AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Shpirti i Milanos

Alex SorosngaAlex Soros
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Franco Rivolli.

Kriza e COVID-19 i ka dhënë Bashkimit Europian një mundësi për të nderuar fjalimet e saj për vlerat dhe të drejtat e njeriut, si edhe për të pohuar veten si nëj lider global. Për ta kapur këtë mundësi, BE-ja dhe vendet e saj anëtare duhet të tregojnë një solidaritet shumë më të madh sesa ai që kanë treguar deri më tani.

Ilustrim nga Franco Rivolli.

Titujt kryesorë të lajmeve janë tmerrues. Mungesë pajisjesh jetike i detyron mjekët të marrin vendime në fushën e betejës se kush jeton dhe kush vdes. Radhë të gjata të njerëzish të sëmurë që presin më kot për një test apo një shtrat spitali. Biznese, dyqane, bare dhe restorante të zbrazëta që kanë shkaktuar ndaljen e ekonomive lokale në të gjithë botën. Dhe shifra të zymta të shteteve që janë goditur më së shumti nga koronavirusi COVID-19, me Shtetet e Bashkuara që tani kryesojnë listën –  duke regjistruar gati 61,000 raste të konfirmuara shumë sesa Kina, vatra e shpërthimit fillestar.

Në Europë, pandemia ka goditur veçanërisht Italinë, e cila është në izolim total mbarëkombëtar që nga 9 marsi, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Që nga 30 marsi, Italia ka raportuar rreth 98,000 raste të konfirmuara me COVID-19. Më shumë se 10,700 italianë, kryesisht në rajonin verior të Lombardisë, kanë vdekur nga sëmundja, deri më tani. Milano, kryeqyteti rajonal, është më shumë se një kolonë mbështetëse për ekonominë e Italisë. Qyteti që dikur gëlonte nga gjallëria, është i lidhur pazgjidhshmërisht me projektin europian dhe është një shtysë kryesore e ekonomisë europiane në tërësi.

Megjithatë, ndërsa numri i të vdekurve rritet dhe rajoni sheh nivele transmetimi më të larta se kudo tjetër në kontinent, Bashkimi Europian dhe vendet anëtare të tij kanë qenë të ngadaltë për të ofruar ndihmë në çfarëdolloj mënyre domethënëse dhe për të treguar solidaritet me fqinjin e tyre të sëmurë. Në vend të kësaj, vendet anëtare të BE-së kanë mbyllur kufijtë dhe i kanë kushtuar vëmendje vendeve të tyre. Vuajtja e Italisë u përkeqësua nga mbyllja e kufijve, gjë e cila solli ndërprerjen me furnizimet dhe pajisjet mjekësore të nevojshme.

Qeveritë janë përfshirë në grindje të vogla, duke u shfaqur më shumë të shqetësuara për avantazhin e tyre ekonomik. Përfaqësuesit e disa shteteve të Europës veriore kanë sfiduar vendimet e fundit ekonomike të Italisë dhe janë shqetësuar më shumë të mësojnë sesi do të arrinte t’i paguante borxhet Italia sesa për numrin e vdekjeve dhe rënien ekonomike.

Si rezultat, në një kohë kur kontinenti, dhe në të vërtetë e gjithë bota, po përballet me kriza publike-shëndetësore dhe ekonomike me përmasa historike, Europa është një shtëpi e ndarë, në rrezik të shpërbërjes së mundshme territoriale. Nëse Brexit bashkoi 27 shtetet anëtare të mbetura dhe largoi spektrin e daljes nga arena europiane, koronavirusi e ka rikthyer atë përsëri në rendin e ditës.

BE-ja ka përgjegjësinë ndaj shteteve anëtare dhe popujve të saj që të përdorë të gjitha instrumentet financiarë në dispozicion, ose të krijojë të reja, për të garantuar që Italia dhe Bashkimi Europian në tërësi të mund të përballojnë – dhe përfundimisht të ringrihen – këtë krizë. Kjo kërkon braktisjen e zakonit të mbështetjes mbi një model të vjetëruar të qeverisjes, e justifikuar nga mungesa e burimeve të përbashkëta financiare, në një bashkim monetar. Nëse Italia dështon, çmimi për ekonominë europiane – në fakt, edhe  për vetë projektin europian – do të jetë shumë më i lartë sesa çmimi i shkeljes së një rregulli fiskal gjatë një kohe rreziku të madh.

Para samitit virtual të Këshillit Europian të javës së kaluar, një grup prej nëntë vendesh europiane, duke përfshirë shtetet jugore si Portugalia dhe Sllovenia, kërkuan një Eurobond dhe përbashkëzimi të borxhit. Institucionet financiare të Europës kishin për detyrë në samit të bënin propozime, ndoshta duke lehtësuar presionin ndaj krerëve të qeverive (shumica e të cilëve janë të shqetësuar me opozitën e brendshme). Në të njëjtën kohë, disa nga figurat më autoritare dhe ekstreme politike të Italisë e shfrytëzuan momentin për të bërë thirrje kundër BE-së dhe hodhën në tryezë idenë e daljes së Italisë nga euro dhe vetë Bashkimi Europian.

Me Shtetet e Bashkuara nën administratën e sotme, e cila po tërhiqet nga aleanca transatlantike e pas luftës, BE-së iu dha mundësia të ngrihej në lartësinë e angazhimeve të veta kundrejt vlerave, të drejtave dhe bashkëpunimit shumëpalësh dhe të afirmohej si një lider global. Ajo nuk është ngritur në lartësinë e sfidës. Ndërkohë që sot e ardhmja e Europës duket e zymtë, nuk është vonë që institucionet dhe qeveritë europiane të ndryshojnë kurs. BE-ja nuk mund të lejojë të humbasë Italinë ose ta kalojë krizën pa një përgjigje kuptimplote. Të gjitha vendet dhe ekonomitë në bllok do të vuanin si pasojë e kësaj.

Babai im, George Soros, ka jetuar në kohën e disa prej krimeve më të egra të shekullit të kaluar dhe doli nga ajo përvojë me një besim të thellë dhe të qëndrueshëm në domosdoshmërinë e projektit europian. Unë jam krenar për historinë e tij të gjatë dhe përdorimin e institucioneve të tij filantrope për të promovuar një të nesërme më të mirë, për Europën dhe botën.

Kjo është arsyeja pse nuk duhet të jetë habi që organizata që ai themeloi, Fondacionet Shoqëria e Hapur, po bëjnë një hap përpara në ndihmë të Italisë në këtë moment vendimtar duke i premtuar një milion euro qytetit të Milanos, për të mbështetur punën e palodhur në ndihmë të të prekurve dhe rindërtimit të ekonomisë, shëndetit dhe shpirtit të Milanos në muajt në vazhdim.

Disa vende të BE-së – edhe pse me vonesë – kanë dërguar gjithashtu pajisje mjekësore dhe shumë italianë kanë bërë donacione në përpjekjet kombëtare për të luftuar krizën. Dhe vetëm disa ditë pasi mori miratimin për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE, Shqipëria tregoi solidaritet të vërtetë europian duke dërguar një kontingjent prej 30 mjekësh në veri të Italisë. Shpresoj që shumë të tjerë do ta ndjekin atë shembull dhe do të ofrojnë një ndihmë në zonat më të goditura nga COVID-19. Duke bërë një dhurim të ngjashëm për qytetin e Budapestit, një ndihmë e tillë është vetëm e para në një sërë ndërhyrjesh që Fondacionet Shoqëria e Hapur do të fillojnë në ditët në vijim si përgjigje ndaj kësaj krize.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Spirit of Milan

Etiketa: Bashkimi EuropianBashkimit EuropianBEbesimBrexitCOVIDCOVID-19donacioneEuroEuropaItaliaizolimKinaKrizakrizeLokaleMilanoMjekmjekëpajisje mjekësorepandemiaParaProject SyndicatePunërajonirreziksamitSHshqipShqipëriaShtetet e BashkuaraSorosvdesVendimet
Tjetri
Uljet e dënimit dhe vendimet me pasaktësi hapën rrugën për lirimin e Ilir Pajës

Organizata Terre de hommes kërkon lirimin e të miturve nga paraburgimi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.