AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Bukën tonë të karantinës, jepna neve sot…

Edit InotaingaEdit Inotai
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një shef hungarez i Shoqatës së Gastronomisë duke përgatitur ushqim për punonjësit mjekësor të vijës së parë. Foto: Attila Polyak.

Kriza e koronavirusit ka nxitur lloje të ndryshme solidariteti në Hungarinë e polarizuar – të paktën në qytetet kozmopolitane.

Një shef hungarez i Shoqatës së Gastronomisë duke përgatitur ushqim për punonjësit mjekësor të vijës së parë. Foto: Attila Polyak.

Reportazhi i kësaj jave vjen nga Hungaria, ku bizneset dhe bamirësit kanë gjetur mënyra inovative për të nxitur një ndjenjë solidariteti gjatë pandemisë së koronavirusit.

“A Table” është një pastiçeri e stilit francez në Budapest, e njohur për kafenë e saj aromatike, kruasantët e freskët dhe ëmbëlsirat që të shkon goja lëng. Kur kufizimet për të frenuar përhapjen e koronavirusit mbyllën kafenetë, pastiçeria vendosi të provonte diçka të re.

“Thjesht po mendonim disa ide të reja biznesi me themeluesin e “A Table!” kur kriza e koronavirusit goditi Hungarinë, kështu që vendosëm të fillonim projektin “buka e karantinës”, tha për BIRN Gyorgy Rado, një nga ideatorët e nismës.

Ata kishin dy qëllime: t’i mbanin njerëzit në shtëpi dhe t’i mbajnë punonjësit në punë.

“Buka e karantinës” u lejon ofron njerëzve që janë të mbyllur në shtëpi mundësinë që të porosisin produkte të freskëta të sapo pjekura – të paketuara në mënyrë higjienike- të cilat më pas i sjellin në derën e shtëpisë tuaj vullnetarë të veshur me pajisje mbrojtëse dhe që ndjekin protokolle të rrepta (siç është rënia e ziles së derës vetëm me bërryla).

Më shumë një sipërmarrje sociale sesa një bamirësi, nisma synon të jetë e përballueshme. Dorëzimet kushtojnë midis dy dhe katër euro, në varësi të madhësisë së pakos.

“Unë besoj se një nga mësimet kryesore të krizës financiare të vitit 2009 ishte që nëse njerëzit reduktojnë shpenzimet e tyre, kjo i përkeqëson më shumë gjërat”, tha Rado. “Ne donim sidomos të ndihmonim të moshuarit, por edhe të vazhdonim biznesin në pastiçerinë tonë. Duket se funksionon. Nuk kemi ndonjë fitim nga kjo, por të paktën mund t’i mbajmë në punë të gjithë punonjësit.”

Pas dy javësh, kërkesa po rritet, me rreth 100 pako të dorëzuara çdo ditë, shtatë ditë në javë. Për Pashkë, pastiçeria planifikon të bëjë ëmbëlsira speciale me rast feste.

“Pjesa më problematike është të gjesh vullnetarë për dërgesat”, tha Rado, i cili nuk përjashton mundësinë që dorëzimi në shtëpi të mund të bëhet një model biznesi që do të vazhdojë edhe pas pandemisë.

“Mund të shndërrohet në një lloj kulture në Hungari. Ata që do të ishin më entuziastët, të rinj në të 20-tat, zakonisht jetojnë me prindërit e tyre, kështu që është e kuptueshme nëse nuk duan të rrezikojnë shëndetin e tyre. Aktualisht, 90 për qind e vullnetarëve tanë janë stafi i pastiçerive.”

Një vullnetare duke i dorëzuar një pako “buke karantine” një banori te Budapestit. Foto kortezi e projektit Buka e Karantinës.

Ndërsa Hungaria lufton kundër përhapjes së koronavirusit, sipërmarrje të tilla sociale po lulëzojnë. Sipërmarrjet ushqimore, në veçanti, po i bashkojnë njerëzit në mes të këtij izolimi.

Shoqata Hungareze e Gastronomisë ka ndërmarrë një nismë të bazuar në bamirësi për të siguruar ushqim për mjekët dhe infermierët. Ushqimi spitalor në Hungari është jashtëzakonisht i keq dhe themeluesit e shoqatës menduan se “heronjtë e kohës sonë” meritonin të ushqeheshin më mirë.

“Duhet të anulonim dy konkurse gastronomike për shkak të koronavirusit”, tha bashkëthemeluesja Dora Bittera. “Shumica e restoranteve në Budapest u desh të mbylleshin dhe shumë kuzhinierë të shkëlqyer kanë ngelur në mes të rrugës. Ne nuk mund t’u ofrojmë atyre punësim, por puna e tyre është shumë e nevojshme.”

Tre kuzhinier gatuajnë 100-130 racione të bollshme dhe që ngrohen lehtë çdo ditë në një restorant në qendër të qytetit. Ushqimi paketohet në kuti për t’u shpërndarë më pas në tre spitale në Budapest, ku ato mund të ngrohen shpejt me mikrovalë.

“Anëtarët e shoqatës të gjithë dhurojnë ato që kanë”, tha Bittera. “Dje dikush ofroi 440 kilogram mish viçi. Një nga anëtarët tanë, një kasap, doli vullnetar ta priste mishin në copa. Një person tjetër telefonoi për të ofruar 100 kilogram kërpudha. Një restorant me yje Michelin pranoi ta përgatiste dhe ndante në racione ushqimin.

“Të gjithë përbërësit janë të nj cilësie të lartë dhe janë falas. Edhe pastiçeritë po kontribuojnë me pastat dhe bonbonet e tyre me famë botërore.”

Ajo shtoi se mjekët, infermierët dhe drejtuesit e autoambulancave ndonjëherë emocionohen kur shohin ushqimin.

“Është thjesht një shenjë e vogël vlerësimi nga shoqëria”, tha ajo.

Jeta në karantinë: njerëzit duke ndjekur një koncert të kuintetit të Orkestrës Filharmonike të Gyorit në rrugën Tibor Dery në Gyor, Hungari, 8 prill 2020. Foto: Csaba Krizsan.

Stilistë dhe artistë kanë ndërmarrë gjithashtu projekte solidariteti.

Nanuschka, e famshme në industrinë hungareze të modës që gëzon miliona euro mbështetje nga buxheti i shtetit, njoftoi se do të prodhonte çdo javë 5,000 maska ​​mbrojtëse për spitalet, duke përdorur materiale luksoze.

Disa teatro në Budapest – të cilët janë mbyllur që kur Hungaria mori masat parandaluese në mes të marsit – gjithashtu kanë hyrë në veprim, duke prodhuar maska ​​dhe doreza.

“Në frymën e përgjegjësisë sociale, Teatri Katona Jozsef po përgatit maska ​​për njerëzit që punojnë në sektorin e shitjes me pakicë”, shkroi Gabor Mate, drejtori i një prej teatrove më të njohura të Budapestit, në një postim në Facebook. “Puna e tyre është e domosdoshme për ushqyerjen afatgjatë të shoqërisë hungareze.”

Margit Feischmidt, një hulumtuese në Akademinë e Shkencave në Hungari, tha: “Ka shenja të qarta solidariteti në shoqërinë hungareze, por kryesisht ndaj njerëzve me të cilët mund të identifikoheni – sidomos anëtarë të familjes dhe fqinjët.”

Por ajo tha që ishte shumë herët për të folur për një epokë të re unitetit në një vend që është i polarizuar politikisht dhe ka pabarazi të mëdha midis zonave urbane dhe rurale.

“Lëvizjet që ne shohim janë kryesisht projekte kozmopolite. Është fantastike që ka kaq shumë mbështetje për mjekët dhe infermierët. Ata absolutisht e meritojnë atë. Ekziston edhe një sasi e madhe solidariteti me të moshuarit.

“Por pyetja tjetër është: Çfarë do të ndodhë me njerëzit që janë me të vërtetë të varfër, ata që kanë humbur vendet e punës dhe nuk kanë kursime? Kam frikë se solidariteti i shoqërisë nuk do të jetë i mjaftueshëm.”

“Shumë gjëra do të varen nga shteti – jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në atë moral. Egoizmi është i pranishëm në çdo shoqëri, por nëse shteti është i gatshëm të tregojë një shembull pozitiv, shoqëria është e gatshme ta ndjekë atë.”

Përgjegjësia e shtetit dhe qeverisë është një çështje që theksohet nga Katalin Cseh, një eurodeputete për Momentum, një parti e re hungareze që fitoi 10 për qind të votave në zgjedhjet e Parlamentit Europian të majit të kaluar.

Eurodeputetët po punojnë të gjithë nga shtëpia, kështu që Cseh vendosi të regjistrohej si vullnetare në sektorin e shëndetësisë hungareze (ajo është trajnuar si doktoreshë).

Dhe ajo nuk është e vetmja. Një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë Jobbik dhe një anëtar i partisë në pushtet Fidesz njoftuan se ata do të lënë mënjanë detyrat e tyre politike për të punuar si vullnetarë kujdesi shëndetësor.

“Nuk kisha asnjë dyshim që duhej të shkoja vullnetare”, tha Cseh për BIRN në një intervistë telefonike. “Ndoshta mund të lehtësoj punën e disa kolegëve më të vjetër që janë më në rrezik.”

E pyetur për kushtet nëpër spitale, ajo tha se ngjante tamam si ajo qetësia para stuhisë.

“Mjekët dhe infermierët i vlerësojnë shumë donacionet dhe mbështetjen që ata marrin nga shoqëria. Por nuk mund ta mbash këtë sistem me duartrokitje dhe gjeste që bëhen vetëm një herë. Unë shpresoj seriozisht se kjo krizë do të sjellë një ndryshim në të menduarit politik dhe në qeverisje.”

“Ne të gjithë shohim se ata që luftojnë tani në vijën e parë janë njerëz që janë vlerësuar më pak nga shteti. Tani është koha që shoqëria të bëjë presion mbi politikën dhe të sillen ndryshime.”

Ndoshta koha për ndryshime të tilla po mbaron. Index.hu, faqja më e njohur e lajmeve në Hungari, ka raportuar se uria është një kërcënim më i madh për shëndetin sesa koronavirusi në pjesët më të pazhvilluara të vendit.

Për shkak të ndërprerjes së punës së shumë industrive, disa fshatra po shohin më shumë se 60 vetë në ditë që ngelin pa punë. Pa pasur kursime mënjanë, të papunët e rinj përpiqen të ushqejnë fëmijët e tyre. Çmimet e ushqimeve janë rritur shumë nëpër dyqanet lokale dhe komunat shpesh janë shumë të dobëta ose nuk dëshirojnë t’i ndihmojnë ata.

Shumë komentues paralajmërojnë se kriza e koronavirusit do të përkeqësojë më tej pabarazitë dhe tensionet sociale. Në këtë rast, projektet e bamirësisë nuk do t’i mbajnë dot gjallë për shumë kohë njerëzit në nevojë.

Etiketa: BIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitEuroFacebookFideszHungariinfermierëkarantinëKrizaKultureLokaleMaskambështetjeMjekmjekënismapaktParaPiSPunaPunërrezikSHspitaletvullnetarëZgjedhjet
Tjetri

Epidemia e COVID-19 shtrenjton ushqimet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.