AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Kriza e COVID-19 godet për së dyti shpresat për ringjalljen e Durrësit nga turizmi

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
6 years më parë
në Artikull kryesor, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një çift duke marrë rreze dielli në plazhin e boshatisur të Durrësit. Foto: LSA

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, qyteti i Durrësit i ktheu sytë nga sezoni i ri turistik për t’u rimëkëmbur ekonomikisht –por shpresat u prenë në mes nga goditja e dytë e krizës së koronavirusit.

Sfinksi në Durrës është i boshatisur nga njerësit në ditët e ndalim-qarkullimit. Foto: LSA

Kristo Sotiri sapo kishte përfunduar riparimet e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit në hotelin e tij, kur ia behu kriza e dytë e bllokimit për shkak të epidemisë së COVID-19. Prej pesë javësh, Sotiri mban mbyllur hotelin bashkë me restorantin në Durrës, ndërsa i mban shpresat varur tek një rikthim i shpejtë në normalitet.

“Familja ime banon në të njëjtën godinë dhe nuk dua të rrezikoj shëndetin e njerëzve të mi dhe të punonjësve,” thotë Sotiri për mbylljen e plotë të aktivitetit.

Operatorët turistikë në bregdetin e Durrësit prisnin 150-200 mijë turistë të huaj këtë sezon- referuar kontratave të nënshkruara në fillim të vitit me agjencitë partnere në Europë. Por shpërthimi i epidemisë së COVID-19 i goditi rëndë shpresat e tyre, ndërsa pjesa më e madhe e prenotimeve janë anuluar ose kanë mbetur pezull.

Ndërsa shpresat për rikuperimin e tregut të brendshëm janë ende në këmbë, operatorët i thanë BIRN se vetëm hapja e shpejtë e kufijve mes vendeve të Europës do të mund të shpëtonte sadopak një sezon të dështuar nga dy goditje radhazi;  tërmeti dhe COVID-19.

Në qytetin e Durrësit, efekti i pandemisë mbi sektorin e turizmit llogaritet të jetë shumë herë më i madh se ai i tërmetit vdekjeprurës, ndërsa një pjesë e mirë e klientëve të huaj i kanë anuluar tashmë prenotimet e tyre në zinxhirin e hoteleve nga Shkëmbi i Kavajës deri në  Malin e Robit.

Edmond Basho, drejtor i agjencisë Albtours-D i tha BIRN se të gjitha kontratat dhe pagesat paraprake nga bashkëpunimi me partnerët e turizmit në Europë mbeten të ngrira – të ardhura që sipas tij mund të aktivizoheshin vetëm në kushtet e hapjes së shpejtë të kufijve dhe rinisjes së fluturimeve pa kosto financiare shtesë.

“Për turizmin ky konsiderohet një vit më i rëndë se sa viti 1997,” thotë Edmond Basho, drejtor i Albtours- D në Durrës.

“Edhe vende të tjera të Balkanit, si Greqia apo Turqia vuajnë të njejtën situatë prenotimesh të anuluara në hotelet e bregdetit,” shton Basho.

Një çift duke marrë rreze dielli në plazhin e boshatisur të Durrësit. Foto: LSA

Pasi mikpriti në 3 muajt e dimrit familjet e dëmtuara nga tërmeti, Edmond Luadhi, pronar i një restorti turistik në zonën e Golemit priste këtë verë më shumë turistë nga vendet skandinave. Përkundër pritshmërive, ai u detyrua të çojë në shtëpi stafin e tij dhe t’i vërë kyçin resortit.

“E keqja nuk mbaroi me tërmetin,” thotë Luadhi, ndërsa shton se tashmë në restort nuk ka asnjë punonjës. “Nuk mund ti mbaj pafundësisht, pasi nuk i paguaj dot. Aq më tepër që nuk dimë asgjë për të ardhmen,” shtoi ai përmes një bisede telefonike.

Por jo të gjithë parashikojnë një sezon të dështuar turistik në Durrës. Eksperti i turizmit, Tasim Besho nuk e sheh situatën aq të zymtë, ndërsa mendon se pandemia e koronavirusit do ta frenojë vetëm përkohësisht lëvizjen e turistëve të huaj drejt Shqipërisë.

“Covid-19 nuk i dëmton resurset e turizmit në vend. Rëra, deti, ushqimet BIO apo trashëgimia kulturore, fatmirësisht mbeten të paprekura. Mjafton të jemi të përgatitur për momentin kur do të hapen rrugët ajrore dhe të mos heqim dorë nga promovimi i burimeve turistike,” tha Besho për BIRN.

Duke e parë gjysmën e gotës plot, Besho thotë se infrastruktura turistike në zonën mes Durrësit dhe Kavajës është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit, ndërsa numëron të paktën 10 restorte që në tre vitet e fundit kanë pritur një numër konstat prej gati 200 mijë turistësh në vit.

Turistët vijnë nga Polonia, Çekia dhe Ukraina, por edhe nga vendet Skandinave, ndërsa transferimi i tyre vajtje – ardhje bëhet në grupe të mëdha me avionët charter, që prenotohen nga kompanitë turistike shqiptare.

“Lëvizja masive e turistëve të huaj nis në muajin qershor dhe ne urojmë që hapja e kufijve të ndodhë sa më shpejt dhe që dëmet për turizmin në vendin tonë të jenë minimale,”përfundoi Besho.

Rrugët e boshatisura të Durrësit në ditën e Sulltan Nevruzit. Foto: LSA
Etiketa: 1997BIRNCOVIDCOVID-19DurrësEdmond BashoGreqiainfrastrukturakostoKristo SotiriKrizandalimpaktpandemiaPoloniaSHShkëmbi i KavajësshqipshqiptareturistTurizmiTurqiaUkraina
Tjetri
Përvjetore në izolim: Pandemia ka transformuar përkujtimet e luftës në Kosovë

Përvjetore në izolim: Pandemia ka transformuar përkujtimet e luftës në Kosovë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.