AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Shfaqja duhet të vazhdojë; performancat virtuale mbajnë gjallë jetën artistike të mbyllur nga COVID-19

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mikseri DJ Onit në ballkonin e apartamentit të tij në Tiranë gjatë një performance Live

Masat shtrënguese të distancimit social të ndërmarra në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19 kanë futur në karantinë jetën artistike në Shqipëri, por disa muzikantë dhe DJ po vazhdojnë të interpretojnë nga shtëpia për fansat e tyre në rrjetet sociale.  

Mikseri i DJ Onit në ballkonin e apartamentit të tij në Tiranë gjatë një performance ive

Pasditeve duke filluar nga ora 17:00, Oni Ndreko e transferon mikserin dhe librarinë e tij muzikore në ballkonin e apartamentit ku banon në Tiranë dhe transmeton live në Facebook, duke u munduar të ngrejë gjendjen shpirtërore të banorëve të kryeqytetit të ndrydhur nga vetëizolimi.

“Jam çdo ditë me performancë live nga ballkoni i shtëpisë nëpërmjet rrjeteve sociale, pikërisht për t’iu ngritur humorin banorëve e për t’iu dhënë sadopak disa çaste optimizmi”, shprehet DJ. Oni, duke thënë se kjo është  e vetmja mundësi për të shpërndarë pak muzikë e argëtim në kushtet e karantinës.

Mbyllja e bareve, klubeve dhe restoranteve si dhe ndalimi i mbledhjeve publike dhe koncerteve si pjesë e masave drastike të distancimit social të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19 i ka vënë drynin jetës artistike në Tiranë, duke vënë në vështirësi artistët të cilët janë më shumicën e rasteve profesionistë të lirë dhe i sigurojnë të ardhurat në sajë të performacave të tyre artiske dhe mbështetjes që i jep publiku.

“Artistët janë një hallkë dhe më e prekur pasi profesioni ynë ka të bëjë drejtpërdrejtë me pjesën e gjithëpërfshirjes, që do të thotë në radhë të parë pjesëmarrja e shumë njerëzve në shfaqe apo koncerte”, shprehet këngëtarja soprano Ulpiana Aliaj mbi ndikimin që ky izolim ka pasur mbi të dhe kolegët e saj.

“Duke menduar që në botë pjesa më e madhe e artistëve janë profesionistë të pavarur (freelance), anulimi i të gjitha eventeve ka ndikuar drejtpërdrejtë tek ne,” shpjegoi ajo.

Megjithë vështirësitë që përballet bota e artit dhe muzikës për shkak të distancimit social, shumë artistë nuk e kanë ndaluar punën e tyre, duke vendosur që “shfaqja duhet të vazhdojë” dhe ato duhet të jenë sa më afër publikut dhe mbështetësve të tyre gjatë periudhës së vetëizolomit.

Muzikë nga karantina

Që nga shpërthimi i epidemisë së virusit SARS-CoV-2 në Shqipëri me 8 mars e deri të hënën me 4 prill, 377 persona janë infektuar me sëmundjen COVID-19, ndërkohë që 116 pacientë janë shëruar dhe 22 të tjerë kanë humbur jetën. Prej datës 13 mars vendi ndodhet në një regjim masash shtrënguese për të parandaluar përhapjen e virusit, një betejë që kryeministri Edi Rama e ka krahasuar me ‘luftën” ndaj një armiku të padukshëm.

Nga personat e infektuar nga koronavirusi, 33 janë mjekë dhe infermierë, të cilët janë në vijën e parë të frontit. Në mbështetje të betejës së tyre të vështirë kundër epidemisë, 50 artistë shqiptarë nga e gjithë bota – të organizuar nga dirigjentja Suzana Turku, u mblodhën në mënyrë virtuale për të kënduar së bashku këngën “ Shqipëri o vendi im.”

“Vetëizolimi nuk më ka penguar të vazhdoj të ushtrohem, përkundrazi,” tha Aliaj, e cila është prej artistëve që realizuan videon në mbështetje të mjekëve dhe infermierëve. “Drejtpërdrejtë si këngëtare lirike ajo çfarë kam bërë me shumë dëshirë ka qenë përfshirja në video të përbashkëta me kolegët,” shtoi ajo, duke treguar se kjo video ka pasur si qëllim përcjelljen e mesazhit të solidaritetit maksimal, sidomos për ata të cilët janë në vijën e parë të rrezikut – mjekët.

Ngjashëm shprehet edhe Oni Ndreko, i cili nuk ka ndaluar performancat e tij si DJ, pavarësisht vështirësive që krijohen nga një situatë e tillë.

“E gjithë kjo situatë nuk do të thotë që duhet të dorëzohemi dhe të biem në pesimizëm , përkundrazi, duhet të bëhemi edhe më të fortë duke e quajtur këtë një sfidë për vetveten”, tha Ndreko, i cili sigurisht pranon se është shumë e vështirë të bësh një jetë normale – si personale ashtu dhe artistike, në kushtet e karantinës.

“Më mungojnë ditët ‘normale’, me takime mes miqsh dhe kolegësh. Ndjej mungesën e adrenalinës e të performuarit live”, thotë ai.

Gjithsesi, dixheji nga Tirana shton se këto ditë të izolimit e kanë ndihmuar të fokusohet pak më shumë tek audienca dhe dashamirësit e miksimeve të tij, duke bërë shumë sondazhe online për preferencat muzikore e për ‘playlistat’ e preferuara.

“Kjo më ndihmon që të përmirësohem edhe në performancat e mia të ardhshme,” shprehet Ndreko, i cili nënvizon se duke parë që reagimi i audiencës dhe ndjekësve është shumë pozitiv, kjo e ka bërë që të mbajë gjallë pasionin për muzikën dhe për të performuar me dëshirë edhe gjatë këtyre ditëve.

Për Ulpianën, e cila është gjithashtu pedagoge në Universitetin e Arteve, izolimi përbën një sfidë të dyfishtë.

“Sfidat e të ushtruarit të dyja profesionet nga shtëpia sigurisht janë të vështira, por edhe interesante,” thekson ajo. “Fatmirësisht nëpërmjet vënies në praktikë të programeve bashkëkohore teknologjike po zhvillojmë me përpikmëri oraret mësimore edhe në Katedrën e Kantos,” shtoi Aliaj.

Të ardhurat zero

Një tjetër sfidë me të cilët po përballen shumë artistë gjatë periudhës së vetëizolimit është dhe mungesa e të ardhura si rrjedhojë e bllokimit të aktiviteteve publike.

“Një sfidë tjetër e vështirë është dhe ajo ekonomike pasi të ardhurat në këto ditë izolimi janë zero nga anulimi i eventeve, gjë që e bën edhe më të vështirë situatën”, shprehet Oni Ndreko.

Artistët dhe performuesit faktikisht nuk e kanë luksin dhe mundësinë e të punuarit nga shtëpia, për vetë natyrën e profesionit të tyre. Aliaj shprehet se fillimi i karantinës dhe mbyllja e kufijve i ka ndërprerë disa shfaqje të planifikuara në Austri.

“Nisja e karantinës më gjeti në ritëm të plotë pune duke qenë e angazhuar me shfaqe në Salzburg të Austrisë, shfaqe të cilat për hir të situatës u ndërprenë dhe po ashtu edhe të ardhurat”, shprehet këngëtarja lirike duke theksuar se fshirja nga kalendari e shumë produksioneve për disa muaj krijon një situatë të rënduar ekonomike për shumë artistë.

Ulpiana tregon se anulimi i shfaqjeve të Operas apo i çdo ngjarje artistike tjetër ndikon në ekonominë e dhjetëra individëve, pasi përveç këngëtarit është një punë e tërë e kryer nga orkestra, dirigjenti, dhe stafi i produksionit – që sigurisht nuk shihen në skenë nga publiku por “kryejnë edhe punën më të madhe”. Këta profesionistë nuk e kanë të mundur të punojnë online.

Ulpiana shprehet se periudha e vetëizolimit nuk ishte aspak e thjeshtë, por ajo nënvizon se me pak shpresë e optimizëm gjithsecili nga ne mund të shfrytëzojë hapësirat e tij dhe në të njëjtën kohë ndoshta t’i dedikohet dhe më shumë pasioneve të zbehura për hir të ritmit të jetës së përditshme.

“Sigurisht shumë nga ndjekësit e mi janë kureshtar  se si do të zhvillohet në vijim karriera apo aktiviteti im,” tha ajo.

“Por për mua është interesant dhe fakti se si në këtë periudhë reciprokisht kemi mundur t’i dedikojmë më tepër kohë  njëri-tjetrit, e pse jo dhe fansave”, shtoi Ulpiana, duke theksuar se një bisedë më tepër apo thjesht edhe një ndarje eksperience më shumë, i jep kënaqësi në këto ditë të vështira për të gjithë.

Etiketa: AustriBanorëCOVIDCOVID-19Edi RamaFacebookinfermierëizolimkarantinëKrijonKryeministri Edi RamambështetjeMjekmjekëndarjePiSPunëQeveriaRamaRrjetet socialeSARS-CoV-2SHshqipShqipëriTiranavideo
Tjetri
Gjermania thirrje Kosovës të përqendrohet te COVID-19, jo te ndarjet

Gjermania thirrje Kosovës të përqendrohet te COVID-19, jo te ndarjet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.