AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Dy pandemitë

Robert J. ShillerngaRobert J. Shiller
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Parashikimi i tregut të aksioneve në një kohë të tillë është i vështirë. Për ta bërë mirë këtë, do të na duhej të parashikonim efektet e drejtpërdrejta që po shkakton COVID-19 në ekonomi, si dhe të gjitha efektet reale dhe psikologjike të pandemisë së ankthit financiar. Të dyja janë të të ndryshme, por të pandashme.

Foto ilustruese: Pixabay.

Ne po ndiejmë efektet e ankthit jo të një pandemie, por të dy të tillave. Së pari, ekziston pandemia e COVID-19, e cila na bën të shqetësohemi sepse ne, ose njerëz që i duam, kudo në botë, mund të sëmuremi rëndë dhe madje të vdesim. Dhe, së dyti, ekziston një pandemi ankthi për pasojat ekonomike të së parës.

Të dy pandemitë janë të ndërlidhura, por nuk janë i njëjti fenomen. Në pandeminë e dytë, frika është përhapur aq shumë, saqë shpesh mendojmë vazhdimisht për të. Tregu i bursës ka rënë ndjeshëm, mesa duket në përgjigje të historive të COVID-19,  të cilat po shkatërrojnë kursimet e jetës sonë,  nëse nuk ndërmarrim ndonjë veprim. Por, ndryshe nga vetë COVID-19, burimi i ankthit tonë është se nuk jemi të sigurt se çfarë veprimi të ndërmarrim.

Nuk është lajm i mirë kur dy pandemitë punojnë njëkohësisht. Njëra mund të ushqejë tjetrën. Mbyllja e bizneseve, rritja e papunësisë dhe humbja e të ardhurave ushqen ankthin financiar, që nga ana tjetër, mund të pengojnë njerëzit, të dëshpëruar për punë, nga marrja e masave paraprake të duhura kundër përhapjes së sëmundjes.

Për më tepër, nuk është lajm i mirë kur dy sëmundje ngjitëse janë pandemi globale. Kur një rënie e kërkesës kufizohet në një vend, humbja përhapet pjesërisht jashtë vendit, ndërsa kërkesa për eksportet e vendit nuk zvogëlohet shumë. Por këtë herë, kjo valvul sigurie natyrore nuk do të funksionojë, sepse recesioni kërcënon gati të gjitha vendet.

Shumë njerëz duket se supozojnë se ankthi financiar nuk është gjë tjetër veçse një nënprodukt i drejtpërdrejtë i krizës COVID-19 – një reagim krejtësisht logjik ndaj pandemisë së sëmundjes. Por ankthi nuk është krejtësisht logjik. Pandemia e ankthit financiar, duke u përhapur përmes reagimit të panikut ndaj rënies së çmimeve dhe ndryshimit të narrativave, ka një jetë të vetën.

Efektet që ankthi financiar ka në bursën e aksioneve mund të ndërmjetësohen nga një fenomen që psikologu Paul Slovic nga Universiteti i Oregonit dhe kolegët e tij e quajnë “ndikimi deduktiv”. Kur njerëzit janë të mërzitur emocionalisht për shkak të një ngjarjeje tragjike, ata reagojnë me frikë edhe në rrethana kur nuk ka asnjë arsye për t’u  frikësuar.

Në një punim të përbashkët me William Goetzmann dhe Dasol Kim, zbuluam se tërmetet e afërta ndikojnë në gjykimin e njerëzve për probabilitetin e një përplasje në tregun e aksioneve të përmasave të vitit 1929 ose 1987. Nëse do të kishte një tërmet i konsiderueshëm që përqendrohej brenda 48 kilometrave, brenda 30 ditëve të mëparshme, vlerësimi i të anketuarve për mundësinë e një aksidenti ishte dukshëm më i lartë. Kjo është ndikimi deduktiv, në funksion.

Mund të ketë më shumë kuptim të presim një rënie në tregun e aksioneve nga një epidemi sëmundjeje sesa nga një tërmet i kohëve të fundit, por mbase një përplasje të përmasave që kemi parë kohët e fundit. Nëse besohej gjerësisht se një trajtim mund të kufizojë intensitetin e pandemisë COVID-19 në çështje muajsh  apo edhe që pandemia do të zgjasë një vit ose dy, kjo do të sugjeronte që rreziku i tregut të aksioneve nuk është aq i madh për një investitor afatgjatë. Dikush mund të blinte, të mbante dhe të priste.

Por një sëmundje ngjitëse e ankthit financiar funksionon ndryshe nga sëmundja ngjitëse. Ajo ushqehet pjesërisht nga njerëzit që vërejnë mungesën e besimit të të tjerëve, reflektuar në rënie të çmimeve dhe reagimin emocional të të tjerëve përballë këtyre rënieve. Një flluskë negative në tregun e aksioneve ndodh kur njerëzit shohin se çmimet po bien dhe, duke në përpjekje të zbuloni pse, nis përforcimi i historive, që shpjegojnë rënien. Pastaj, çmimet bien në ditët pasuese dhe përsëri dhe përsëri.

Vëzhgimi i uljeve vijuese të çmimeve të aksioneve krijon një ndjenjë të fuqishme pendimi për ata që nuk kanë shitur, së bashku me një frikë se dikush mund të shesë me çmime shumë të ulëta. Kjo keqardhje dhe frikë kryeson interesin e njerëzve për të dy narrativat pandemike. Aty ku shkon tregu, varet nga natyra dhe evolucioni i tyre.

 Për ta parë këtë, konsideroni se tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara nuk u thye kur, në shtator-tetor 1918, mediat e para filluan të mbulojnë pandeminë e gripit spanjoll, që përfundimisht mori 675,000 jetë amerikanësh (dhe mbi pesëdhjetë milion në të gjithë botën). Por ndryshe, çmimet mujore në tregun amerikan ishin në rritje, nga shtatori 1918 deri në korrik 1919.

Pse nuk u rrëzua tregu? Një shpjegim i mundshëm është se Lufta e Parë Botërore, e cila po i afrohej fundit të saj pas Betejës së Dytë të Marnes, në korrik-gusht 1918, mblodhi historinë e gripit, veçanërisht pas armëpushimit në nëntor të atij viti. Historia e luftës ka të ngjarë të jetë më ngjitëse se historia e gripit.

Një arsye tjetër është se epidemiologjia ishte vetëm në fillimet e saj. Përhapjet nuk ishin aq të parashikueshme dhe publiku nuk besonte plotësisht tek këshillat e ekspertëve, me respektimin “e ngathët” ndaj  masave për distancimin shoqëror.

Për më tepër, besohej se krizat ekonomike ishin kriza bankare dhe nuk kishte asnjë krizë bankare në ShBA, ku sistemi i Rezervës Federale, i vendosur vetëm disa vjet më parë, në 1913, u trumbetua gjerësisht se  eliminoi rrezikun.

Por mbase arsyeja më e rëndësishme që narrativa financiare u hesht gjatë ndikimit të epidemisë së vitit 1918 është se shumë më pak njerëz zotëronin aksione një shekull më parë dhe kursimi për pension, nuk ishte shqetësimi që është sot, pjesërisht sepse njerëzit nuk jetuan aq gjatë dhe në mënyrë rutinore varej nga familja,  nëse do ta bënin këtë.

Kjo kohë, natyrisht, është e ndryshme. Ne shohim panikun e blerësve në dyqanet ushqimore lokale, në kontrast me 1918-n, kur mungesat e kohës së luftës ishin dukuri të zakonshme. Me recesionin e madh pas krahëve, me siguri jemi  të vetëdijshëm për mundësinë e rënies së madhe të çmimeve të aseteve. Në vend të një lufte tragjike botërore, këtë herë ShBA është e shqetësuar me polarizimin e saj politik dhe ka shumë narrativa të zemëruara në lidhje me keqmrnaxhimin e krizës nga qeveria federale.

Parashikimi i tregut të aksioneve në një kohë si kjo është e vështirë. Për ta bërë këtë mirë, do të na duhej të parashikonim efektet e drejtpërdrejta në ekonominë e pandemisë COVID-19, si dhe të gjitha efektet reale dhe psikologjike të pandemisë së ankthit financiar. Të dy janë të ndryshëm, por të pandashëm.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Two Pandemics

Etiketa: ArmëCOVIDCOVID-19ekonomiKrijonKrizaLokaleLuftaLuftepandemipandemiaPandemia e COVID-19ParaProject SyndicateQeveriaSHSHBAshtatorShtetet e BashkuaratërmetTregu
Tjetri
Kriza e koronavirusit trondit edhe industrinë e medias në Shqipëri

COVID-19 po ndihmon qeveritë me axhenda joliberale edhe në Europë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.