AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Uria mposht frikën nga virusi: ricikluesit e varfër të mbetjeve thyejnë karantinën

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një i ri duke kërkuar në koshat e plehrave teksa qytetarët perreth ecin me maska e doreza në Tiranë | Foto : Gent Shkullaku/LSA

Pandemia e COVID-19 ka hyrë në një javë kritike në Shqipëri, por familjet e varfra të komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin e Durrësit i janë rikthyer punës së rrezikshme të mbledhjes së mbetjeve të riciklueshme nga kazanët e plehrave, ndërsa presin që ndihmat e premtuara nga qeveria të materializohen.

Një i ri duke kërkuar në koshat e plehrave teksa qytetarët perreth ecin me maska e doreza në Tiranë | Foto : Gent Shkullaku/LSA

Ndryshe nga shumë qytetarë të Durrësit, të cilët e shfrytëzuan mëngjesin e të hënës për të bërë blerje nëpër dyqane ndërsa qyteti bëhej gati të futej në javën e dytë të karantinës kundër koronavirusit të ri COVID-19, Agroni – një anëtar i komunitetit rom iu rikthye mbledhjes së mbeturinave të riciklueshme në kazanët e mbetjeve të tejmbushura gjatë fundjavës.

“Të shtunën dhe të dielën nuk kam dalë nga shtëpia, pasi nuk më la gruaja që të dilja nëpër kazanët e plehrave. Kishte frikë mos më kapnin, se dhe ajo më duhet mua një gjobë dhe mora fund pastaj,” thotë Agroni, i cili e ka nisur javën duke mbledhur mbetje në një nga kazanët e shumtë në lagjen Nr.18 në qytetin bregdetar.

Pasi ka mbushur një karrocë dore me bidona, shishe, kanaçe dhe gjithfarë mbetjesh të tjera, burri thotë si i zënë në faj se do të ikë menjëherë në shtëpi, nga frika se mos e identifikojnë si shkelës të karantinës. Kjo për të përkthehet në gjobë apo heqjen e së drejtës për të përfituar ndonjë ndihmë nga shteti në këto ditë të vështira.

“Po mua më gjete të më bësh foto, të lutem fshihje se mos ha ndonjë gjobë, që po hapim plehrat dhe bëjmë pis qytetin – se kështu thonë për ne romët që mbledhim konoçe,” lutet Agroni me sytë nga karroca, të cilën e ka sajuar vetë.

Halli i tij dhe i shumë pjesëtarëve të varfër të komunitet rom dhe egjiptian në qytet është sigurimi i të ardhurave për të vendosur bukë mbi sofër. Për këtë arsye, biznesi i rrezikshëm i riciklimit ka vazhduar duke sfiduar edhe ndalimin e qarkullimit të vendosur nga Policia e Shtetit dhe Ushtria, ndonëse shumica e bizneseve në vend i kanë mbyllur me kohë qepenat.

Prej më shumë se 10-ditësh, Shqipëria është vendosur nën masa të rrepta distancimit social si pjesë e përpjekjes së qeverisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19, i cili deri të martën kishte infektuar 123 persona në të gjithë vendin dhe ka shkaktuar 5 viktima.

Si pjesë e asaj që e ka quajtur një ‘luftë’ kundër një armiku të padukshëm, qeveria ka mbyllur shumicën e bizneseve përveç atyre që konsiderohen jetike – si furrat e bukës, supermarketet dhe farmacitë, ndërkohë që ka premtuar ndihmë për familjet e varfra nëpërmjet një operacioni humanitar të drejtuar nga ushtria dhe autoritetet vendore.

Në Prefekturën e Qarkut të Durrësit mësohet se që prej ditës së premte ka nisur puna për  shpërndarjen e ndihmave në ushqime dhe kite higjienike për familjet në nevojë, me qëllim që të përballojnë situatën e krijuar nga COVID-19.

Prefekti i Qarkut të Durrësit, Ronald Nasto i tha BIRN në një lidhje telefonike se aksioni për shpërndarjen e ndihmave po vijon, në bashkëpunim me njësitë administrative.

“Vetëm në njësinë administrative Manëz janë shpërndarë 100 pako me ushqime, në njësinë administrative Sukth 50 pako në total deri më tani për 350 familje ndërsa puna vijon,”  tha Nasto.

Burime pranë bashkisë së Durrësit i thanë BIRN se disa ditë më parë, bashkia në bashkëpunim me një organizatë joqeveritare shpërndau gjithashtu ndihma për 50 familje, ndërkohë që pritet që në bashkëpunim me Institucionin e Prefektit, të sigurojë ndihma edhe për komunitetin rom dhe egjiptian.

Deri në mbërritjen e ndihmave, për shumë anëtarë të komuniteteve në nevojë zgjidhja për të vendosur bukë mbi tavolinë kalon përmes kazanëve të plehrave.  E ndërsa popullatës po i kërkohet me insistim higjienë e shtuar për mbrojtjen nga koronavirusi, për këtë komunitet kjo kërkesë mbetet e vështirë për t’u zbatuar.

Ndërsa Institucioni i Prefektit pritet të koordinojë punën me bashkinë e Durrësit për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, Agroni dhe kryefamiljarë të tjerë nga shtresat në nevojë mbeten skeptikë, edhe pse ndihma shtetërore është shpresa e tyre e vetme për të respektuar karantinën.

“Jemi shtatë frymë në familje, fëmijët dhe gruaja i kanë sytë nga unë se ata nuk i nxjerr se kam frikë nga ky virusi dhe vetëm unë dal për të mbledhur kanaçe, hekurishte dhe çdo gjë që të dali,” tha kryefamiljari rom.

Ndonëse nuk e fsheh frikën ndërsa kërkon nëpër kazanët e mbeturinave, burri mundohet që të mbrohet me një maskë të improvizuar.

“Këtë ma bëri gruaja me napë vetë, se kam frikë që fus kokën dhe duart mes plehrave, por skam ç’të bëj, nuk kemi bukë në shtëpi,” përfundoi ai.

Etiketa: AdministrativeBashkiaBIRNblerjeCOVIDCOVID-19egjiptianFamiljekarantinëkomunitetMasaMaskambetjeoperacionipandemiaPandemia e COVID-19PiSPoliciaPolicia e ShtetitPunaPunëQeveriaromromëSHshqipShqipëriShqipëriaSigurimiUshtriaviktima
Tjetri
Shqipëria në shtetrrethim, ndërsa numri i të prekurve nga COVID-19 shënon rritje

Hetim mbi tregtarët dhe farmacitë që abuzojnë me çmimet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.