AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjashtë raste të reja, numri i të prekurve me COVID-19 shkon në 70

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjës të policisë të maskuar pranë Spitalit Infektiv në Tiranë. Foto: LSA

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha të premten se nga 35 testime të kryera në 24 orët e fundit, 6 kishin rezultuar pozitivë. Në Tiranë, bilanci i të prekurve rritet në 50.

Gjashtë raste të reja me COVID-19 u konfirmuan në Shqipëri mëngjesin e së premtes, duke e çuar numrin total të të prekurve në 70. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli tha në një deklaratë për mediat se Instituti i Shëndetit Publik kishte kryer 35 testime të reja në 24 orët e fundit, nga të cilët 6 kishin rezultuar pozitivë.

Testimet e reja e rritën bilancin e të prekurve në Tiranë në 50 raste. Qyteti i dytë me numrin më të lartë të të prekurve është Fieri me shtatë raste, ndërsa situata nuk ka ndryshuar në pesë qytetet e tjera.

Zv.ministrja Rakacolli tha se 35 pacientë me COVID-19 ndodhen tashmë të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, tre prej të cilëve ndodhen në terapi intensive. Ajo shtoi se gjendja e të shtruarve është e qëndrueshme dhe asnjëri prej të prekurve nuk është nën respirim të drejtuar.

Shqipëria u fut zyrtarisht më 9 mars në hartën e vendeve të prekura nga koronavirusi i ri, COVID-19 dhe prej asaj kohe, dy pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen. Viktimat janë një 73-vjeçare nga Durrësi e infektuar në Itali dhe një 66-vjeçar nga Lushnja –i cili dyshohet se u infektua në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë pas vizitës së një të afërmi që kishte qenë në Itali.

Prej 11 ditësh, Shqipëria po aplikon masa të rrepta të kufizimit të lëvizjes për të mundësuar distancimin social si mënyra e vetme për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Të premten, Ministria e Shëndetësisë përsëriti apelin për qytetarët që të respektojnë rregullat në fuqi.

“Qytetarët të respektojnë masat e distancimit social, të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi. Ndihmoni të tjerët dhe stafet mjekësore duke qëndruar vetë të parët në shtëpi,” tha zv.ministrja Mira Rakacolli.

Ministria e Shëndetësisë po vazhdon të testojë rastet e dyshuara për të ndërprerë zinxhirin e infektimit, pavarësisht debatit për numrin e vogël të testimeve ditore. Numri total i testeve të kryera prej janarit është 732.

Ministria ka vendosur gjithashtu në dispozicion të qytetarëve një linjë të dytë të gjelbër 0800 40 40 për t’u ardhur në ndihmë atyre apo pacientëve me sëmundje kronike për t’u informuar në lidhje me COVID-19 apo sëmundje të tjera.

Ky numër është i ndarë nga numri 127 i Urgjencës Kombëtare, ku duhet të telefonojnë qytetarët që shfaqin shenja të sëmundjes COVID-19.

Etiketa: COVIDCOVID-19Instituti i Shëndetit PublikItaliMasaMjekmjekëSHShefqet NdroqishqipShqipëriShqipëriatestimeTestimet
Tjetri
Të gjitha kostot e tërmetit janë të përballueshme me përjashtim të keqqeverisjes

Mospagimi i bonusit të qirasë rrezikon karantinën e familjeve të pastreha nga tërmeti

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.