AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ndëshkohen qindra persona që shkelën “karantinën e COVID-19″

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një oficer i ushtrisë në rrugët e Tiranës më 21 Mars 2020. Foto: LSA

Policia e Shtetit njoftoi të dielën bilancin e ndëshkimeve ndaj qytetarëve, drejtuesve të mjeteve dhe administratorëve të aktiviteteve të ndryshme për mosrespektimin e urdhrit të qeverisë për kufizimin e lëvizjes për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Një oficer i ushtrisë në rrugët e Tiranës më 21 Mars 2020. Foto: LSA

Policia e shtetit njoftoi mëngjesin e të dielës, më 22 mars bilancin e shkeljeve të orareve kufizuese për parandalimin e përhapjes e COVID-19 të konstatuara gjatë 24 orëve të fundit, si edhe ndëshkimet të pabindurve.

Në njoftimin thuhet se në gjithë vendin janë ndëshkuar 154 shtetas me masë administrative në vlerën 10 mijë lekë secili pasi u konstatuan nga shërbimet e policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta pa ndonjë arsye apo emergjencë. Ndërkohë, 41 prej tyre janë shoqëruar në komisariate pasi, veç faktit që nuk kanë respektuar oraret kufizuese, nuk i janë bindur urdhrit të policisë për t’u futur në banesa.

Dy persona janë arrestuar: A.R. 42 vjeç për kundërshtim me dhunë të  punonjësit të policisë e moszbatimin e urdhrit për të qëndruar në banesë dhe shtetasi D.T., 26 vjeç të cilit i janë gjetur me vete 8 gramë lëndë narkotike. Sipas policisë, dyshohet se 26-vjeçari përdorte një minoren për të shpërndarë lëndën narkotike.

Në njoftim shtohet se në gjithë vendin janë evidentuar 129 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Janë konstatuar edhe 17 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin për mbylljen e aktivitetit në orën 13:00 të së shtunës dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100 mijë lekë.

Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me 700 mijë lekë edhe një shtetas i cili ka thyer rregullin e vetëkarantinimit.

Fashat e orareve gjatë paradites dhe pasdites kur lejohej lëvizja e qytetarëve, u ndryshua nga qeveria e cila njoftoi se prej të shtunës e në vazhdim lëvizja në rrugë, për çdo arsye, do të lejohet vetëm në mëngjes, nga ora 05:00 deri në 13:00. Por, edhe caktimi i këtij orari për lejimin e lëvizjes solli dyndje të njerëzve dhe radhë të gjata në subjektet që tregtojnë produkte ushqimorë dhe në farmaci në gjithë vendin.

Nëpërmjet një njoftimi të dytë të dielën, policia njoftoi edhe masat e marra për subjektet që abuzojnë me çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta perimeve.

Sipas policisë, gjatë 48 orëve të fundin janë proceduar penalisht 8 administratorë subjektesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 6 të tjerë. Ndërkohë, janë proceduar penalisht 5 administratorë dhe një tjetër është ndëshkuar me gjobë 50 mijë lekë, pasi ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore pa e regjistruar pranë organeve tatimore.

Në Durrës, në lagjen nr.15 janë ndëshkuar me masë administrative me nga 50 mijë lekë 2 pronarë dyqanesh me artikuj të ndryshëm ushqimorë, si edhe administratori i një farmacie për shkak se nuk kishin afishuar listën e çmimeve.

Në Vlorë, është proceduar administratori i një supermarketi në lagjen “Ujë i Ftohtë” të cilit i janë gjetur produkte ushqimore të skaduara. Në këtë qytet janë ndëshkuar me gjobë 80 mijë dhe 50 mijë lekë edhe dy tregtare të tjerë. Edhe në Elbasan, janë proceduar 2 tregtare të tjerë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi paraditen e të shtunës ndëshkimin dhe përdorimin e forcës, ujit apo gazit lotsjellës ndaj atyre që nuk respektojnë oraret e kufizimit të lëvizjes. Ai tha se do të ketë penalizime deri në mohimin e ndihmës financiare, bursat e studentëve apo rimbursimet e barnave. Rama theksoi se karantina do të vazhdojë edhe javën e ardhshme.

Për të ilustruar atë që mund të ndodhte Rama publikoi në profilin e tij zyrtar në Facebook, një lajm të rremë. Më pas u detyrua të kërkonte ndjesë, pasi u zbulua se videoja e postuar prej tij për të cilën pretendonte se shfaqte policë spanjollë duke dhunuar popullin spanjoll që “nuk respektonte karantinën e COVID-19”, në të vërtetë ishte një video e dhunimit të protestuesve antiqeveritarë në Algjeri.

Gjatë fashave të ndalim-qarkullimit, prej të shtunës në gjithë vendin kanë patrulluar forcat e policisë dhe të ushtrisë.

Etiketa: AdministrativebllokimCOVIDCOVID-19DurrësEdi RamaelbasanFacebookkarantinëKryeministri Edi RamaMASndalimPoliciaPolicia e ShtetitQeveriaRamaSHstudentTiranëvideo
Tjetri
Covid-19, Durrësi mes karantinës dhe shëtitjeve buzë detit

Covid-19, Durrësi mes karantinës dhe shëtitjeve buzë detit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.