AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Bashkimi Europian kushtëzon hapjen e bisedimeve me ligjin anti-media

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë duke protestuar në Tiranë më 18 Dhjetor 2019 kundër ligjit “Rama” për median online. Protestat e qytetarëve sollën paralizimin e maxhorancës qeverisëse më të madhe që ka parë vendi sa i përket numrave të kontrollit parlamentar, duke treguar fuqinë e protestave qytetare.
Foto: LSA

Një dokument i rrjedhur në media nga Këshilli i Bashkimit Europian, bën të ditur se krerët e shteteve janë të gatshme të hapin bisedimet, por para konferencës së parë, qeveria shqiptare duhet të zbatojë një numër kushtesh, përfshirë “ndjekjen e këshillës së Komisionit të Venecias” për legjislacionin kontrovers kundër medias, të cilën qeveria e quan “paketa anti-shpifje”.

Qytetarë duke protestuar në Tiranë më 18 Dhjetor 2020 kundër ligjit “Rama” për median online. Foto: LSA

Krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian pritet të japin miratimin paraprak për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për Shqipërinë pritet të ketë një numër kushtesh para se të kryhet “konferenca e parë” e negociatave, bëjnë të ditur raportimet e medias ndërkombëtare si Reuters dhe Financial Times.

Njëri nga kushtet lidhet me ligjin kontrovers të maxhorancës socialiste të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një regjimi ekstragjyqësor të përmbajtjes së lajmeve të publikuara në median në internet, të cilin Rama e prezanton si “Paketa anti-shpifje”.

Sipas dokumentit të projektvendimit që pritet të miratohet në një telekonferencë të Martën (24 Mars), Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin vendimin për hapjen e bisedimeve, por për Shqipërinë, vendimi do të kushtëzohet dhe konferenca e parë nuk do të zhvillohet para se të plotësohen kushtet.

Sipas Financial Times dhe Reuters, gazetarët e të cilëve e kanë parë dokumentin, kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë janë: Reforma elektorale sipas rekomandimeve të OSBE, përfshirë transparenca e financimit të partive, përfundimi i reformës në drejtësi, përfshirë gjykatë kushtetuese dhe gjykatë të lartë funksionale, si dhe amendimin e ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Ligji i medias u miratua në Kuvedin e Shqipërisë nga shumica socialiste e kryeministrit Edi Rama në 18 Dhjetor 2019, mes protestave të shumta të shoqërisë civile shqiptare, medias dhe institucioneve ndërkombëtare, të cilat e konsideruan atë një ligj jodemokratik, ose jo në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Socialistët u detyruan të bëjnë një hap pas mbi këtë ligj pasi presidenti Ilir Meta e riktheu atë për shqyrtim parlamentar duke vënë në diskutim përputhjen e tij me kushtetutën ndërsa Këshilli i Europës, i cili ka një mision monitorues për Shqipërinë, i dërgoi kërkesë për komente Komisionit të Venecias, institucionit që ka shqyrtuar një numër të lartë mosmarrëveshjesh kushtetuese gjatë kohëve të fundit në kushtet kur Shqipëria nuk ka një gjykatë kushtetuese funksionale.

Komisioni i Venecias pritej të jepte opinionin e vet mbi projektligjin më 21 Mars, por mbledhja për miratimin e opinionit u shty për në qershor për shkak të Pandemisë COVID-19.

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianCOVIDCOVID-19Edi RamagazetarIlir MetaKëshilli i EuropësKomisioni i VeneciaskushtetueseLigjMaqedoniaMaqedonia e VeriutMediaMetaOSBEParaQeveriaQeveria shqiptareRamaReformaShpifjeshqipShqipëriashqiptareTransparencaVendimi
Tjetri
Tre pyetjet më të rëndësishme rreth COVID-19

Vdekshmëria e COVID-19 rritet nëpër botë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.