AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Liderët e Kosovës debatojnë për përhapjen e COVID-19 në veri

Përparim IsufingaPërparim Isufi
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurit. Foto: Twitter/Albin Kurti.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi po fajësojnë njëri-tjetrin për përhapjen e koronavirusit në veriun e Kosovës me shumicë serbe, mbi të cilin autoritetet e Kosovës kanë pak kontroll.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurit. Foto: Twitter/Albin Kurti.

Raportet për një përhapje rastesh të reja me COVID-19 në veriun me shumicë serbe të Kosovës kanë shkaktuar debate midis politikanëve në Kosovë dhe akuza për neglizhencë.

Të dielën, spitali kryesor në qytetin e ndarë të Mitrovicës konfirmoi 26 raste në tre komunat veriore të Mitrovicës së veriut, Zveçan dhe Leposaviq.

Kryeministri Albin Kurti, qeveria e të cilit së fundmi u rrëzua pas një mocioni mosbesimi, fajësoi për përhapjen e virusit një ceremoni martese të mbajtur në Zveçan.

Presidenti Hashim Thaçi të shtunën akuzoi qeverinë e udhëhequr nga Kurti për “pakujdesi dhe papërgjegjësi”, duke e cilësuar të papranueshme situatën në komunat veriore.

“Qeveria nuk mund t’i lejojë komunat veriore të funksionojnë jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës dhe organeve përkatëse për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke krijuar kështu hapësirë ​​të paligjshme për autoritetet serbe brenda territorit të shtetit tonë”, tha Thaçi. “Si president i Kosovës, po ndjek me shumë shqetësim situatën në veri”, shtoi ai.

Një problem me të cilin përballen institucionet e Kosovës në pandeminë aktuale është se, 21 vjet nga lufta për pavarësi nga Serbia, shëndetësia dhe sistemet e tjera në komunat me shumicë serbe në veri vazhdojnë të drejtohen de facto nga Serbia.

Sistemi shëndetësor paralel i financuar nga Beogradi në veri i ka dërguar në Serbi rezultatet e testit COVID-19, për shembull, me shumë pak ose aspak bashkëpunim me institucionet e veta të Kosovës.

Duke anashkaluar institucionet shëndetësore të Kosovës, sistemi paralel shëndetësor, me qendrat e veta shëndetësore dhe spitalet, duke ndjekur rregullat e vendosura nga Serbia, po shkakton vështirësi në menaxhimin e pandemisë.

Kurti tha se ishte në dijeni të ndërhyrjes serbe. “Ne e dimë që Serbia ka ambicie për shtetin tonë të pavarur, të cilin ajo nuk e njeh. Ne e dimë që Serbia ndërmerr veprime kundër institucioneve tona, veçanërisht në veri”, tha ai.

“Ne po i raportojmë të gjitha këto te KFOR-i dhe komuniteti ndërkombëtar. Po sillemi me kujdes, veçanërisht në këtë kohë kur shëndeti publik është mbi të gjitha përparësitë e tjera”, tha Kurti.

Duke folur për kritikën specifike të Thaçit, Kurti tha se politikanët si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë donin konflikt në Kosovë, sidomos në veri, për qëllimet e tyre dhe për të lehtësuar një shkëmbim të mundshëm territorial, një politikë që Kurti e ka kundërshtuar prej kohësh.

“Ata duan tensione sepse duan incidente. Projekti i tyre për një shkëmbim territorial, i cili nëse ndodh do të shkaktonte konflikte dhe gjakderdhje të reja, ka dështuar. Tani ata duan konflikte dhe gjakderdhje në terren për t’iu rikthyer shkëmbimit territorial, përkatësisht ndarjes së Kosovës”, tha Kurti.

Kurti humbi një votim mosbesimi në parlament më 25 mars. Me zgjedhjet e reja të pamundura në mes të pandemisë, vazhdon kërkimi për një qeveri të re të përbërë nga partitë aktuale në parlament.

Etiketa: AkuzaAlbin KurtiBeogradCOVIDCOVID-19debateHashim ThaçiKFORkonfliktKosovëLeposaviqLuftamarteseMitrovicëparlamentpresidentQeveriaSerbiSerbiaSHshëndetësiaspitalettensioneTwittervotimZgjedhjetZgjedhjet e rejaZveçan
Tjetri
‘Më mirë së bashku’, platforma virtuale kundër pasojave sociale të COVID-19

A mundet që Demokracia Liberale t’i mbijetojë COVID-19?

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.