AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

BSH urdhëron bankat të mos shpërndajnë fitime

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Guvernatori Gent Sejko duke folur në konferencë për shtyp më 3 gusht 2016. Foto kortezi: Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë vendosi t’i imponojë bankave të nivelit të dytë të pezullojnë çdo plan për shpërndarje fitimesh të akumuluara gjatë viteve të kaluara deri në fund të qershorit, si masë parandaluese për një hemorragji të mundshme kapitalesh të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Guvernatori Gent Sejko duke folur në konferencë për shtyp më 3 gusht 2016. Foto kortezi: Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë vendosi më 8 Prill në një vendi qarkullues të Këshillit Mbikëqyrës të ndalojë të 12 bankat e nivelit të dytë në Shqipëri të shpërndajnë fitime për një periudhë tremujore, me synimin e ndaljes së “fluturimit të kapitalit” që mund të shkaktohet nga pasiguritë ekonomike të krijuara nga Pandemia COVID-19.

Në një njoftim për shtyp, BSH deklaroi se vendimi “synon të sigurojë mbështetje për bankat, kryesisht nëpërmjet rritjes së aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme potenciale dhe për të mbështetur kredidhënien për klientët individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe”.

Kjo është hera e dytë që Banka e Shqipërisë ndërmerr një vendim të tillë që kur vendi krijoi një sistem bankar me dy nivele, afro 25 vjet më parë. Herën e kaluar, vendimi për ndalimin e shpërndarjes së fitimeve të akumuluara erdhi pas krizës financiare ndërkombëtare të vitit 2008.

Megjithatë, efikasiteti i kësaj mase sot duket i dyshimtë, për shkak se qeveria shqiptare favorizoi bankat dhe kompanitë e tjera të mëdha të shpërndanin fitimet te aksionerët me një kosto shumë të ulët, kur uli tatimin mbi dividentin duke i akorduar disa dhjetëramilionë ulje taksash bizneseve më të mëdha në vend, përfshirë bankave.

Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa masa për të lehtësuar bilancin e bankave si pjesë e përpjekjeve për të luftuar një paralizë të mundshme të kreditimit në ekonomi në kushtet e goditjes nga COVID-19.

Në një masë tjetër, BSH vendosi të klasifikojë huamarrjen e qeverisë shqiptare në euro si aktivitet me rrezik zero, nga një ponderim në masën 50% më parë, me qëllim që të lehtësojë bilancin e bankave nga nevoja për të mbajtur mjaftueshmëri kapitali në raste kur blejnë këto lloj titujsh. Sipas vendimit, i cili u publikua në Fletoren Zyrtare të 8 Prillit, bankat do të përfitojnë nga ky rregull vetëm për obligacionet në euro të qeverisë shqiptare të blera brenda këtij viti. Po në të njëjtën fletore, një ndryshim në rregulloren “Për Administrimin e Rrezikut nga Ekspozimet e Mëdha” i mundëson bankave të blejnë pa limit tituj në euro të qeverisë shqiptare. Sipas një parimi të përgjithshëm, bankave nuk u lejohet t’i japin hua një subjekti në masë më të lartë se sa 10% e kapitalit të tyre aksioner. Por nga ky rregull do të përjashtohet blerja e obligacioneve në euro të qeverisë shqiptare të emetuara gjatë këtij viti.

Aktualisht  bankat kanë akumuluar gjatë viteve të fundit një sasi depozitash në euro, të cilat kanë pasur mundësi të kufizuara investimi për shkak të politikës së deeuroizimit të ekonomisë. Masat e reja duket se do ta euroizojnë më tej vendin.

Etiketa: BankatCOVIDCOVID-19ekonomiEuroGent SejkohuaKapitalikostoMASMasambështetjepandemiaQeveriaQeveria shqiptarerrezikSejkoshqipShqipërishqiptareuljeVendimVendimi
Tjetri
Kurba ‘e qëndrueshme’; zbulohen 7 raste të reja me COVID-19

Kurba ‘e qëndrueshme’; zbulohen 7 raste të reja me COVID-19

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.