AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kryeministrja serbe kërkon ndjesë pas arrestimit të gazetares serbe

Milica StojanovicngaMilica Stojanovic
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç. Foto: Twitter/Ana Brnabiç.

Pasi një gazetare u arrestua për raportimin e kushteve të këqija në një spital, kryeminstrja e Serbisë ka premtuar të tërheqë një rregullore të re që penalizon këdo që publikon informacione rreth shpërthimit të koronavirusit që janë “autorizuar” më parë nga zyra e saj.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç. Foto: Twitter/Ana Brnabiç.

Autoritetet serbe kanë premtuar të tërheqin një rregullore të re në lidhje me rrjedhën e informacionit në lidhje me pandeminë, pasi një gazetare u arrestua për raportimin e kushteve të këqija në një spital të rëndësishëm.

Ana Laliç, e cila u lirua nga paraburgimi të enjten, u arrestua të mërkurën dhe u mbajt për 48 orë në polici pas publikimit të artikullit të saj për kushtet në Qendrën Klinike të Vojvodinës, krahina veriore e Serbisë.

Media ku ajo punon Nova.rs publikoi t mërkurën artikullin: “Qendra Klinikë e Vojvodinës në prag kolapsi: Nuk ka mbrojtje për infermierët”. Artikulli pretendonte se institucioni kishte mungesë të pajisjeve bazë dhe kishte “kushte kaotike pune në një kohë pandemie”.

Laliç pretendoi se u përpoq të merrte komente për këtë nga zyrtarët e spitalit dhe gjithashtu nga instituti i shëndetësisë i provincës, por askush prej tyre nuk u përgjigj.

Spitali bëri një deklaratë për shtyp tepër të zemëruar pas publikimit të artikullit, duke mohuar raportimin e saj dhe njoftoi se kishte lajmëruar zyrën e prokurorit dhe policinë “për shkak të shqetësimit të publikut dhe dëmtimit të reputacionit të spitalit”.

Laliç u arrestua në ditën e parë të zbatimit të rregullit të ri që thotë se të gjitha informacionet nga institucionet vendore në lidhje me pandeminë duhet të kalojnë nëpërmjet Shtabit Qendror të Krizave në Beograd, i udhëhequr nga kryeministrja Ana Brnabiç. Vetëm ai mund të ndajë më tej informacione me publikun. Vendimi i qeverisë vlen gjithashtu për punën e mediave.

“Informacioni mbi masat shëndetësore të marra dhe informacionet e tjera në lidhje me trajtimin e COVID-19 që i jepet publikut nga persona të paautorizuar, nuk mund të konsiderohen të sakta dhe të verifikuara,” thuhet në masë, duke përmendur “mundësinë e zbatimit të rregulloreve në lidhje me përgjegjësinë dhe pasojat ligjore për përhapjen e dezinformatave në një gjendje të jashtëzakonshme”.

Megjithatë, të enjten Brnabiç tha që qeveria do ta tërhiqte vendimin, duke fajësuar veten për çdo konfuzion të shkaktuar.

“Është faji im që sollëm diçka të tillë dhe është gjithashtu gabimi im që kur e prezantuam këtë rregullore, unë nuk e shpjegova”, tha Brnabiç për Radio Televizionin e Serbisë, në lidhje me rregulloren.

Vetëm disa orë pasi Nova.rs publikoi artikullin e Laliç, policia shkoi në shtëpinë e saj në Novi Sad. Avokati i saj, Srdjan Kovaceviç, tha se asaj iu dha urdhër të qëndrojë në stacionin e policisë në Novi Sad për 48 orë “nën dyshimin se ajo mund ta përsëriste krimin, duke botuar tekste që shkaktojnë panik dhe prishje rendi”.

“Ata kontrolluan apartamentin e saj dhe i sekuestruan një laptop dhe dy celularë. Më pas e sollën në rajonin e policisë”, tha Kovaceviç për Nova.rs. Ai më pas tha se Laliç do të qëndronte në paraburgim deri në mbajtjen e seancës për të.

Etiketa: BeogradCOVIDCOVID-19gazetareinfermierëMASmbrojtjeMediaNovi SadparaburgimpoliciPoliciaprishjePunëQeveriaSHSpitalTwitterVendimi
Tjetri
Qeveria urdhëron pezullimin e qirave për biznesin dhe familjet

Qeveria urdhëron pezullimin e qirave për biznesin dhe familjet

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.