AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Si të kapërcejmë trilemën e pandemisë

Harold JamesngaHarold James
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Krizat gjithmonë të detyrojnë të bësh një zgjedhje. Përgjigja e dikujt mund të jetë dritëshkurtër, e pushtuar nga paniku dhe shkatërruese, ose mund të jetë radikale, inovative dhe konstruktive. Nuk ka asnjë arsye pse të mendojmë se zgjedhjet që ne bëjmë si përgjigje të kësaj krize nuk mund të shkaktojnë dinamizëm dhe elasticitet afatgjatë.

Foto ilustruese: Pixabay.

Kriza e koronavirusit po detyron një rivlerësim të mënyrës se si funksionon qeveria dhe ekonomia. Siç argumenton Matthew M. Kavanagh nga Universiteti Xhorxhtaun në The Lancet, pandemia ka zbuluar një trilemë: është e pamundur të kesh një shoqëri mjekësore të shëndetshme, një ekonomi të shëndetshme dhe një demokraci të shëndetshme në të njëjtën kohë.

Implikimi është se nëse duam që linjat ajrore të vazhdojnë të fluturojnë dhe restorantet dhe baret të jenë të mbushur me njerëz, shumë njerëz do të duhet të sëmuren dhe të vdesin. Nga ana tjetër, nëse i mbyllim këto aktivitete, rënia ekonomike do të jetë shumë më e rëndë sesa kriza globale financiare e vitit 2008, me norma papunësie të ngjashme me ato të Depresionit të Madh – ndoshta edhe shumë më të larta. Shumë nga bizneset – veçanërisht dyqanet, restorantet dhe ofruesit e vegjël të shërbimeve – që janë mbyllur “përkohësisht”, në fakt, nuk do të hapen më kurrë.

Teksa mendon për natyrën e krizës aktuale, mund të imagjinohet një sistem rigoroz dhe ndërhyrës për identifikimin e individëve të infektuar dhe gjurmimin e menjëhershëm të kontakteve të tyre. Me teknologjinë moderne të mbikëqyrjes, është e mundur të përcaktohet se kush ishte ulur pranë jush në autobus, ose kush ju dorëzoi një faturë kur shkuat në dyqan. Por ndërkohë që një informacion i tillë mund të jetë jashtëzakonisht i vlefshëm për të frenuar infeksione, mbledhja e tij nënkupton një humbje po aq të madhe të privatësisë.

Për momentin, e vetmja shoqëri që i afrohet më shumë skenarit të mbikëqyrjes nga ana e shtetit është Kina, ku çdo veprim monitorohet dhe pastaj “vlerësohet” nga shteti. Në të vërtetë, siç kanë theksuar shumë komentues, përgjigja e Kinës ndaj krizës së COVID-19 duket se ka qenë më efikase se ajo e çdo vendi tjetër.

A do të thotë kjo se nëse dikush dëshiron të ketë një demokraci, ai duhet të zgjedhë midis një ekonomie të shëndetshme dhe një popullate të shëndetshme, ndërsa nëse dikush dëshiron një ekonomi të shëndetshme, duhet të zgjedhë lirinë politike ose mirëqenien fizike? Në makroekonomi, kjo lloj zgjedhje njihet si trilemë.

Trilema të tilla (ose “trinitete të pamundura”) nuk janë të reja për makroekonomistët. Në fillim të viteve 1960, ekonomistët Robert Mundell dhe John Fleming theksuan se kurset fikse të këmbimit janë të pajtueshëm me lëvizjen e lirë të kapitalit ose një politikë monetare të pavarur, por jo me të dyja këto në të njëjtën kohë. Dhe, së fundmi, Dani Rodrik nga Universiteti i Harvardit ka zbatuar idenë e një trileme në globalizim, duke argumentuar se “demokracia, sovraniteti kombëtar dhe integrimi ekonomik global janë reciprokisht të papajtueshëm: ne mund të kombinojmë ndonjë nga të tria, por nuk i kemi kurrë të tria kot njëkohësisht dhe plotësisht”.

Për fat të mirë, nduke e inspektuar më nga afër, ky mendim për zgjedhje të pamundura rezulton të jetë i gabuar. Ekonomistët modernë hedhin poshtë idenë e makro trilemës klasike, sepse rezulton se kurset fleksibël të këmbimit në të vërtetë nuk ofrojnë më shumë hapësirë ​​për hartimin e politikave monetare. Për më tepër, asnjë prej pikave në trekëndësh nuk është absolute: nuk ka ekziston diçka e tillë si kurse këmbimi plotësisht fikse, sepse edhe fiksimi më i vogël mund të prishet. Po kështu, kapitali kurrë nuk lëviz plotësisht lirisht, pasi gjithmonë ekziston një paragjykim i brendshëm. Dhe madje edhe në një ekonomi të mbyllur, politika monetare do t’i nënshtrohej sinjaleve të jashtme.

Përkrahësit e trilemave më të fundit duhet të dëgjojnë mësimet e debatit origjinal makroekonomik. Asnjë vend nuk ka sovranitet të plotë, sepse ngjarjet e jashtme dhe globale gjithmonë do të ndikojnë në mënyrën se si qeveritë bëjnë zgjedhje. As një vend apo një popull nuk mund të ketë kurrë demokraci të plotë, sepse një nivel i vendimmarrjes gjithmonë do të varet nga dëshirat e të tjerëve, ose do t’i delegohet organeve përfaqësuese. Po ashtu, ne nuk do të kemi kurrë një globalizim të plotë, sepse njerëzit dhe qeveritë e tyre gjithmonë do të bëjnë tolerime të veçanta për mjedisin lokal ose vendas.

Përfundimi është se në botën e vërtetë, tregtia e dukshme nuk është gjithmonë absolute; përkundrazi, ato janë të diskutueshme, apo edhe zhgënjyese. Në rastin e COVID-19, ne duhet të mbrojmë shëndetin publik duke ruajtur edhe strukturën sociale dhe politike të jetës sonë. Për këtë qëllim, tashmë është e qartë se publikimi dhe shpërndarja e informacioneve mjekësore përtej kufijve do të jetë i domosdoshëm për organizimin e një përgjigje të koordinuar efikase, jo vetëm për këtë pandemi, por edhe për sfida të ngjashme në të ardhmen. Është gjithashtu e qartë se përgjigjja ndaj krizës absolutisht duhet të përfshijë testime të gjera dhe gjurmim të kontakteve, gjë e cila sjell një humbje të pjesshme – por sigurisht jo një humbje të plotë – të privatësisë.

Sa i përket implikimeve ekonomike të pandemisë, përveç një goditjeje afatgjatë në rritjen e ekonomisë, virusi ka krijuar edhe mundësi të reja. Merrni në konsideratë fushën e telemjekësisë, e cila lejon vizita mjekësore virtuale, analiza gjaku të vetë-administruara dhe shumë forma monitorimi në distancë. Profesioni i mjekut i ka penguar gjithmonë këto risi, duke këmbëngulur në ekzaminimet fizike dhe gjëra të tjera të një epoke që tashmë ka kaluar. Tani, mjekësia dhe shumë industri të tjera po hulumtojnë më në fund mundësitë e ofruara nga teknologjitë e informacionit dhe komunikimit të shekullit XXI. Është e lehtë të imagjinosh shumë kompani dhe sektorë që vazhdojnë të zbatojnë praktikat e reja që kanë zhvilluar gjatë pandemisë pasi kjo e fundit të ketë kaluar.

Krizat, sipas përkufizimit, gjithmonë detyrojnë të bësh një zgjedhje. Përgjigja e dikujt mund të jetë dritëshkurtër, e pushtuar nga paniku dhe shkatërruese, ose mund të jetë radikale, inovative dhe konstruktive. Vlen të kujtohet se përveç Kinës, Koreja e Jugut ka arritur gjithashtu ta kontrollojë përhapjen e virusit dhe e ka bërë këtë pa hequr dorë nga demokracia e saj. Nuk ka asnjë arsye pse të mendojmë se zgjedhjet që ne bëjmë si përgjigje të kësaj krize nuk mund të shkaktojnë dinamizëm dhe elasticitet afatgjatë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Navigating the Pandemic Trilemma.

Etiketa: COVIDCOVID-19demokracidemokraciaekonomiEkonomiaglobalizimIntegrimiKapitaliKESHKinaKorejaKrizakrizeMjekmjekëMonitorimipandemipandemiapanikuProject SyndicateQeveriaSHtestimevizitazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Ndryshimi midis Lindjes dhe Perëndimit sa i takon kontrollimit të COVID-19

Ndryshimi midis Lindjes dhe Perëndimit sa i takon kontrollimit të COVID-19

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.