AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mali i Zi fut në karantinë një qytet të tërë

Samir KajosevicngaSamir Kajosevic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rrugët e zbrazura të Tuzit. Foto: BIRN.

Pas zbulimit të një sërë rastesh me koronavirus në qytetin e Tuzit, autoritetet kanë vendosur një izolim të plotë të tij, duke mos i lejuar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre ose qyteti.

Rrugët e zbrazura të Tuzit. Foto: BIRN.

Qeveria e Malit të Zi ka imponuar një bllokim të plotë të komunës së Tuzit, një qytet kryesisht etnik shqiptar me rreth 15,000 banorë, pasi zyrtarët e shëndetit publik zbuluan atje 15 raste me koronavirus.

Milutin Simoviç u tha vendasve të martën në mbrëmje se ata do të duhet të qëndrojnë në shtëpi deri në një njoftim të mëtejshëm. “Pa përjashtim, të gjithë qytetarët e Tuzi duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Ne kemi filluar një betejë për këtë qytet dhe për të gjithë Malin e Zi”, tha Simoviç në një konferencë për shtyp.

Zona e Tuzit kufizohet me kryeqytetin, Podgoricën, nga njëra anë dhe shtrihet në kufirin me Shqipërinë në anën tjetër. Ajo njihet gjithashtu si Malësia dhe është një vend me pakicë etnike shqiptare, e cila numëron rreth 5 për qind të popullsisë së vendit.

Që nga e marta në mbrëmje, të gjitha rrugët nga Tuzi në Podgoricë janë bllokuar, ndërsa policia dhe ushtria janë në rrugë dhe kanë ngritur pika kontrolli. Lëvizja në rrugë është e ndaluar, ndërsa vullnetarët do të furnizojnë qytetarët gjatë periudhës së karantinës.

Shtabi i emergjencës i qytetit tha se të gjithë qytetarët që kanë pasur kontakt me rastet e infektuara do të duhet të testohen.

Njëzet e tre raste të tjera me koronavirus u konfirmuan në Mal të Zi të mërkurën ndërsa 5,972 persona janë nën mbikëqyrje shëndetësore. Deri më tani, në vend ka 42 raste të konfirmuara me Covid-19. Një pacient ka ndërruar jetë.

Kryeqyteti ka ofruar një donacion prej 50,000 eurosh për Tuzin për të ndihmuar qytetin të mbulojë kostot, ndërsa shërbimet e qytetit gjithashtu do të dezinfektojnë të gjitha vendet publike atje.

Kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosa, tha se situata në qytet ishte shqetësuese. “Tuzi ka një popullsi prej 15,000 banorësh. Nëse infektimi nga koronavirusi  zgjerohet në vetëm 40 përqind të popullsisë, atëherë do të shkonin deri në 6,000 raste. Kjo është një situatë drastike”, tha Mugosa.

Kryetari i komunës  së Tuzit Nik Gjeloshaj u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit. Ai tha se të gjithë duhet të japin “besën” se doo të qëndrojnë në shtëpi, për të shpëtuar Tuzin dhe Malësinë. “Ne mund të qëndrojmë për disa ditë në shtëpitë tona. Mund të qëndrojmë edhe disa javë, për të shpëtuar popullsinë dhe për të dalë së bashku si fitues të kësaj beteje”, tha Gjeloshaj.

Etiketa: BanorëBIRNbllokimCOVIDCOVID-19donacionizolimkarantinëKontrollikoronavirusMal të ZiMaliMali i ZiNik GjeloshajPodgoricëPoliciaQeveriaSHshqipshqiptareUshtriavullnetarë
Tjetri
Heronj të heshtur: Laborantët dyfishojnë kapacitetet e respiratorëve të paktë të Shqipërisë

Heronj të heshtur: Laborantët dyfishojnë kapacitetet e respiratorëve të paktë të Shqipërisë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.