AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rritet me 11 raste në 24 orë numri i personave të prekur nga COVID-19

BIRNngaBIRN
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Numri i personave të infektuar në COVID-19 ka arritur në 197 të shtunën, ndërsa 2 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin Infektiv në QSUT.

Bilanci i personave të infektuar me COVID-19 në Shqipëri është rritur me 11 raste gjatë 24 orëve të fundit, duke regjistruar në total 197 persona të prekur që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë, dy pacientë kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave si pasojë e koronavirusit të ri në 10.

“Në terren vazhdon puna me të gjithë epidemiologët dhe punonjësit e shëndetit publik, duke i gjurmuar rastet, duke identifikuar kontaktet e tyre, duke i testuar një pjesë të tyre dhe duke i sjellë mostrat në Institutin e Shëndetit Publik,” tha gjatë një deklarate për shtyp, Silva Bino nga ISHP.

“Në 24 orët e fundit janë raportuar 74 persona të ri të dyshuar, për të cilët për 11 prej tyre ka rezultuar COVID pozitiv,” shtoi ajo.

Viktimat e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit janë një burrë 67-vjeç nga Tirana dhe një grua 72-vjeçare nga Vlora.

Nga personat e prekur me COVID-19, 74  janë të shtruar në shërbimin infektiv të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, ndërsa të tjerët ndiqen në kushtet e vetëizolimit në shtëpi. Katër prej pacientëve në QSUT janë në gjendje kritike për jetën.

Numri i testeve të bëra nga ISHP për raste të dyshuara ose të mundshme ka arritur në 1245.

Qyteti më i prekur nga koronavirusi është Tirana, me 113 pacientë të infektuar, i ndjekur nga Fieri, Korça, Durrësi, Elbasani, Kavaja dhe Lezha. Deri të dielën 33 pacientë me COVID-19 janë shëruar, përfshirë 6 punonjës së sistemit shëndetësorë të prekur nga virusi.

Etiketa: COVIDCOVID-19ISHPPunaQSUTSHshqipShqipëriSilva BinoTiranaVlora
Tjetri
Shqipëria në shtetrrethim, ndërsa numri i të prekurve nga COVID-19 shënon rritje

Gjobiten dhjetëra tregtarë që nuk respektuan orarin kufizues

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.