AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

‘Më mirë së bashku’, platforma virtuale kundër pasojave sociale të COVID-19

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grua me maskë mbrojtëse duke ecur pranë Europe House, në Rrugën Papa Gjon Palli II në Tiranë brenda fashës orare të lejuar, në zbatim të masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, COVID 19. | Foto : LSA

Një grup organizatash të shoqërisë civile dhe profesionistësh janë organizuar në një platformë virtuale për ofrimin e informacionit dhe shërbimeve ndaj familjeve dhe individëve në nevojë, të izoluar nga masat e marra kundër pandemisë së koronavirusit të ri COVID-19.

Një grua me maskë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë | Foto : Nesni Bogdani

Pas futjes në fuqi të masave shtrënguese të karantinimit nga qeveria për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri COVID-19 në Shqipëri, një grup organizatash të shoqërisë civile në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit janë bashkuar duke krijuar një platformë virtuale në rrjetin social Facebook, e cila i jep mundësi  personave të ndryshëm të angazhohen për të ndihmuar ata që janë më shumë në nevojë dhe në pamundësi për të përballuar vështirësitë ekonomike, sociale dhe  psikologjike të krijuara nga pandemia.

Platforma “Më Mirë së Bashku” ka lindur si nevojë për të sjellë bashkë çdo informacion mbi mbështetjen virtuale apo atë materiale që mund të ofrohet për të ndihmuar grupet në nevojë, të cilët janë edhe më vulnerabël nga kriza shoqërore dhe ekonomike shkaktuar në kushtet e pandemisë botërore nga përhapja e koronavirusit të ri COVID-19.

“Mesazhi ynë është i thjeshtë: secili duhet të angazhohet për të kontribuar në komunitetin e lagjes apo të punës, pasi krizat shoqërore kapërcehen vetëm me solidaritet dhe kohezion social,” tha Gentiana Susaj, njëra prej nismëtareve të platformës virtuale. “Vetëm bashkë mund t’ia dalim”, shtoi ajo.

Platforma virtuale “Më Mirë Së Bashku” është krijuar nga një bord drejtues nga anëtare të organizatave te shoqërisë civile, ndër të cilëve Mimoza Hajdarmataj nga organizata “Gratë në Shërbimin Publik”, Irena Shtraza nga “Rrjeti i Fuqizimit të Grave Shqiptare”, Marjana Meshi nga “Të Ndryshëm e të Barabartë”, Deni Sanxhaku aktiviste në fushën e të drejtave të njeriut, Gentiana Susaj drejtuese e Aikido Albania, Aida Yzeiri, Aurora Birbilaj, dhe Vasilika Laçi.

Ky grup nismëtarësh është bashkuar me qëllimin për t’iu dhënë akses – si individëve ashtu edhe organizatave dhe institucioneve, që po kërkojnë ndihmë, po ashtu edhe atyre që duan të ofrojnë ndihmë ekonomike, ligjore, psikologjike, ushtrimeve fizike apo të çdo lloj forme tjetër që lehtëson vështirësitë e krijuara nga pasojat sociale të COVID-19.

Kjo nismë po funksionon sipas parimeve të një strukture horizontale ku kontributi ofrohet sipas mundësisë dhe kohës që ka gjithsecili.

Strukturë solidariteti

Logo e nismës #MëMirëSë Bashku

Prej gati dy javësh jeta në Shqipëri është pezulluar si pasojë e masave drastike të distancimit social të ndërmarra nga qeveria në luftën kundër COVID-19, pas shpalljes së pandemisë nga Organizata  Botërore e Shëndetësisë.  Deri të premten në Shqipëri janë infektuar me COVID-19 186 persona, 8 pacientë kanë humbur jetën dhe 37 janë shëruar; ndërkohë shumica e shqiptarëve janë të izoluar brenda shtëpive të tyre.

Masat e distancimit social kanë krijua vështirësi, sidomos tek ato familje të cilat në kushtet e ndalimit të punësimit kanë pasur pasoja të rënda ekonomike. Sidomos ky fenomen shtrihet më gjerë në familjet e varfra në ndihmë ekonomike apo ato me të ardhura të pasigurta, në familjet që sigurojnë të ardhurat në tregun informal të punës pa mbrojtje shëndetësore dhe shoqërore, apo tek ato familje që mbahen nëpërmjet vetëpunësimit në biznese të vogla.

Sipas aktivistëve, ndërkohë që shpaloset kriza dhe thellohen dhe pabarazitë strukturore për familjet e varfra, peshën kryesore të së cilës e mbajnë gratë për shkak të roleve të ngurta gjinore brenda hapësirave private. Gjithashtu, kjo krizë përkthehet edhe në barrë të rëndë psikologjike sidomos për grupet shoqërore vulnerabël, për gratë, të moshuarit, të rinjtë e papunë ndër të tjera.

“Ne e pamë të udhës që të shfrytëzonim rrjetet dhe kontaktet tona personale apo profesionale për të ngritur një strukturë solidariteti që synon të mbështesë këto grupime”, u shprehen organizatoret e platformës “Më Mirë së Bashku” nëpërmjet një përgjigje me shkrim.

Kjo strukturë lehtëson mënyrën e qasjes në shërbime të ndryshme që ofrohen nga organizata apo institucione shtetërore, si për shembull këshillimi online psikologjik, shëndetësor, ligjor, por gjithashtu edhe në dhënien e informacionit për burimet e ndihmës apo edhe informacione të tjera për fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

“Nëpërmjet platformës ne përpiqemi të ndërmjetësojmë komunikimin midis ofruesve të shërbimeve dhe grupeve përfituese për të plotësuar sipas mundësive hendekun e madh të nevojave të cilave qeveria për mungesë largpamësie apo mundësie, nuk është duke u përgjigjur” theksuan për BIRN nismëtaret.

“Izolimi në shtëpi ka bërë që shumë familje të mos arrijnë të plotësojnë as nevojat më bazike, e ne jemi të ndërgjegjshme që në këtë situatë ndodhen shumë familje të tjera,’ shtuan aktivistët.

Bordi i “Më Mirë Së Bashku” vazhdon të identifikojë kompani, individë apo donatorë të ndryshëm që të sigurojë më shumë burime për ushqime duke qenë se kjo del si një nevojë shumë e madhe në këto ditë të vështira.

Nevojë jetike për ushqime

Një grua me maskë mbrojtëse duke ecur pranë Europe House, në Rrugën Papa Gjon Palli II në Tiranë brenda fashës orare të lejuar, në zbatim të masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, COVID 19. | Foto : LSA

Organizatoret e kësaj nisme u shprehen për BIRN se reagimi i qytetarëve ndaj iniciativës ka qenë mjaft pozitiv si rrjedhojë e nevojës së theksuar të shërbimeve të munguara gjatë këtyre ditëve.

“Jo vetëm që kemi ndihmuar me dhënien e informacionit në një format të lehtë për t’u përdorur, por dhe kemi motivuar disa biznese dhe organizata për të ofruar mbështetje online nëpërmjet këshillimeve të ndryshme ligjore, psikologjike, kurse profesionale, terapi arti apo praktika të tjera që luftojnë stresin ” u shprehën organizatoret e “Më Mirë së Bashku”.

Gjithsesi, nismëtarët theksojnë se pjesa më e madhe e mesazheve të marra nga platforma  adresojnë problemet më emergjente, të cilat lidhen me nevoja për paketa ushqimore dhe ilaçe.

Gjatë këtyre ditëve, duke qenë se kryefamiljarët kanë ngelur pa punë për shkak të mbylljes së kompanive, shumë familje janë në nevojë të madhe për ushqime.

Qytetarët po ankohen për mungesën e adresimit të nevojës për ushqime nga institucionet shtetërore dhe kjo është një nevojë jetike që duhet të adresohet urgjentisht.

“Momentalisht ne po përpiqemi të ngrejmë shqetësimin për disa familje nga komuniteti rom në Tiranë, që jetojnë nëpërmjet të ardhurave të mbledhura nga mbetjet e reciklueshme”, shtuan ata.

Një tjetër problematikë që organizatoret e kësaj nisme kanë vënë në pah është nevoja për transparencë në shpërndarjen e ndihmave – pra kush përfiton, sa përfiton dhe sa herë.

“Në mungesë të transparencës dhe të mos pasjes të një liste prioritare me ata më në nevojë, rrezikohet që të mos mbahet një radhë në shpërndarje,” theksoi Gentiana Susaj.

Momentalisht  grupi organizues i “Më mire së Bashku” ka identifikuar mbi 200 pika kontakti – profesionistë, institucione, kompani apo organizata të shoqërisë civile janë duke ofruar shërbime në ndihmë të përballimit të izolimit si pasojë e Covid-19, duke përfshirë edhe shërbime falas si këshillim online.

Bordi i kësaj platforme po bashkëpunon gjatë gjithë këtyre ditëve edhe me shërbimet sociale në bashki të ndryshme të Shqipërisë për të mbështetur kryesisht në adresimin e nevojave për ushqime, por duket se burimet janë të kufizuara nga institucionet përgjegjëse të udhëhequra nga Ministria e Mbrojtjes.

Situata psiko-emocionale e qytetarëve gjatë vetëizolimit

Banderole me mbishkrimin ‘Do Ja Dalim’ në ballkonin e një apartamenti në zonën e Tiranes së Re, për tu solidarizuar me të gjithe të prekurit nga koronavirusi, COVID 19, në Shqipëri. | Foto: LSA

Kjo situatë izolimi, por edhe pasigurie e frike për shëndetin, si edhe për sigurinë ekonomike të familjeve, ka filluar të japë shenjat e para të rëndimit psikologjik tek shumë qytetarë.

Nuk është e lehtë të ruhet ekuilibri psiko-emocional në situate të tilla emergjence ndërkombëtare. Prandaj, e  gjithë ndihma në distancë që ka filluar të ofrohet nga shumë profesionistë të shëndetit mendor është shumë e vyer në këto momente.

“Duam të theksojmë që nevojën më të madhe për mbështetje psiko-emocionale në këto momente e kanë të gjitha ata persona që ndjehen të pasigurt brenda mureve të shtëpive, pasi u cënohet mirëqenia psikologjike e fizike nga familjarët me të cilët janë të detyruar/a të qëndrojnë brenda mureve pa pasur mundësi të largohen,” shprehen anëtarët e nismës “Më Mirë së Bashku”.

Ky shqetësim përbën njëkohësisht edhe një rrezik serioz për të gjitha gratë dhe fëmijët që janë viktima të dhunës në familje.

Për këtë arsye, platforma “Më Mirë së Bashku” i ka dedikuar një hapësirë të madhe dhe informacioneve me kontakte e shërbime në distancë për këtë kategori të prekurish.

“Ka shumë organizata që vazhdojnë të punojnë pa ndërprerje online në mbështetje të tyre” u shpreh Gentiana Susaj.

Në faqen sociale të “Më Mirë së Bashku”  në Facebook gjenden dhe formularët përkatës për të gjithë ata që vetë-ofrohen vullnetarisht për të ndihmuar familjet në nevojë apo individët e thjeshte, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të ndryshme, duke cilësuar në formular llojin e shërbimit, formën e ofrimit dhe oraret përkatëse.

“Është shumë e rëndësishme të mund të ndajmë frikërat, ndjesitë e përjetimet me personat që dinë të na dëgjojnë me empati e në mënyrë sa më objektive, si dhe të na këshillojnë me profesionalizëm” përfunduan me një mesazh të përbashkët nismëtaret e platformës “Më Mirë së Bashku”.

Etiketa: AIDAaktivistAktivistëbashkiBIRNCOVIDCOVID-19DhunëEurope HouseFacebookFamiljekomuniteti romKrizaLaçmbështetjembrojtjeMinistria e MbrojtjesMjaftpandemiaParapasojaPunëQeveriaromrrezikSHshqipShqipërishqiptareVasilika Laçiviktima
Tjetri
Disa qindra shqiptarë të bllokuar në Europë do të riatdhesohen nga Air Albania

Disa qindra shqiptarë të bllokuar në Europë do të riatdhesohen nga Air Albania

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.