisë mbi dinamikën e sëmundjes ngjitëse. Edhe në skenarin më të mirë të mundshëm, duke përdorur këto shifra, kjo do të thotë se rreth 40 milionë të rritur do të infektohen vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Disa njerëz mund të fillojnë të ndihen fatalistë përballë këtyre lloje statistikash. Nuk ka vaksina dhe asnjë trajtim specifik për njerëzit që sëmuren. Cili është qëllimi për të luftuar diçka që do të ndodhë gjithsesi? Pse të mos e lëmë epideminë të vazhdojë rrjedhën e saj?

Por zyrtarët e shëndetit publik dhe mjekët kanë përkrahur përpjekje të shpejta dhe vendimtare për të zvogëluar transmetimin e SARS-CoV-2 sa më shumë dhe sa më shpejt që të jetë e mundur.

Qëllimi është të “zbutet kurba”. Në vend që të lejohet që virusi të përhapet shpejt në popullatë, ideja është që të gjitha këto infeksione të përhapen brenda një periudhe më të gjatë kohore.

Po, kjo me shumë mundësi do ta zgjaste epideminë. Por, duke vepruar kështu, agjensitë e shëndetit publik dhe infrastruktura e kujdesit shëndetësor do të fitonin kohë të paçmuar për t’iu përgjigjur krizës.

Më e rëndësishmja, “zbutja e kurbës” ofron një mundësi për të zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme vdekjet nga COVID-19.

Me ngritjen e pjerrët të kurbës së epidemisë, veçanërisht kur mungon kapaciteti i testimit, ka një barrë të jashtëzakonshme për ofruesit e kujdesit shëndetësor – shumë prej të cilëve do të sëmuren vetë dhe do të detyrohen të izolohen, duke mos qenë në gjendje të ofrojnë kujdes për ata që kanë nevojë . Në të njëjtën kohë, ka një presion të madh në ambientet e kujdesit shëndetësor, ku kërkesa për kujdesin e pacientëve do të tejkalojë kapacitetin për ta bërë këtë gjë – gjëra të tilla si numri i shtretërve spitalorë, aparaturat e oksigjenit etj. – për një kohë të konsiderueshme.

Pra, po, edhe nëse çdo person në Tokë do të infektohej përfundimisht me COVID-19, ka shumë përfitime nëse sigurohemi që këto nuk do të ndodhin të gjitha javët e ardhshme.

Pra, si munden njerëzit ta “zbusin kurbën” nëpërmjet reduktimit të transmetimit të koronavirusit? Aktualisht, me shumë rajone të Shteteve të Bashkuara dhe vende të tjera që po shohin përhapjen e COVID-19 në vend nga anëtarë të komunitetit, bota ka ndërmarrë një sërë masash në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Si rezultat, na ka mbetur vetëm një strategji të vjetër, por mjaft efektive: distancimi shoqëror. Kjo do të thotë të qëndrosh jashtë kontaktit të ngushtë në vende të mbushura me njerëz, të shmangësh tubimet masive dhe të ruash distancën – afërsisht një metër – mes vetes dhe të tjerëve kur është e mundur.

Distanca sociale kërkon ndryshime në mënyrën se si njerëzit punojnë, jetojnë dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Ajo mund të kërkojë anulimin ose shmangien e eventeve të mëdha, kufizimin e udhëtimeve jo-thelbësore dhe riprogramimin e konferencave. Mësimi tradicional në klasë mund të duhet të kalojnë në kryerjen e tij në internet – gjë e cila tashmë po ndodh në disa kolegje dhe universitete, edhe pse jo shumë e lehtë për t’u bërë për të gjitha shkollat.

Për të qenë e qartë, distancimi shoqëror vjen me një kosto të konsiderueshme ekonomike pasi njerëzit nuk janë të angazhuar në të njëjtat aktivitete pune dhe jete që ushqejnë ekonominë siç ishin vetëm një ose dy muaj më parë. Si rezultat, zyrtarëve të shëndetit publik dhe atyre të qeverisë u është dashur të marrin masa për të “zbutur kurbën” me dëshirat për të minimizuar ndikimin në ekonomi.

Ndërsa pandemia e COVID-19 vazhdon, ekspertët e shëndetit publik në të gjithë botën po mbledhin të dhëna dhe shpërndajnë sa më shpejtë informacione në përpjekje për t’i siguruar ofruesve të kujdesit shëndetësor, laboratorëve, agjencive të shëndetit publik dhe politikëbërësve njohuritë e nevojshme për t’iu përgjigjur kërcënimit në zhvillim. Ndërkohë, një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjnë individët për shëndetin tonë kolektiv publik është të dëgjojnë ekspertët dhe të ndjekin këshillat e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom së fundmi komentoi: “Ne s’duhet të harrojmë se me veprim vendimtar dhe të hershëm, ne mund të ngadalësojmë virusin dhe të parandalojmë infeksionet.” Ne nuk do ta shtypim COVID-19. Por duke mos ngritur duart lart dhe duke mos u dorëzuar, njerëzit mund të ndihmojnë në adresimin herët të krizës, duke mos lejuar që COVID-19 të tejkalojë aftësitë e sistemit të kujdesit shëndetësor për t’u përgjigjur në mënyrë efikase.

Marrë me autorizim nga Weforum.org Why ‘flattening the curve’ is so important in the fight against coronavirus

Etiketa: COVIDCOVID-19ekonomiinfrastrukturakostoMasaMjaftMjekmjekëpandemiaPandemia e COVID-19QSUTSARS-CoV-2SHShtetet e Bashkuaravaksinavdekjezhvillim
Tjetri
COVID-19 e zhvendos ‘online’ jetën akademike dhe sociale të nxënësve dhe studentëve

COVID-19 e zhvendos ‘online’ jetën akademike dhe sociale të nxënësve dhe studentëve

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.