AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Si e kaloi gjyqtari Artur Kalaja testin e vetingut në KPK

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, KPK, Në Fokus
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Kalaja përballë KPK-së. Foto: Malton Dibra/LSA

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Artur Kalaja e bindi Komisionin se nuk kishte pasur trajtim preferencial të babait të tij në një proces civil për përfitimin e kompensimit si ish-pronar, ndërkohë që pasaktësitë në deklarimin e pasurive dhe dy balanca negative nuk janë konsideruar si shkaqe shkarkuese.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Kalaja përballë KPK-së. Foto: Malton Dibra/LSA

Pavarësisht se KPK konstaton se procesi gjyqësor ka përfunduar në të tri shkallët në një kohë mjaft të shkurtër krahasuar me të njëjtat çështje, se subjekti i rivlerësimit ka përfaqësuar të atin dhe se kolegët e tij e gjykuan dosjen në Apel, gjyqtari Artur Kalaja e ka bindur trupin gjykues se ai dhe bashkëpronarët kishin fituar vetëm një të drejtë që ju ishte mohuar  prej 20 vitesh.

Balancat negative në dy vite dhe mospërputhjet e konstatuara nuk janë konsideruar në atë shkallë që mund të sillnin shkarkimin e subjektit. Kalaja u vlerësua pozitivisht për figurën e profesionalizimin dhe arriti të kalojë me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar në shkallën e parë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko kryesuese, Alma Faskaj relatore dhe Firdes Shuli anëtare, pasi konkluduan se gjyqtari Artur Kalaja kishte arritur nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë e në kontrollin e figurës dhe nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, vendosën më datë 8 nëntor 2019 konfirmimin e tij në detyrë.

Artur Kalaja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Ai ka punuar si gjyqtar i Gjykatës së Elbasanit, ndërsa në vitin 2006 është emëruar anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 13 vitesh.

Në shkurt të vitit 2017, Kalaja u bë pjesë e një verifikimi të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së bashku me 4 gjyqtarë të tjerë pas vendimit të diskutueshëm të pafajësisë për anëtarët e grupit të njohur me emrin “Hakmarrja për Drejtësi”. Rezultatet e verifikimit të KLD-së mbeten të panjohura.

Çështja për kompensimin e pronës

Në vendimin e KPK trajtohet një çështje gjyqësore civile me palë paditëse, S.K., të atin e gjyqtarit Kalaja, dhe palë të paditur Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Komisioni shpjegon se më datë 17 maj 2013, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar kërkesëpadia e paditësit S.K., për kompensimin e truallit me sipërfaqe 366 m2, ndodhur në Tiranë, pronë e babait të paditësit. Nga verifikimi i dokumentacionit të dosjes ka rezultuar se paditësi është përfaqësuar nga i biri, gjyqtari Artur Kalaja.

Komisioni ka analizuar gjithë ecurinë e procesit gjyqësor, prej nga ka rezultuar se Gjykata e Tiranës ka pranuar padinë dhe detyruar AKKP-në për t’i paguar paditësit shumën 24 milionë lekë. Sipas KPK, gjykimi është realizuar pa u çmuar paraprakisht vlefshmëria e përfaqësimit të paditësit nga një gjyqtar dhe pa një ekspertizë për përllogaritjen e shumës së kompensimit. Gjithashtu, evidentohet se gjykimi është përmbyllur me tri seanca brenda 12 ditëve, që rezulton një kohëzgjatje relativisht e shkurtër për çështje të këtij lloji nga i njëjti gjyqtar.

Gjykimi në Apel është kryer nga kolegët e Kalasë, me të cilët ai gjykonte në të njëjtin trup gjykues në periudhën përkatëse, të cilët e kanë gjykuar çështjen gjithashtu brenda një kohe më të shkurtër se të tjerat të ngjashme. E njëjta situatë është konstatuar edhe në Gjykatën e Lartë, pasi Kolegji Civil nuk e ka pranuar rekursin e palës së paditur dhe e ka përfunduar çështjen në një kohë mjaft të shkurtër krahasuar me dosjet e tjera.

Për këto arsye, Komisioni ka ngritur dyshime se për këtë çështje mund të kishte ndodhur trajtim preferencial ose përfitim i padrejtë për shkak të pozitës së Kalasë si gjyqtar.

Komisioni është njohur me qëndrimin e subjektit të rivlerësimit për këto gjetje, i cili ka shpjeguar se Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, në korrik të vitit 1994 u ka njohur trashëgimtarëve të drejtën e pasurisë mbi një banesë dykatëshe, me 6 dhoma, 2 sallone etj., dhe truall me sipërfaqe 935.24 m2, në kryeqytet. Gjithashtu, Kalaja ka sqaruar se ju është kthyer fizikisht banesa dhe trualli me sipërfaqe 569.24 m2 dhe e u është njohur e drejta e kompensimit për truallin me sipërfaqe 366 m2.

Në vendim theksohet se megjithë kërkesat në vijim të bashkëpronarëve për t’u kompensuar sipas vendimit të KKKP Tiranë, për mungesë fondesh, kjo e drejtë ju ishte mohuar për rreth 20 vjet, ndërkohë që ish-pronarë të tjerë janë kompensuar.

“Ndërkohë, nga publikimet e vendimeve që kishin përfituar kompensim në shtypin periodik, por edhe buletinet përkatëse, rezultoi se kompensim kishin marrë edhe ish-pronarë me vendime me datë shumë më të vonshme se data 31.7.1994. Fakti i mësipërm tregon se për bashkëpronarët Kalaja, jo vetëm nuk kishte ndonjë trajtim preferencial, por në shkelje të procedurave ligjore po ju zvarritej ekzekutimi i një të drejte të ligjshme të fituar prej 20 vitesh”, citohet në vendimin e KPK.

Aty shpjegohet se sipas kuadrit ligjor të kohës, AKKP-ja kishte detyrimin që për pronarët që kishin marrë të drejtën e kompensimit deri në 500 m2 , të kompensonte 200 m2 .  Sipas KPK, bashkëpronarët Kalaja kërkuan në gjykatë që kompensimi të llogaritej në bazë të VKM-së, siç kishte detyrimin AKKP-ja dhe jo sipas vlerës së tregut që realisht ishte më e madhe.

Në përfundim, Komisioni konkludon se nuk rezultuan prova apo indicie që të ’i krijonin bindjen Kalaja mund të kishte përfituar ndonjë trajtim preferencial apo mund të kishte ushtruar ndikim në këtë çështje, duke shfrytëzuar pozitën e tij si magjistrat, për përfitime të padrejta.

Pasaktësi në deklarim

Komisioni konstaton pasaktësi në deklarime dhe pamundësi financiare të gjyqtarit Kalaja në shumën -205 mijë lekë për blerjen e një automjeti tip “Mercedes Benz 280 E”, në qershor 2010 për vlerën 14.000 euro. Si burim për blerjen e kësaj makine, Kalaja ka deklaruar kursime familjare, nga paga në Gjykatën e Apelit Tiranë, nga viti 2006.

KPK konstaton disa mospërputhje mes të dhënave në deklaratën periodike vjetore të vitit 2010 me deklaratën veting, krahasuar me dokumentacionin e DRSHTR-së Tiranë, në lidhje me gjetjet. Në vitin 2010 ai ka deklaruar si burim të të ardhurave kursimet familjare dhe një pjesë nga prindërit, por pa evidentuar vlerën që i kanë dhënë dhe nëse ka qenë dhuratë apo hua.

Ndërsa në deklaratën veting Kalaja ka shënuar se burimi i të ardhurave për këtë pasuri janë kursimet familjare nga paga në Gjykatën e Apelit Tiranë, që nga viti 2006, duke mos mos evidentuar ndonjë burim tjetër nga prindërit.

Komisioni konstaton më tej se Kalaja ka deklaruar vetëm çmimin e kontratës së shitblerjes në Gjermani, 14 mijë euro, por pa pasqyruar detyrimet e importit në shumën 603.784 lekë.

Ndërkohë, ka rezultuar se nënshkrimi i blerësit në kontratën e shitjes së automjetit me shoqërinë tregtare gjermane nuk është i Kalasë, duke konkluduar se kontrata është nënshkruar nga dikush tjetër në emër të tij, si edhe nuk evidentohet nëse pagesa është bërë cash apo me bankë.

Kalaja ka shpjeguar se besonte se shtetasi V.Xh., personi që i ka shitur makinën, e ka kryer blerjen e mjetit në Gjermani në emër të gjyqtarit, me qëllim për të eliminuar shpenzimet e nevojshme për të bërë kalimin e pronësisë në Shqipëri.

Komisioni ka verifikuar në Degën Doganore Durrës mbi personin që ka kryer procedurat doganore për këtë mjet, nga ka rezultuar se janë kryer në emër të gjyqtarit Artur Kalaja, duke e shoqëruar përgjigjen me dokumentacionin dhe pasaportën e tij, por nga ku është konstatuar se nënshkrimi në mandatpagesë nuk i përkiste subjektit të rivlerësimit.

Në vendim thuhet se, në përfundim të hetimit, nuk rezultoi dokumentacion ligjor mbi pagesën e detyrimit doganor në emër të shtetasit V. Xh., si dhe as për ndonjë rimbursim të ndonjë shume nga ky i fundit. “Por nuk rezultoi që importi i këtij automjeti, sikundër dhe veprimet dhe pagesa e detyrimeve doganore, të jenë bërë nga subjekti i rivlerësimit. Vlen të theksohet se referuar të dhënave nga sistemi TIMS në administrim të Policisë së Shtetit, subjekti i rivlerësimit nuk ka hyrje-dalje nga dhe në Republikën e Shqipërisë në periudhën kur janë kryer veprimet për blerjen e automjetit, transportin dhe futjen e tij në territorin doganor të doganës Durrës”, citohet në vendim.

Kalaja ka pohuar para Komisionit se nuk kishte pasur asnjë njohje apo interes me shtetasin V.Xh., por thjesht kishte blerë makinën. Në vendim citohet një sqarim i Kalasë lidhur me gjetjet për tarifën e doganës së mjetit kur ai ka deklaruar se gjithçka e ka mësuar gjatë procesit të rivlerësimit. “I kam dhënë (shtetasit V. XH.) 14.000 euro. Më ka dhënë dhe ca letra. I kam marrë letrat i kam çuar tek Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor. Kam marrë targat dhe lejen e qarkullimit në emrin tim dhe 10 vjet nuk di asnjë gjë më tutje për makinën. Unë kam qenë në rregull me makinën, ai ka qenë në rregull me mua, s’e kam takuar kurrë personin. Për efekt të këtij procesi marr vesh që e gjithë puna është për doganën, me të drejtë”, ka shpjeguar Kalaja.

Në përfundim, KPK konstaton se Kalaja e ka deklaruar saktë pasurinë në deklaratën veting, por se nuk disponon të ardhura të mjaftueshme nga burime të ligjshme për të blerë në qershor të vitit 2010, automjetin tip “Mercedez Benz 280 E”, pasi ka një mungesë burimesh financiare të ligjshme në shumën – 205.617 lekë.

Komisioni evidenton mungesë të burimeve të ligjshme të Kalasë edhe në vitin 2006 në vlerën -350 mijë lekë.

Sipas KPK, Kalaja ka bërë deklarim të pasaktë në vitin 2005, vit në të cilin duhej që të deklaronte të gjitha pasuritë që kishte marrë në zotërim. Në vendim shpjegohet se Kalaja ka pasqyruar në deklarimet pararendëse si pasuri të paluajtshme vetëm apartamentin dhe automjetin e blerë nga shtetasi S. P., si dhe të drejtën e bashkëpronësisë së bashkëshortes mbi pasurinë truall me sipërfaqe 800 m2 dhe shtëpi 2-katëshe.

Ndërkohë, në vitin 2005, pasuria truall ka pësuar ndryshime sepse është zhvilluar dhe për rrjedhojë edhe të drejtat e bashkëshortes kanë ndryshuar, duke qenë ka marrë në dorëzim sipërfaqet ndërtimore nga shoqëria ndërtuese. “Por, subjekti e deklaron pasurinë e përfituar nga kontrata e sipërmarrjes, aneksin e sipërmarrjes dhe shkëmbimit vetëm në vitin 2013”, theksohet në vendim.

Pasaktësi është gjetur në deklaratën periodike të vitit 2016, pasi Kalaja nuk ka pasqyruar një gjendje cash në vlerën 600 mijë lekë. Ndërkohë, KPK shprehet se ai ka deklaruar saktë gjendjen cash në vitin 2017 dhe se ka pasur të ardhura të mjaftueshme nga burime të ligjshme për krijimin e kësaj vlere në fund të vitit 2016.

Lidhur me kriterin e pasurisë, KPK vlerëson se pasaktësitë dhe vlera e konstatuar në mungesën e burimeve të ligjshme, nuk është në atë shkallë sa të përbëjë shkak për shkarkim. “Për sa më sipër, trupi gjykues vlerëson se subjekti i rivlerësimit, z. Artur Kalaja, ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë…”, citohet në vendim.

Etiketa: Alma FaskajApelArtur KalajaDibraDurrësEuroFirdes ShuliGjermaniGjykataGjykata e Apelit TiranëGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarhuaKolegjiKomisioni i Pavarur i KualifikimitkompensimKPKMagjistratMjaftndikimPamela QirkoParaPasuri të paluajtshmepasuriaPunaSeancaSHShkarkimshqipShqipëriSistemi TIMSTiranëVendimVetingVKM
Tjetri
Thaçi kritikon BE-në për të mbrojtur rolin e tij si kryenegociator

Thaçi kritikon BE-në për të mbrojtur rolin e tij si kryenegociator

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.