AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

OKB: Strehimi i përshtatshëm është linja e parë e mbrojtjes ndaj COVID-19

Besar LikmetangaBesar Likmeta
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një burrë i shtrirë në stol në një nga rrugët e Tiranes pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT, me maska mbrojtëse si pasojë e masave të shtuara pas konfirmimit të 59 rasteve me koronavirus, COVID-19 | Foto : LSA

Ndërsa qeveria shqiptare ndërmerr masa drastike për distancimin social si përgjigje ndaj koronavirusit të ri COVID-19, një eksperte e OKB-së bënë thirrje për masa urgjente për strehim të përshtatshëm për personat në situatë rruge dhe grupet vulnerabël.

Një burrë i shtrirë në stol në një nga rrugët e Tiranes pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT | Foto : LSA

Raportuesja Speciale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Strehim të Përshtatshëm bëri thirrje të mërkurën për masa urgjente nga qeveritë në të gjithë botën për personat në situatë rruge dhe ato pa strehim adekuat, si pjesë e përpjekjeve globale për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19.

“Shtëpia rrallë ka qenë më shumë sesa sot një çështje jete ose vdekjeje, ” tha Leilani Farha, duke shtuar se “strehimi është bërë mbrojtja e vijës së parë kundër koronavirusit.”

“Unë jam thellësisht i shqetësuar për dy grupe specifike të popullsisë: ata që jetojnë në qendra strehimi emergjence, në vendbanimet informale ose janë të pastrehë, dhe ata që përballen me humbjen e vendit të punës dhe hasin vështirësi ekonomike për të paguar kredinë dhe qiranë, duke rrezikuar dëbimin nga shtëpia,” shtoi ajo.

Sipas ekspertes, afërsisht 1.8 miliardë njerëz në të gjithë botën janë të pastrehë ose jetojnë në shtëpi të papërshtatshme, shpesh në kushte të mbipopulluara, mungesë aksesi në ujë dhe kanalizime – duke i bërë ata veçanërisht të dobët ndaj infektimit nga virusit, pasi ato shpesh vuajnë nga probleme të shumta shëndetësore.

Sipas një studimi të kryer nga Qendra T’Reja – një organizatë për të drejtat e njeriut në Tiranë, vetëm në kryeqytet raportoheshin në vitin2018 rreth 150 persona në situatë rruge, ndërkohë që numri i qytetarë në të gjithë vendin që kanë strehim të papërshtatshëm – në mënyrë të veçantë mes grupeve vulnerabël të komunitet rom dhe egjiptian, është shumë herë më i madh.

Duke ironizuar mesazhet telefonike që kryeministri Edi Rama i ka dërguar shqiptarëve për t’i kërkuar të vetëizolohen në shtëpi për të shmangur përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19, aktivistë e komunitetit Rom dhe Egjiptian kanë bërë thirrje për rilidhjen e energjisë elektrike për gati 10 mijë familje të varfra dhe paketa ushqimore për familjet që marrin ndihmë ekonomike.

Gentian Serjani, aktivist i të drejtave të komunitetit Rom dhe Egjiptian i tha BIRN që në këtë situatë pandemie, të dhënat e përftuara nga OSHE tregojnë se janë rreth 10 mijë familje pa furnizimin me energji elektrike. Mungesa e energjisë elektrike i pamundëson kushte të përshtatshme sanitare strehimi këtyre familjeve dhe i pamundëson fëmijëve të tyre ndjekjen e shkollën në distancë.

“Mungesa e energjisë elektrike do të thotë mungesë e ujit të ngrohtë për t’u mbrojtur nga virusi,” tha Serjani. “Mungesa e energjisë elektrike i pamundëson fëmijëve të këtyre familjeve të ndjekin mësimet në distancë përmes televizorit pas mbylljes së shkollave,” shtoi ai.

Raportuesja e OKB-së, Leilani Farha  bëri thirrje që qeveritë të respektojnë të drejtat e strehimit duke nënvizuar se disa vende kishin marrë ndërkohë hapa në drejtimin e duhur për mbrojtjen e kredimarrësve dhe personave që banojnë me qira.

“Unë po u bëj thirrje shteteve të marrin masa të jashtëzakonshme për të siguruar të drejtën e strehimit për të gjithë, për t’u mbrojtur kundër pandemisë,” tha Farha.

“Praktikat e mira po shfaqen në disa shtete, duke përfshirë: moratoriumet e dëbimeve për shkak të qirave dhe kredive hipotekore të prapambetura; shtyrjet e pagesave të kredive për ata që preken nga virusi; shtyrja e moratoriumeve dimërore për dëbimet e detyruara nga vendbanimet informale; dhe rritja e aksesit në hapësira sanitare dhe streha emergjence për të pastrehët, “ shtoi  Farha.

Sipas Raportueses më shumë masa duhen marrë për të shmangur përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19 mes grupeve vulnerabël, në mënyrë të veçantë për ata që jetojnë si të pastrehë ose shtëpi të papërshtatshme.

Farha bënë gjithashtu thirrje që autoritet të pezullojnë të gjitha llojet e dëbimeve; të sigurojnë strehim emergjence me shërbime për ata që preken nga virusi dhe duhet të izolohen; të sigurohet që zbatimi i masave të kontrollit (p.sh.: ndalim qarkullimi) nuk çon në ndëshkimin e askujt bazuar në statusin e tyre të strehimit; të sigurojnë qasje të barabartë në testime dhe kujdes shëndetësor.

Në lidhje me ata që përballen me humbjen vendit të punës dhe vështirësi ekonomike, Raportuesja Speciale bën thirrje që shtetet t’i japin ndihmë të drejtpërdrejtë financiare për pagesën ose shtyrjen pagesës së qirave dhe kredive hipotekore; të miratojnë një moratorium për dëbimet për shkak të vonesave në pagesa; vendosjen e masave të stabilizimit ose zvogëlimit të qirasë; dhe, të paktën për kohëzgjatjen e pandemisë, të pezullojnë kostot e furnizimit me ujë dhe energji eletrike, si dhe kamatvonesat.

“Duke siguruar akses në strehim të përshtatshëm me kushte sanitare adekuate, shtetet nuk do të mbrojnë vetëm jetën e atyre që janë të pastrehë ose që jetojnë në vendbanime informale, por do të ndihmojnë në mbrojtjen e tërë popullatës së botës duke sheshuar kurbën e COVID-19,” përfundoi Farha.

Etiketa: aktivistBIRNCOVIDCOVID-19Edi Ramaegjiptianenergji elektrikeenergji eletrikeFamiljeGentian SerjanikomunitetKryeministri Edi Ramakujdes shëndetësorMasaMbrojtjamoratoriumndalimOKBpaktPunëQeveriaQeveria shqiptareQSUTRamaromSHshqiptareStrehastrehimitestime
Tjetri
‘Kush nuk punon, nuk paguhet’: Call Center dhe fasonët rinisin punën mes pasigurive

‘Kush nuk punon, nuk paguhet’: Call Center dhe fasonët rinisin punën mes pasigurive

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.