AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Teatri Kombëtar në listën 7 objekteve më të rrezikura të Europa Nostra

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia shpërndan anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që ishin mbledhur për tC njoftuar komunikimin e Europa Nostra. Foto kortezi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Organizata Europa Nostra përfshiu Teatrin Kombëtar në listën e 7 ndërtesave më të rrezikuara në Europë. Policia shoqëron për shkelje të karantinës aktivistët që dolën për të njoftuar publikisht vendimin.

Policia shpërndan anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që ishin mbledhur për të njoftuar komunikimin e Europa Nostra. Foto kortezi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Organizata Europa Nostra njoftoi të martën përfshirjen e godinës së Teatrit Kombëtar në listën e 7 objekteve të rrezikuara në Europë, duke e cilësuar atë “Shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane të viteve 1930, i cili është një nga qendrat më të spikatura kulturore në vend”. Organizata po ashtu shprehet se godina përballej me “rrezikun e afërt të shembjes”.

Ndërkohë një konferencë e improvizuar për mediat në sheshin e teatrit nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për të njoftuar këtë vendim, u ndërpre nga policia që shoqëroi regjizorin Robert Budina dhe arkitiketin Kreshnik Merxhani, me arsyetimin se kishin shkelur rregullat e karantinës.

Gentian Gaba, një prej aktivistëve të pranishëm, i tha BIRN se policia e kishte konsideruar komunikimin për shtyp si një tubim dhe për këtë kishte ndaluar organizatorët. Gaba tha se aktivistët, kishin marrë masa për distancat dhe nuk e kishin kundërshtuar policinë dhe se e cilësonin ndërhyrjen të ashpër, por theksoi se për ta e rëndësishme ishte listimi i teatrit në krye të listës së Europa Nostras dhe se kjo mundësonte gjetjen e financimeve për rikonstruksionin e tij. “Ajo që ka rëndësi është që teatri është tashmë një monument i mbrojtur nga Europa Nostra”, tha Gaba.

Teatri u propozua në Europa Nostra prej Fondacionit Gjirokastra, pas kërkesave të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila proteston prej më shumë se 2 vjetësh kundër projektit kontravers të qeverisë për të prishur godinën, i cili më herët përfshinte fillimisht dhënien me koncesion të ndërtimit të godinës dhe dhënien e hapësires publike rreth saj për koncesionarin.

Por pas protestave dhe kundërshtimeve ndaj ligjit special që ia pati taksur koncesionin kompanisë Fusha Shpk dhe dështimit të një tenderi që u shpall pas protestave ndaj ligjit, Bashkia e Tiranës njoftoi se teatri i ri do të ndërtohej me fonde publike, një mundësi që ishte mohuar më herët nga autoritetet.

Aktivistët e kanë kundërshtuar edhe këtë projekt, ndërsa vendimi i Europa Nostra për ta përfshirë Tetrin Kombëtar në objektet e mbrojtura ka ringjallur shpresat për restaurimin e tij. “Ky ishte lajmi më domethënës në një përpjekje që filloi gati njëzet vjet më parë dhe kulmoi dy vitet e fundit, me qëndresën titanike të artistëve, profesionistëve, aktivistëve dhe qytetarëve që mbrojtën Teatrit Kombëtar nga tentativa e autoriteteve shqiptare, përkatësisht, pushteti qendror dhe ai vendor, për ta shembur”, thuhet në një komunikatë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Bashkë me teatrin në listë janë , kështjella Jezeří, Horní Jiřetín në Çeki, kështjella e Sammezzanos, Toskanë, Itali, Blloku Y, Lagjja Qeveritare, Oslo, Norvegji, Centrali elektrik Szombierki, Bytom në Poloni, Fortesa e Beogradit dhe rrethinat e saj në Serbi, Stadiumi Pleçnik, Ljubljanë, Slloveni.

“Lista e 7 vendndodhjeve më të rrezikuara 2020 mbulon një shumëllojshmëri vendndodhjesh të trashëgimisë, që po përballen me lloje të ndryshme kërcënimesh serioze. Të gjitha këto thesare të trashëgimisë tregojnë një histori europiane që është pjesë e kulturës dhe historisë sonë të përbashkët. Duke i vendosur ato në listën tonë ne u dërgojmë komuniteteve dhe aktivistëve përkatës një mesazh të fuqishëm solidariteti: përpjekjet tuaja për të shpëtuar këto vendndodhje mbështeten nga lëvizja jonë e gjerë e trashëgimisë europiane,” tha Presidenti Ekzekutiv i Europa Nostra, Prof. Dr. Hermann Parzinger.

Në komunikimin e saj organizata thotë se ndërsa përzgjedhja nuk siguron financim të ndrejtpërdrejtë ajo “rrit ndërgjegjësimin, përgatit vlerësime të pavarura dhe propozon rekomandime për veprim.Shpesh shërben si katalizator dhe nxitje për mobilizimin e mbështetjes së nevojshme publike ose private, duke përfshirë edhe mbështetjen financiare”.

Aktivistë të mbrojtjes së Tetrit Kombëtar i thanë BIRN se përzgjedhja  jepte shpresë për të siguruar financime dhe restaurimin e godinës.

Etiketa: aktivistAktivistëAleanca për Mbrojtjen e TeatritBashkiaBIRNEuropaEuropa NostrafinancimFondeFushaItalikarantinëKoncesionMasaNorvegjiPoliciaPoloniSerbiSHshqiptareSlloveniTeatri KombëtarTiranëVendimVendimi
Tjetri
Uljet e dënimit dhe vendimet me pasaktësi hapën rrugën për lirimin e Ilir Pajës

Qeveria u jep mundësinë rreth 600 të dënuarve të kalojnë epideminë e COVID-2019 në shtëpi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.