AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Romët: Viktimat e neglizhuara të koronavirusit në Europë

Stephan MullerFikrija TairBashkim IbishingaStephan Muller,Fikrija Tairdhe2 të tjerë
6 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga Komuniteti rom në Liqenin Artificial të Tiranës. 7 tetor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Duke jetuar në numër të madh nëpër banesa të vogla dhe pa qasje në kujdes shëndetësor dhe kanalizime, komunitetet rome janë tepër të prekshëm përballë COVID-19. Ndihma për ta është në interes të të gjithëve.

Foto ilustruese nga Komuniteti rom në Liqenin Artificial të Tiranës. 7 tetor 2015. Foto: Ivana Dervishi/BIRN.

Vende të ndryshme në të gjithë Europën janë izoluar totalisht në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19, duke kufizuar lëvizjen, duke mbyllur shkolla ​​dhe biznese dhe duke vënë në zbatim distancimin shoqëror.

Por jo të gjithë njerëzit jetojnë në kushte që i lejojnë ata të ndjekin rregulla të tilla. Për qindra mijëra romë në Europën Qendrore dhe Juglindore, kjo është e pamundur.

Nga Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia e deri në Bullgari, Rumani, Kosovë dhe Serbi, romët shpesh banojnë në lagje të mbipopulluara me qasje të kufizuar në infrastrukturë, përfshirë ujin e pastër dhe kanalizime të ujërave të zeza.

E tyrja është një gjendje e vështirë e shpërfillur nga qeveritë në dekadat e fundit pasi autoritetet e kanë lënë pas dore zyrtarizimin e vendbanimeve rome, si edhe ofrimin e shërbimeve themelore. Tani koronavirusi kërcënon të shkaktojë pasoja të rënda për banorët e atyre vendbanimeve dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Pasojat ekonomike te romët gjithashtu do të jenë katastrofike. Ndihma e synuar për komunitetet rome nuk ka qenë kurrë më urgjente sesa sot.

Pika më e qartë është pamundësia e distancimit social kur shumë familje rome jetojnë në banesa të vogla, me shumë njerëz të grumbulluar në një ose dy dhoma. Jashtë, rrugët janë po aq të mbushura me njerëz.

Në të gjithë Europën, fëmijët duhet të mbështeten te shkollimi në shtëpi dhe mësimi online. Megjithatë, shumë familje rome nuk kanë internet, kompjuter ose energji elektrike. Ndërkohë, qendrat lokale të mësimit për familjet në nevojë janë mbyllur.

Nxënësit e shkollave fillore në vende të tilla si Maqedonia e Veriut dhe Serbia mund të përfitojnë nga mësimi nëpërmjet televizorit, i cili është më i arritshëm. Por edhe me televizor dhe energji elektrike, prapë është e vështirë të mësosh në këtë mënyrë në një apartament apo kasolle të mbushur me njerëz.

Në të njëjtën kohë, prindërit romë që mund të jenë vetë analfabetë nuk kanë mundësi të ndihmojnë në shkollimin në shtëpi. Mund të presim që shumë fëmijë romë të humbasin një vit të tërë shkollor ose ta lënë fare shkollën.

Pastaj janë edhe rregullat e rrepta higjienike të nevojshme për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Në Shqipëri, më pak se gjysma e familjeve rome kanë qasje në ujë të rrjedhshëm në shtëpitë e tyre. Kjo i bën të pakuptimta udhëzimet për të “larë duart”.

Shumë romë nuk kanë qasje në shërbime shëndetësore. Në Kosovë, vetëm 10 për qind e romëve të moshës 16 vjeç ose më të rritur kanë sigurim shëndetësor. Në Shqipëri, shifra është 27 për qind.

Romët përjetojnë rregullisht diskriminim në kujdesin shëndetësor dhe kjo nuk ka gjasa të ndryshojë në kohën e koronavirusit.

Si shumë të tjerë në Ballkanin Perëndimor, ata janë mësuar të paguajnë “bakshish” për të marrë trajtimin që mezi e përballojnë. Ata gjithashtu duhet të paguajnë për ilaçet, të cilat në po ashtu përtej mundësive të tyre.

Përvoja të tilla nënkuptojnë se shumë romë nuk mund të kërkojnë kujdes mjekësor, edhe nëse ai është falas.

Tani merrni parasysh pasojat ekonomike të pandemisë për komunitetet rome.

Njerëzve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Megjithatë, dhjetëra mijëra romë në Ballkanin Perëndimor e fitojnë jetesën përmes vetëpunësimit të pasigurt, duke shitur gjëra në treg, duke mbledhur materiale skrapi për riciklimin ose duke punuar me ditë.

Të tjerët udhëtojnë rregullisht në vendet anëtare të BE-së, ose për të blerë produkte që mund t’i shesin në vendin e tyre ose për punë të përkohshme (informale).

Arsyeja kryesore për të cilën ata duhet të mbështeten në burime të tilla të ardhurash është racizmi dhe diskriminimi që ata kanë përjetuar ndër breza në vendet e tyre të lindjes.

Tani të gjitha këto burime të ardhurash janë zhdukur.

Sipas Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, shkalla e punësimit për romët varion midis 11 për qind në Bosnje dhe Hercegovinë dhe 22 për qind në Maqedoninë e Veriut.

Si duhet ta fitojnë ata bukën e gojës tani? Në komunën e vetme me shumicë rome në Europë – Shuto Orizari në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut – të gjitha tezgat e tregut dhe dyqanet janë të mbyllura, duke lënë qindra familje pa të ardhura.

Shumë romë me biznese të vogla nuk i kanë regjistruar ato, gjë e cila i përjashton ata nga mbështetja e mundshme e dhënë nga qeveritë për bizneset e vogla dhe të mesme. Mirëqenia sociale në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e kufizuar.

Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se shumë familje rome nuk kanë as para dhe as hapësirë për të grumbulluar ushqime dhe produkte higjiene. Edhe sikur të mundnin, si mund t’u shpjegojnë prindërit fëmijëve të uritur se ushqimi në shtëpi nuk është vetëm pr sot, por për të gjithë javën e ardhshme?

Dhe mund të parashikojmë që çmimi i ushqimeve kryesore do të rritet në javët dhe muajt e ardhshëm.

Racizmi dhe mungesa e mundësive i mbajtën romët jashtë tregut të punës shumë përpara krizës së koronavirusit. Këto ditë, shanset për të fituar jetesën janë edhe më të këqija.

Dhe kur pandemia të mbarojë dhe ekonomitë të luftojnë për të rimarrë përsëri veten? Kush do t’i punësojë romët atëherë? Me siguri shumë më pak kompani dhe institucione sesa sot. Kur dhe si do të jenë në gjendje romët të rigjallërojnë mënyrat e fitimit të jetesës tek të cilat mbështeteshin para krizës?

Të dhënat tregojnë urgjencën e ndihmimit të komuniteteve rome – dhe jo vetëm për të ndihmuar romët.

Ky është një virus që nuk bën diskriminim. Nëse ai prek lagje të varfra rome, pasojat nuk do të kufizohen vetëm te njerëzit që jetojnë atje. Autoritetet duhet të përgatiten për implikimet afatgjata të kësaj.

Ata duhet të planifikojnë parandalimin bërjen dash kurbani të romëve në rast se shkalla e infeksionit në vendet me komunitete të mëdha romë rritet ndjeshëm. Qoftë të motivuara nga fjalët apo thjesht nga racizmi, sulmet ndaj romëve kanë ndodhur në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Djegia e lagjeve rome dhe dëbimi dhe vrasja e banorëve romë nuk është diçka që ka ndodhur vetëm 300 vjet më parë. Akte të tilla kanë ndodhur edhe gjatë 30 viteve të kaluara.

Disa autoritete lokale dhe kombëtare në Ballkanin Perëndimor janë proaktive, por shumë të tjera jo.

Proaktivët ofrojnë informacione të denja për trajtimin e koronavirusit. Ata ofrojnë pako me ushqime dhe sapun. Ata lejojnë që pagesat për faturat e energjisë elektrike dhe të ujit të reduktohen ose të paguhen më vonë. Qeveria e Kosovës madje e dyfishoi ndihmën sociale.

Organizatat e shoqërisë civile rome po përpiqen të rrisin ndërgjegjësimin për virusin brenda komuniteteve lokale. Ato gjithashtu po grumbullojnë fonde për ndihmë dhe po shpërndajnë ndihma humanitare dhe maska.

Autoritete të tjera po marrin një qasje të kundërt. Për shembull, në Bullgari po prezantojnë masa kufizuese, duke i kufizuar romët në geto dhe duke i ndaluar ata që “të përzihen” me pjesën tjetër të popullatës. Strategji të tilla janë raciste dhe duhet të ndalen.

Mediat duhet të jenë të ndjeshme dhe të shmangin veçimin e romëve si “rrezik” për përhapjen e COVID-19. Autoritetet duhet të monitorojnë rrjetet sociale për racizëm dhe lajme të rreme.

Qeveritë e rajonit, së bashku me Bashkimin Europian dhe vende të tjera anëtare, duhet të kuptojnë nevojën për të përfshirë romët në fushata informacioni dhe asistence dhe të ofrojnë mbrojtje, nëse është e nevojshme.

Komisioni Europian do t’i japë 411 milionë euro vendeve të Ballkanit Perëndimor për të luftuar COVID-19, me 38 milionë euro të caktuara për mbështetje të menjëhershme për sektorë të shëndetit.

Komunitetet e cënueshme duhet të jenë shënjestra e parë e ndihmës humanitare. Donatorë si Komisioni Europian duhet të këmbëngulin që autoritetet të mos i harrojnë romët dhe t’u shpërndajnë ndihma humanitare.

Ndërkohë, kemi nevojë për hapa urgjentë për të përmirësuar kanalizimet në lagjet rome dhe për t’i ndihmuar familjet ekonomikisht. Organizatat e shoqërisë civile duhet të bashkëpunojnë me autoritetet për të rritur ndërgjegjësimin, duke identifikuar nevojat dhe dhe duke ofruar ndihmë.

Në planin më afatgjatë, qeveritë, BE-ja, organizatat joqeveritare dhe donatorët duhet të mendojnë se si të përmirësojnë infrastrukturën, strehimin dhe punësimin si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Ata duhet të gjejnë mënyra për të inkurajuar sipërmarrjen dhe për të nxitur një përfshirje më të mirë në shkolla.

E gjithë kjo është në interesat tona.

Mendimet e shprehura në seksionin e Opinioneve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: BEBIRNBosnjeBullgariCOVIDCOVID-19diskriminimenergji elektrikeEuroFamiljeFondeKomisioni EuropianKosovëlajmeMaqedoniaMaqedonia e VeriutMasamasa kufizueseMaskambrojtjeMjekmjekëpandemiaParapasojaQeveriaromrrezikRumaniSerbiSerbiaSHshkollaShkupshqipShqipëriTiranëTregvirusVrasja
Tjetri
‘ Rilindja Urbane ’ betonizoi memorien kolektive të Durrësit

Qeveria pezullon shumicën dërrmuese të prokurimeve publike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.