AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zbulohen 28 raste të reja me COVID-19, rëndohet bilanci i viktimave

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mjekët e Spitalit Infektiv në QSUT po përpiqen të trajtojnë pacientët me COVID-19. Foto: malton Dibra/ LSA

Nga 103 testime të kryera nga ISHP, 28 rezultuan pozitivë me COVID-19, duke e çuar numrin total të të prekurve në 174. Në spitalin Infektiv, një 71-vjeçare humbi betejën me sëmundjen duke e çuar numrin e viktimave në 6.

Numri i të prekurve të rinj me COVID-19 vazhdoi të rritej edhe në 24 orët e fundit, duke shënuar 28 raste të reja nga 103 testime të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik. Kjo e çoi në 174 numrin total të personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Një 71-vjeçare humbi jetën në spitalin Infektiv mbrëmjen e së mërkurës, duke e çuar numrin e viktimave të COVID-19 në 6. Sipas përfaqësueses së ISHP-së, Eugena Tomini, 71-vjeçarja ndodhej e intubuar dhe në gjendje të rëndë, ndërsa ndërroi jetë pavarësisht përpjekjes së mjekëve.

“Në spitalin Infektiv në Tiranë ndodhen 73 të shtruar, tre prej të cilëve janë në terapi intensive. Dy janë në gjendje kritike,” tha Tomini në deklaratën për median.

COVID-19 është shtrirë thuajse në të gjithë vendin, duke prekur edhe qytetin verior të  Tropojës në 24 orët e fundit. Megjithatë, vatra më e madhe vazhdon të mbetet qyteti i Tiranës me 102 raste të konfirmuara.

Qyteti i Fierit është vatra e dytë më e madhe me 18 raste, e ndjekur nga Korça me 11 raste, Durrësi me 10 raste dhe Elbasani dhe Vlora me nga 5 raste të konfirmuara.

Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur thirrjet për të gjithë qytetarët që të mos shkojnë në spital, por të telefonojnë fillimisht në numrat e vënë në dispozicion nëse kanë shenja të sëmundjes.

Mëngjesin e së enjtes, numri i të infektuarve nga COVID-19 arriti në 470,873 persona në të gjithë botën, duke shtuar 49,876 raste të reja brenda vetëm 24 orësh, rritja më e madhe në numra absolutë e njohur brenda një dite deri tani.

Shtetet e Bashkuara patën numrin më të madh të rasteve të reja me afro 15 mijë, pasuar nga Spanja me 7,457 dhe Italia me 5,210 pacientë.

Numri i të vdekurve u rrit me 2,401 brenda një dite duke arritur në 21,238 vetë. Italia pati një ditë tjetër të trishtë me 683 të vdekur pavarësisht se numri i rasteve të reja, rreth 5200, ishte afërsisht i barabartë me numrin e rasteve të reja gjatë tre ditëve të fundit, duke dhënë shpresë se kurba e përhapjes së saj po “sheshohet”.

Etiketa: COVIDCOVID-19Eugena TominiInstituti i Shëndetit PublikISHPItaliakoronavirusMjekmjekëSHshqipShqipëriShtetet e BashkuaraSpanjaSpitaltestimeTiranëVlora
Tjetri
Shtohet numri i të prekurve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Turqi

Shtohet numri i të prekurve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Turqi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.