AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Urgjenca mjekësore në Tiranë fotografuar më 9 Mars 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Një 66-vjeçar nga Lushnja, i cili ndodhej prej ditësh në respirim të drejtuar në spitalin Infektiv humbi jetën mëngjesin e së mërkurës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacienti vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Urgjenca mjekësore në Tiranë fotografuar më 9 Mars 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Një 66-vjeçar nga Lushnja humbi jetën në spitalin Infektiv në Tiranë mëngjesin e së mërkurës, duke shënuar viktimën e dytë nga koronavirusi në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 66-vjeçari ishte prej ditësh në gjendje të rëndë dhe në respirim të drejtuar.

“Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese; insuficenca kardiake, edemë pulmonare dhe insuficencë renale,” tha Ministria përmes një deklarate.

Viktima e parë nga COVID-19 u shënua me 11 mars në spitalin rajonal të Durrësit, ku një 73-vjeçare humbi jetën pas komplikacioneve të rënda. Pacientja vuante edhe nga sëmundje shoqëruese pulmonare dhe kardiake.

Të martën, numri i të infektuarve të konfirmuar në Shqipëri shkoi në 55, ku nëntë raste ose 16% e totalit janë personel mjekësor. Mes mjekëve dhe infermierëve të infektuar, tetë raste janë shënuar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë dhe një rast në spitalin rajonal të Durrësit. Nga 55 personat e infektuar, 25 ndodhen në trajtim mjekësor në Spitalin Infektiv në Tiranë. Të martën, Ministria e Shëndetësisë vendosi që të hapë edhe sanatoriumin “Shefqet Ndroqi” për të sëmurët me COVID-19.

Mes testeve të kryera, numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Tiranë me 38 raste, i ndjekur nga Fieri me 6 raste. Në Durrës numri ka qëndruar i njëjtë prej ditësh me 5 raste, njësoj si në Elbasan, Lushnje dhe Rrogozhinë ku janë identifikuar nga dy persona të infektuar.

Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi të martën se Shqipëria po vazhdon të ndjekë strategjinë e gjurmimit të të infektuarve dhe izolimit të kontakteve të tyre për të thyer zinxhirin e përhapjes së sëmundjes.

“Këtu do të përqendrohet e gjithë puna jonë dhe e armatës së mjekëve,” tha Bino, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të telefonojnë në numrin e Urgjencës 127 për të mos mbingarkuar spitalet në dispozicion të të sëmurëve.

Etiketa: COVIDCOVID-19DibraDurrëselbasaninfermierëInstituti i Shëndetit PublikLushnjeMjekmjekëPunaSHShefqet NdroqishqipShqipëriShqipëriaSilva BinospitaletUrgjencaviktima
Tjetri
Kryeministri grek paralajmëron: “Jemi në luftë”

Kryeministri grek paralajmëron: “Jemi në luftë”

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.