AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mijëra gjoba në një javë, ndërsa karantinën e theu edhe një shef policie

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjes te plicise duke ushtruar kontrolle. Foto ilustruese : LSA

Policia e Shtetit ka gjobitur 2071 qytetarë të cilët lëviznin pa arsye, ndërsa dhjetra të tjerë janë penalizuar për shkelje të ndryshme. Një shef i policisë rrugore në Vlorë u pezullua nga detyra pasi po luante futboll në orarin e ndaluar.

Punonjes te plicise duke ushtruar kontrolle. Foto: LSA

Policia e Shtetit njoftoi se mijëra qytetarë thyen rregullat e karantinës gjatë javës së kaluar, mes të cilëve edhe shefi i policisë rrugore në Vlorë, i cili është pezulluar nga detyra. Sipas të dhënave të raportuara nga Policia, nga e diela e kaluar më 6 prill  janë penalizuar me nga 10 mijë lekë gjobë 2071 qytetarë, pasi janë konstatuar të lëviznin në këmbë ose me biçikleta pa ndonjë arsye. Gjithashtu, janë gjobitur me nga 20 mijë lekë dhe u janë bllokuar automjetet për tre muaj 13 qytetarëve, pasi kanë qëndruar në parqe jashtë orareve të lejuara.

Gjatë së njëjtës periudhë, Policia ka identifikuar 4 persona që kanë shkelur karantinën e detyrueshme, duke i ndëshkuar ata me 700 mijë lekë gjobë secili.

Mes personave që kanë thyer orarin e karantinës ka qenë edhe Shefi i Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë, i cili ishte duke luajtur futboll në një kalçeto në pyllin e Sodës së bashku me nëntë persona të tjerë. Shefi i qarkullimit është pezulluar nga detyra, ndërsa të 10 personat janë ndëshkuar duke u karantinuar për 14 ditë.

Gjashtë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë. Të premten u arrestua edhe një person i kërkuar, Orgest Bilbili nga Lushnja, i cili, pasi refuzoi të tregonte lejen e dalies kundërshtoi një punonjës policie dhe i drejtoi armën duke e kërcënuar se do ta vriste.

Sipas të dhënave të raportuara nga policia, gjatë kësaj jave ka pasur rritje të numrit të qytetarëve që nuk respektojnë oraret kufizuese të përcaktuara nga qeveria. Gjatë shtatë ditëve të fundit, 39 tregtarë e administratorë lokalesh janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin e tyre jashtë orarit të lejuar dhe janë gjobitur nga policia. Katër lokale janë konstatuar në shkelje të masave në mënyrë të përsëritur dhe është vendosur mbyllja e aktivitetit të tyre për një periudhë 6-mujore, ndërsa një bukëpjekës është proceduar penalisht, pasi nuk i është bindur urdhrit për mos-ushtrim të aktivitetit.

Policia ka ndëshkuar edhe 291 drejtues mjetesh për shkelje të urdhërit të ndalim qarkullimit; ka proceduar penalisht 8 të tjerë  për drejtim të parregullt të mjetit e në gjendje të dehur dhe 6 persona janë arrestuar pasi drejtonin mjete motorrike pa leje drejtimi.

 

Etiketa: ArmëkarantinëLokalendalimPoliciaPolicia e ShtetitQeveria
Tjetri
Varkat në breg: Peshkatarët vuajnë pasojat indirekte të krizës së COVID-19

Varkat në breg: Peshkatarët vuajnë pasojat indirekte të krizës së COVID-19

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.