AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Populistët e dashurojnë pandeminë

Sławomir SierakowskingaSławomir Sierakowski
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Udhëheqësi i Partisë Ligj dhe Drejtësi Jaroslaw Kaczynski në Poloni. Foto: Wikipedia.

Një pasojë anësore e krizës së shkaktuar nga COVID-19 ëshrë se partitë e opozitës po e gjejnë gjithnjë e më të vështirë të mbajnë qeveritë llogaridhënëse. Në Poloni, Hungari dhe vende të tjera që qeverisen nga populistët, autoritetet po e shfrytëzojnë koronavirusin plotësisht.

Udhëheqësi i Partisë Ligj dhe Drejtësi Jaroslaw Kaczynski në Poloni. Foto: Wikipedia.

Kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare në mënyrë të pashmangshme ngushtojnë hapësirën për debate politike të brendshme. Tashmë që qeveritë kanë marrë një rol udhëheqës në luftën kundër pandemisë COVID-19, opozita politike  në vendet nën sundimin e populistëve po margjinalizohet me shpejtësi. Në teori, autoritetet e këtyre vendeve mund të përdorin krizën për të vendosur gjendjen e emergjencës, duke kufizuar në këtë proces demokracinë. Por edhe nëse nuk shkojnë kaq larg, nevoja për distancim shoqëror dhe masat e tjera kufizuese nënkuptojnë një kontraktim të fortë të sferës publike.

Në mungesë të grumbullimeve të mëdha dhe manifestimeve, debati politik ka migruar tërësisht në media, e cila ia ka kushtuar vëmendjen e saj të plotë sëmundjes. Kjo po ndodh për arsye pragmatike – raportimi nga COVID-19 është ajo çfarë kërkohet nga lexuesi dhe shikuesi – por edhe për arsye etike: ofrimi i informacioni të saktë mbi mbi koronavirusin është një shërbim shumë i rëndësishëm.

Sërish, raportimi tërësor mbi pandeminë lë aspak vëmendje për partitë e opozitës politike apo lëvizjet opozitare. Për rrjedhojë, Joe Biden, kandidati kryesor i demokratëve për të sfiduar presidentin e SHBA-së Donald Trump në zgjedhjet e Nëntorit, në praktikë është zhdukur tërësisht nga sytë e publikut.

Në vend të kësaj amerikanët janë të furnizuar çdo ditë me raportime live nga konferencat për shtyp, të cilat ngjajnë si mitingje elektorale, në të cilat ai shoqërohet me ekspertët e qeverisë të cilët në një farë mënyre duhet të korrigjojnë gënjeshtrat dhe keqinformimin e tij mbi pandeminë ndërsa qëndrojnë krah për krah me të. Në mënyrë të ngjashme, në Izrael, Benny Gantz, politikani kryesor i opozitës, vendosi të bashkohet në një qeveri të re të udhëhequr nga Kryeministri Binyamin Netanyahu, cuke cituar rrethanat e jashtëzakonshme të shkaktuara nga pandemia.

Në Europën Qendrore dhe Lindore, qeveritë populiste janë duke shfrytëzuar pezullimin e jetës së zakonshme për të vënë në zbatim plane që i kishin që shumë kohë më parë. Ndërsa media ndërkombëtare është e përqendruar tërësisht te pandemia, shumë pak njerëz do ta vënë re se çfarë po ndodh në Hungari dhe Poloni. Raportimet mbi udhëheqësin de facto të Polonisë, Jarosław Kaczyński, dhe kryeministrit të Hungarisë Viktor Orbán duket se janë zhdukur nga faqet e mediave që kanë raportuar mbi ta prej vitesh.

Ndërsa opozita e Hungarisë po proteston kundër vendosjes së “gjendjes së emergjencës” nga Orbani, opozita e Polonisë po kërkon një gjendje të tillë. Perëndimi, edhe nëse do të donte të protestonte, do të humbiste me lehtësi në sherr pa e ditur se çfarë duhej të kërkonte.

Parlamenti i Hungarisë i ka dhënë tashmë Orbanit autoritetin për të qeverisur me dekrete për një periudhë të pacaktuar. Pasi të vishet me fuqi të jashtëzakonshme, ai do të jetë në gjendje të pezullojë të drejtat individuale dhe të detyrojë njerëzit të karantinohen nën kërcënimin e burgut. Qeveria e tij do të jetë gjithashtu në gjendje të burgosë – për deri pesë vjet – gazetarët që akuzohen se përhapin informacion të rremë apo të deformuar.

Përkundër kësaj, në Poloni, gjëja e fundit që Kaczynski dhe partia e tij Ligj dhe Drejtësi dëshiron të bëjë është që të shpallë gjendjen e emergjencës, për shkak se nëse e bën këtë, atëherë detyrohet të shtyjë zgjedhjet e ardhshme. Nën kushtet aktuale, presidenti i vendit Andrzej Duda e ka pothuajse të sigurt fitoren e një mandati të dytë në zgjedhjet e 10 majit. Për rrjedhojë, partia në pushtet po përdor pandeminë për t’i dhënë një mandat të dytë Dudës ndërkohë që opozita është e mbyllur në shtëpi nga koronavirusi.

Duda dhe partia e tij hasën telashe të mëdha në Janar dhe Shkurt kur u zbulua se i kanë dhënë 2 miliardë zlotë, (480 milionë dollarë) – një shumë e stërmadhe kjo – medias publike në Poloni, e cila është praktikisht zëdhënëse e partisë. Ndërsa opozita ka bërë thirrje që këto fonde të zhvendosen për te kujdesi shëndetësor, ky vendim tashmë duket tërësisht skandaloz.

Për më tepër, para se të godiste COVID-19, kandidati i opozitës për president Małgorzata Kidawa-Błońska ishte duke fituar pikë në sondazhe. Në një vrojtim të IBSP të kryer më 14-16 Janar, Kidawa-Błońska kishte 49.91% të votave dhe shumë pranë rezultatit të Dudës, i cili kishte një shumicë të papërfillshme prej 50.09%. Por tashmë që Kidawa-Błońska është detyruar të ndalojë shumicën e aktivitetit elektoral, mbështetja për të ka rënë në 44.12% më 10-13 Mars, ndërsa Duda është rritur në 55.88%.

Votuesit polakë, duke pasur frikë nga pandemia, kanë shumë pak oreks për sherr partiak për momentin. Kërkesa është për më shumë marrëveshje politike për të trajtuar krizën, e cila e bën shumë më të vështirë për opozitën të sulmojë qeverinë. Donald Tusk, ish kryeministri i Polonisë që së fundmi ishte edhe president i Këshillit Europian, shprehu zhgënjimin e tij duke kritikuar në TVN24 opozitën për qëndrim tepër të butë.

Tusk sugjeroi gjithashtu se ai nuk ka në plan të votojë më 10 Maj, dhe se ai nuk do të nxisë familjen, miqtë dhe të tjetër të votojnë, për shkak të rrezikut të infektimit me COVID-19. Ai i tha Gazeta Wyborcza, “vetëm një i çmendur apo një kriminel mund të propozojë zhvillimin e zgjedhjeve në këtë kohë.”

Duke anketuar se kush ka më shumë gjasa të dalë në zgjedhjet e 10 Majit pavarësisht pandemisë, Gazeta Wyborcza ka dalë në konkluzionin se këta janë mbështetësit e partisë në pushtet. Nëse zgjedhjet presidenciale mbahen më 10 Maj, Duda do të marrë plot 65% të votave në raundin e parë ndërsa nëse votimi shtyhet deri pas pandemisë, rezultati i tij në raundin e parë mund të zbresë në 44%.

Kaczyński dhe partia e tij nuk po fshehin qëllimet e tyre në qëndrimin që zgjedhjet të mbahen gjatë kësaj krize. “Do të jetë një gjë shumë e keqe që presidenti dhe kryeministri t’i përkasin partive të ndryshme,” deklaroi Kaczyński në një intervistë së fundmi. “Sot, nën kushtet që jemi, ne kemi nevojë për menaxhim efikas të krizës dhe stabilitet politik. Kjo është gjithashtu arsyeja se pse këto zgjedhje duhet të mbahen më 10 Maj.”

Ndërkohë, zgjedhjet, zgjedhjet primare dhe referendumet po shtyhen apo ndryshohen (për shembull përmes votës me postë) në më shumë se 20 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Spanjën, Francën, Gjermaninë dhe Italinë. Për rrjedhojë nuk është habi që 72% e polakëve të anketuar besojnë se zgjedhjet presidenciale duhet të shtyhen.

Pas zgjedhjeve presidenciale në Poloni, partia në pushtet do të ketë tri vite të tjera kohë para zgjedhjeve të ardhshme, të cilat do t’i përdorë për të konsoliduar pushtetin e vet. Shoqëria civile e vendit do të mbetet bastioni i fundit përballë sundimit pa kufij të partisë në pushtet.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Populists Love the Pandemic

Etiketa: BidenBinyamin NetanyahuCOVIDCOVID-19debateDonald TrumpDonald TuskFondegazetagazetarhasHungariIzraelJoe BidenkrizeLigjmarrëveshjeMediaOpozitapandemiaParaPartiaPolonipopulistpresidentProject SyndicateQeveriaSHSHBAShtetet e BashkuarastabilitetTrumpVendimVotimivotuesitWikipediaWyborczazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Operacioni i riatdhesimit riktheu 1105 qytetarë të bllokuar jashtë Shqipërisë

Operacioni i riatdhesimit riktheu 1105 qytetarë të bllokuar jashtë Shqipërisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.