AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Shkodra, vatra më e re e COVID-19 po lufton me varfërinë dhe braktisjen

Anila DushingaAnila Dushi
6 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë kontrolleve në Shkodër për zbatimin e masave ndaj epidemisë së koronavirusit. Foto: LSA

Ndërsa numri i të prekurve me koronavirus u trefishua në ditët e fundit, armiku i qindra familjeve në nevojë në bashkinë e Shkodrës është varfëria dhe izolimi –ndërsa vetëm pak prej tyre janë asistuar me ndihma nga bashkia apo qeveria.

Forcat e policisë dhe ushtrisë duke ushtruar kontrolle në qytetin e Shkodrës. Foto: LSA

Bashkia e Shkodrës është vatra më e re e infeksionit të koronavirusit të ri, COVID-19 në Shqipëri dhe ka shënuar trefishim të rasteve vetëm në tre ditët e fundit. Megjithatë,  banorët e qendrës më të madhe të veriut duket se po luftojnë më shumë me izolimin dhe varfërinë, ndërsa ndjehen të braktisur nga qeveria dhe bashkia.

Tre javë pas ndalimit të qarkullimit dhe futjes së vendit në karantinë, banorët e fshatrave të Shkodrës ankohen se nuk kanë shitur asgjë nga produktet e tyre dhe nuk ia dalin të furnizojnë shtëpinë për shkak të mungesës së makinave.

Ndërkohë, kryepleqtë bëjnë apel për ndihma në favor të familjeve më të varfra, të cilat janë lënë në mëshirë të fatit sipas tyre.

Bajram Milani, kryetar i fshatit Domen i tha BIRN se në zonën e tij janë ndarë tre pako me ushqime dhe e quajti këtë “qesharake”.

“Ato kanë shkuar në familje që kanë vërtet nevojë, por ka mjaft të tjera që kanë pleq të vetmuar, që nuk kanë të ardhura apo që kanë shumë pjestarë dhe nuk ia dalin dot,” tha Milani.

Nevojën për më shumë ndihma në ushqime e pranoi edhe kryebashkiakja Voltana Ademi. Ademi tha se kishin shpërndarë deri tani ndihmat që kishin pasur në bankën e ushqimit të bashkisë apo të ofruara nga donatorë, por u ankua se qeveria kishte dërguar vetëm 200 pako ushqimore.

“Numri i njerëzve në nevojë po rritet për shkak të mbylljes së vendeve të punës dhe pamundësisë së biznesit për të paguar,” tha Ademi për BIRN.

Kryepleqtë ankohen për braktisje

Gjatë kontrolleve në Shkodër për zbatimin e masave ndaj epidemisë së koronavirusit. Foto: LSA

Bashkia e Shkodrës numëron 11 700 familje në vështirësi ekonomike dhe sociale, ndërsa numri i tyre sa vjen e shtohet nga pasojat e krizës së koronavirusit –me rritjen e numrit të të papunëve dhe izolimit të fshatrave.

Rritje ka shënuar edhe numri i të prekurve me COVID në ditët e fundit. Të shtunën, Instituti i Shëndetit Publik raportoi 31 raste në këtë bashki, 21 prej të cilave janë zbuluar vetëm në dy ditët e fundit.

Ndërsa epidemia e koronavirusit është shpërndarë së fundmi në dy rrethe familjare, mijëra familje të tjera në nevojë kanë mbetur në kushtet e mbijetesës.

BIRN bisedoi me katër kryetarë fshatrash në Shkodër dhe të gjithë thanë se ndihmat e shpërndara ishin të papërfillshme. Ata u ankuan gjithashtu se kishin bërë gati listat e familjeve në nevojë, por në këmbim nuk kishte mbërritur ende asgjë në zonat e tyre.

Kryeplaku i Domenit thotë se shumë familje janë në gjendje të rëndë dhe nuk kishin marrë deri më tani asnjë ndihmë.

“Në së paku 20 familje në Domën duhen dërguar ndihma se janë shumë të varfëra,” tha ai.

Milani u ankua edhe për izolimin e fshatit të tij malor, ku banorët gjenden të bllokuar prej javësh pa pasur mundësinë që të shesin produktet e tyre.

Kujtim Toka, kryetar i fshatit Kuç tha se deri tani nuk ka mbërritur asnjë ndihmë ushqimore.

“Janë 25 familje të varfëra në këtë fshat që duhen ndihmuar. Administratori  i njësisë asministrative ku përfshihet fshati Kuç, para një jave më ka kërkuar 10 emra familjesh në nevojë që ia kam dërguar dhe pse ato janë më shumë. Megjithatë, asnjë ndihmë ushqimore nuk ka ardhur deri tani,” tha Toka.

Edhe kryetari i fshatit Shtoj i Ri, Bahri Pepiq thotë se 150 familjet e zonës së tij kanë nevojë për ndihmë. Ai thotë se fshati ka shumë pensionistë, familje me të papunë ose njerëz të vetmuar apo të sëmurë.

“Kam dëgjuar se janë sjellë disa pako me ndihma, por me mua si kryetar fshati nuk ka komunikuar askush. Nuk e di ku janë ndarë, e kam me të dëgjuar,” tha ai.

Gregor Pemaj, kryeplak në fshatin Obot thotë se aty janë 13 familje që kanë nevojë me shumë se të tjerët, por askush nuk kishte marrë asgjë. Pemaj tha se kishte përpiluar një listë për njësinë administrative, por deri tani, askush nuk kishte shkuar për të ndihmuar.

Varfëria thellohet edhe në qytet

Kryetarja e Bashkise se Shkodres, Voltana Ademi. Foto: Facebook/voltanaademi.

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi tha se që prej fillimit të krizës kishin shpërndarë ndihma, por shtoi se gjendja po përkeqësohej dhe numri i familjeve në nevojë po shtohej.

Një numër i madh njerëzish sipas Ademit nuk u paguan për marsin, pasi punëdhënësit u detyruan të ndërprisnin aktivitetin e tyre.

“Kemi ndihmuar duke shfrytëzuar kapacitetet tona si bashki, pasi duke patur vazhdimisht situatë emergjence, kemi një bankë ushqimore. Janë ndihmuar kryesisht familjet me të papunë, ato që trajtohen me ndihmë ekonomike ose që kanë invalidë,” tha Ademi.

Kryebashkiakja shtoi se po përditësonin të dhënat me ata që ishin shtuar në listën e të papunëve deri në fund të muajit mars, për të bërë të mundur të ndihmoheshin dhe po shqyrtohej mundësia për të ndihmuar fermerët.

“Sot kemi filluar vlerësimin e nevojave të fermerëve, situata e të cilëve po rëndohet dhe nga fakti se nuk kanë ku t’i shesin prodhimet e tyre, apo t’i kryejnë shërbime të tjera tokës, pasi mungojnë materialet,” tha Ademi.

Sipas Ademit, rreth 87% e ndihmave të shpërndara ishin siguruar nga donatorë dhe OJF dhe një pjesë nga dhurimet e punonjësve të bashkisë. Ademi shtoi se qeveria kishte vendosur në dispozicion shumë pak prej tyre.

Banorët e qytetit të Shkodrës i thanë gjithashtu BIRN se gjendeshin pa rrugëdalje. Një grua  që u identifikua me emrin Bardha, banore e lagjes 5, tha se i biri punonte në të zezë dhe mund të përfitonte nga paketa e ndihmës së qeverisë vetëm nëse denonconte pronarin.

“Djali i madh, 18 vjeç, ka punuar si kamarier te një lokal, por ai është mbyllur dhe i është bërë e ditur se nuk do ketë pagë. Kryeministri ka thënë se do paguhen, por duhet treguar emri i pronarit, por po ta bëjë këtë, djali humbet punën se një ditë lokali do hapet,” thotë ajo.

Një tjetër banor i lagjes 3 tha se kishte marrë një pako me ushqime dhe me letër higjienike para tre javësh, por tani nuk i kishte mbetur më asgjë.

“Edhe pse në pension, unë kam punuar si roje nate tek një biznes që tani është i mbyllur, kam gruan e sëmurë në shtëpi, djali e nusja janë pa punë me dy fëmijë të vegjël,” tha ai, duke shtuar se situata “nuk ka si bëhet  më keq”.

 

Etiketa: ademiAdministrativeApelBajramBanorëbashkiBashkiaBIRNCOVIDCOVID-19EmriFacebookFamiljeGregor PemajInstituti i Shëndetit PublikkoronaviruskryetarMjaftObotParaPunëQeveriaSHShkodërshqipShqipëriTokaVoltana Ademi
Tjetri
Covid 19, dhjetra qytetarë të zënë në kurth në tokën neutrale mes Greqisë e Shqipërisë

Covid 19, dhjetra qytetarë të zënë në kurth në tokën neutrale mes Greqisë e Shqipërisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.