AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dita Ndërkombëtare i gjen romët më të rrezikuar dhe të diskriminuar

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komuniteti rom në protestë për akses në arsim, shëndetësi, punësim dhe strehim të qëndrueshëm. 8 Prill 2019. Foto: Loreta Cuka

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian denoncojnë gjuhën e urrejtjes dhe u bëjnë thirrje qeverive që të marrin masa urgjente për mbrojtjen e këtij komuniteti nga pandemia e COVID-19.

Komuniteti rom në protestë për akses në arsim, shëndetësi, punësim dhe strehim të qëndrueshëm. 8 Prill 2019. Foto: Loreta Cuka

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve më 8 prill, Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian u bënë thirrje të gjitha qeverive të Europës që të angazhohen për të lehtësuar sfidat e shumta të këtij komuniteti gjatë krizës së pandemisë së COVID-19.

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç tha përmes një deklarate për mediat se komuniteti rom është ndër grupet më të prekshme ndaj pandemisë, ndërsa theksoi se nevoja për të përmirësuar kushtet e tyre duhet të jetë edhe më emergjente.

“Çdo vit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, qeverive u kujtohet nevoja për të përmirësuar kushtet e jetesës së shumë romëve të varfëruar dhe të margjinalizuar në Evropë,  si dhe forcimi i masave për të luftuar diskriminimin me të cilin përballen ata,” tha Mijatoviç.

Komisionerja Mijatoviç shprehu shqetësimin për retorikën diskriminuese dhe rritjen e gjuhës së urrejtjes, që ka shenjestruar komunitetin rom në kuadër të pandemisë së COVID-19.

“Në Bullgari, politikanët dhe disa media u janë referuar romëve si një kërcënim për shëndetin publik dhe kanë kërkuar marrjen e masave speciale kundrejt tyre. Autoritetet vendore kanë ngritur pika të kontrollit policor rreth vendbanimeve rome për zbatimin e karantinës dhe, në një vend, kanë ngritur një gardh rreth një vendbanimi rom për të kontrolluar më mirë lëvizjet,” denoncoi ajo.

8 Prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Romëve tre dekada më parë, gjatë Kongresit të 4-t Botëror të Romëve të mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka për synim celebrimin e kulturës, historisë dhe gjuhës së komunitetit rom si dhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe vëmendjen ndaj problemeve të këtij komuniteti.

Ndonëse situata e komuniteteve rome në Europë vazhdon të jetë problematike, viti 2020 u ka shtuar atyre probleme të reja të shkaktuara nga kriza e COVID-19.

Shumica e familjeve rome jetojnë në banesa të vogla dhe të varfra, ku distancimi fizik është pothuajse i pamundur. Ata vazhdojnë të privohen gjithashtu nga aksesi në ujë të pastër dhe kanalizime, duke vështirësuar gjithashtu zbatimin e rregullave të higjienës.

Një tjetër problem është diskriminimi dhe mungesa e qasjes në sistemin shëndetësor.

“Jam e shqetësuar nga masat e miratuara nga disa vende europiane, të cilat mund te kompromentojnë të drejtat e romëve dhe pengimin e qasjes së tyre të barabartë në ofrimin e shërbimeve themelore publike, më e rëndësishmja e kujdesit shëndetësor,” tha sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Europës, Marija Pejčinović Burić.

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Komisioni Europian bëri thirrje për më shumë solidaritet me komunitetin rom.

“Duhet të bëhen përpjekje më të mëdha për t’u siguruar që romët të përfshihen në shoqëri dhe që ata të kenë qasje të barabartë me nevojat themelore,” tha komisionerja për barazinë, Helena Dalli.

“Mënyra e vetme për të kapërcyer krizën është duke punuar së bashku. Evropianët duhet t’i qëndrojnë njëri-tjetrit pranë në këto kohë. Nëse mund të ketë ndonjë gjë më ngjitëse se një virus, është solidariteti ynë,” përfundoi ajo.

Etiketa: BullgariCOVIDCOVID-19karantinëKëshilli i EuropësKëshillin e EuropësKomisioni Europiankomuniteti romKrizaMasaMediapandemiaPandemia e COVID-19PunëromromësekretarjaSHvirus
Tjetri
Ndalohet një person, kundërshtoi masat kundër COVID-19 dhe kërcënoi mjekun

Ndalohet një person, kundërshtoi masat kundër COVID-19 dhe kërcënoi mjekun

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.