AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kryeministri Edi Rama kërkon ndjesë pasi kapet duke prodhuar “fake news”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Video keqinformuese e postuar nga Edi Rama.

Njeriu që sulmon rregullisht median për prodhim lajmesh të rreme, u detyrua të kërkojë ndjesë të shtunën pasi u zbulua se një video e postuar prej tij për të cilën pretendonte se shfaqte policë spanjollë duke dhunuar popullin spanjoll që “nuk respektonte karantinën e COVID-19”, në të vërtetë ishte një video e dhunimit të protestuesve antiqeveritarë në Algjeri.

Video keqinformuese e postuar nga Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama u detyrua të Shtunën të kërkojë ndjesë pas prodhimit të asaj që ngjan si një shembull tipik i lajmit të rremë të prodhuar në lidhje me krizën e pandemisë botërore të COVID-19. Rama pati publikuar një video që tregonte forca policore që po dhunonin disa protestues. Ai pretendoi se video tregonte policinë spanjolle që po dhunonte ata që kishin shkelur rregullat e mbylljes në shtëpi për të shmangur përhapjen e COVID-19.

Gjithsesi, aktivistë të lëvizjes Thurrje kryen një kërkim në internet për të zbuluar se në fakt, videoja që Rama e tregoi si një dhunim të popullsisë nga policia e një vendi demokratik si Spanja, por dhunimin e protestuesve në një nga regjimet më brutale diktatoriale të planetit, Algjerisë.

Rama e përdori videon për të kërcënuar shqiptarët se do të përdorë ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të sulmuar qytetarët që, sipas tij, janë tradhtarë, për shkak se dalin në rrugë duke shkelur rregullat e vendosura nga ai vetë kundër përhapjes së COVID-19.

Rama, i cili është akuzuar shpesh për përdorimin e faqes së vet të Facebook për të përhapur gjysmë të vërteta, kërkoi ndjesë për publikimin e videos, por deklaroi se publikimi ishte “pasaktësi e paqëllimshme”.

“Videon e postuar diku më parë, ku shkruhej se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”!,” deklaroi Rama.

“E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit.

Tani marr vesh që qenkan pamje nga Algjeria!”, shtoi ai.

Video e postuar nga Rama u shoqërua me një koment në të cilin Rama sugjeronte se masa të tilla të dhunshme do të ndjekë policia shqiptare ndaj qytetarëve shqiptarë që shkelin karantinimin. Në video shikohen forca policore duke goditur me shkopa gome qytetarë që vrapojnë të shpëtojnë si të munden ndërsa në audio dëgjohen ulërima të dëshpëruara të qytetarëve të dhunuar.

“Forcat e Rendit e kanë ndarë mendjen top dhe kanë përgjegjësinë historike të reagojnë pa asnjë tolerancë,” deklaroi Rama në statusin shoqërues të videos së rreme, shoqëruar me emoxhin e një grushti. ,

Pas zbulimit se postimi ishte keqinformues, Rama nuk bëri të ditur nëse tërhiqte edhe deklaratën kërcënuese për përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nën shembullin e policisë së spanjolle sipas lajmit të rremë që ai shpërndau.

Rama u përqesh gjatë ditës së Premte pasi dërgoi një karvan me tre automjete të blinduara të ushtrisë shqiptare për të patrulluar rrugët kryesore të Tiranës. Plotësisht të armatosur me mitralozë, automjetet e ushtrisë u fotografuan me ushtarë në pozicione lufte duke mbajtur duart në këmbëzën e mitralozëve ndërsa automjetet prisnin në një semafor në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Partia Demokratike në opozitë ngriti pyetjen nëse prania e mitralozëve në rrugët e një qyteti shërbente sadopak për të luftuar një virus që mund të dallohet vetëm me mikroskop.

Kjo nuk është hera e parë që Rama kapet me presh në duar duke prodhuar informacion keqinformues në faqen e tij në Facebook. Në Gusht 2019, ndërsa Rama ishte i angazhuar në luftë kundër aktivistëve që po luftonin për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Rama publikoi një deklaratë të aktores Ilire Vinca nga Kosova, e cila shfaqej duke mbrojtur projektin e qeverisë për një koncesion të shumëdebatuar. Pasi kjo e fundit i shkroi si koment në Facebook të kryemininistrit se kjo ishte një “keqkuptim” dhe se mendimi i saj ishte nxjerrë nga konteksti, kryeministri deklaroi se Vinca duhet të ketë ndryshuar mendim.

Etiketa: aktivistAktivistëAlgjeriaCOVIDCOVID-19Dëshmorët e KombitEdi RamaFacebookFake NewsgazItaliakarantinëKoncesionKosovaKryeministri Edi RamaLufteMasaPartiaPartia DemokratikePoliciaprodhimprotestuesRamaSHshqiptareSpanjaTiranëvideovirus
Tjetri
Mbi 32 mijë raste të reja të COVID-19 në vetëm 24 orë

Mbi 32 mijë raste të reja të COVID-19 në vetëm 24 orë

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.