AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Një krizë më e lehtë nga sa kemi parë në të shkuarën

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Pixaby.

Ekonomia e Shqipërisë pritet të bjerë me 5% në vitin 2020 si pasojë e paralizës së shkaktuar nga koronavirusi. Por kjo rënie duket krahasimisht më e lehtë se sa katastrofat ekonomike që Shqipëria ka pësuar falë politikanëve të saj.

Ilustrim nga Pixaby.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se ekonomia shqiptare do të bjerë me 5% gjatë këtij viti për shkak të pandemisë. Në terma monetarë, kjo nënkupton asgjësimin e afro 87 miliardë lekëve Prodhim Kombëtar ose rreth 700 milionë euro. FMN parashikon gjithashtu që ekonomia do të mund të ringrihet në vitin 2021, duke u rritur me 8% ose 132 miliardë lekë [1.05 miliardë euro]. Në rast se nuk do të ketë ndonjë goditje tjetër, në fund të vitit 2021 Shqipëria do të ketë rikuperuar në masën 1.5 herë humbjet e pësuara nga pandemia.

Gjithsesi, çdo gjë varet nga shumë të panjohura dhe vlerësimet e FMN-së për këtë vit apo për vitin e ardhshëm duhet të shikohen si parashikime të pasigurta. Parashikimet ekonomike janë jo shumë të sakta edhe në kohë normale, ndërsa pasaktësia shtohet në kohë anormale.

Por nëse e marrim si të mirëqenë parashikimin e FMN-së dhe shohim çfarë krizash kanë shkaktuar politikanët tanë pa pasur nevojën e pandemisë, mund të themi me siguri se dëmet e pandemisë janë krahasimisht më të lehta.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar të dhëna për ecurinë e ekonomisë shqiptare për periudhën 1980-2021. Këto të dhëna tregojnë se Shqipëria ka vuajtur katër kriza të mëdha ekonomike përgjatë kësaj periudhe, përfshirë edhe këtë aktualen. Në periudhën 1980-1992, Prodhimi i Brendshëm Bruto ra në tre raste, në vitin 1985, në vitet ’87-’88 dhe në vitet ’90-’92. Në këto kohë, Shqipëria nuk vuajti nga ndonjë pandemi apo sëmundje infektive. Sëmundja e vetme ishte keqadministrimi politik i vendit nga kasta e regjimit komunist. Krizat e viteve 1980, të cilat në memorien kolektive janë mishëruar me radhët e gjata dhe mungesën e produkteve të bulmetit apo të mishit në vend duket se kishin në rrënjë një numër vendimesh tragjike politike, nga vendimi për të izoluar vendin nga bota në vitin 1978, te vendimi famëkeq i tufëzimit të bagëtisë në vitin 1982. Kjo krizë u shoqërua me një shpërthim demografik, rritje e shpejtë e popullsisë, shoqëruar me ezaurimin e burimeve natyrore të vendit dhe rënien drastike të çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar.

Edhe përgjatë viteve ‘80, qeveria e kohës i mbante shqiptarët nëpër llogore me pushkë druri në pritje të një armiku që nuk ekzistonte.

Ekonomia shqiptare në atë kohë ishte shumë e prapambetur, ku 63% e popullsisë jetonte në fshat ndërsa industria ishte e kufizuar te minierat, veshjet dhe këpucët. Energjitë e pakta ekonomike të vendit shpërdoroheshin duke mbajtur në këmbë një ushtri të stërmadhe, të pajisur me armatime të tre dekadave më parë dhe për të ushqyer dhjetëramijëra oficerë që bënin lojë luftash, por që me gjasë, shërbenin vetëm për të kërcënuar popullsinë që të mos ngrihej kundër partisë në pushtet.

Në vitet 1990-1992, ndërsa regjimi ofroi rezistencën e fundit përballë logjikës, vendi humbi pothuajse të gjithë industrinë që kishte. Ekonomia ra me 10% në vitin 1990, me 28% më 1991 dhe me 7.2% më 1992. Në këtë kohë, aktiviteti ekonomik ishte paralizuar deri në atë pikë sa vendi u detyrua të jetojë për shumë muaj falë ndihmave ushqimore ndërkombëtare.

Me qindramijëra shqiptarë nxituan të arratisen nga vendi, ku ngërçi politik i viteve ’80 e bëri të vështirë sigurimin e ushqimeve bazë.

Kryesisht falë remitancave të këtyre emigrantëve, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit arriti nivelin e vitit 1989 në vitin 1996.

Por pikërisht në këtë pikë, një krizë e re politike e shkaktuar nga papërgjegjshmëria më e pabesueshme në menaxhimin e ekonomisë, rrëzoi shtetin edhe një herë, duke u shoqëruar me kaos social dhe njerëz të armatosur në rrugë. Kriza e vitit ’97, e cila pasoi mungesën e gatishmërisë së qeverisë së kohës për të mbyllur skemat piramidale mashtruese.

Aktiviteti ekonomik u paralizua nga fillimi i marsit, kur administrata publike pushoi së funksionuari, deri rreth muajit shtator, kur armët e një lufte gjithashtu virtuale (shumica e të shtënave drejtoheshin në ajër kundër një armiku të padukshëm), më në fund pushuan. Por e gjithë kjo tragjedi që kishte një notë komike gjithashtu, shkaktoi një rënie ekonomike në masën 11%. Vendit iu desh pak më shumë se një vit që të kompesonte humbjet.

Ekonomia shqiptare ka njohur së paku edhe katër kriza më të vogla ekonomike të shkaktuara pa rrezikun e ndonjë pandemie. Në vitin 2002, një krizë energjetike e shoqëruar nga një keqadministrim i burimeve ekonomike e financiare të vendit, e la Shqipërinë pa drita për shumë orë në ditë për shumë muaj me radhë, duke bërë që rritja ekonomike e vendit atë vit të ishte 4.5% në një kohë që mund të ishte 7 apo 8. Një krizë e tillë u përsërit në vitin 2007, ku ajo që u quajt një “gabim njerëzor” shkaktoi sërish keqmenaxhimin e burimeve energjetike të vendit. Kriza e katërt duket se filloi rreth vitit 2011 e vijon edhe sot, me rritje ekonomike shumë të ngadaltë dhe me qeveri që zgjedhin të abuzojnë me financat publike për llogari të mbështetjes së sistemeve të qeverisjes klienteliste.

Por në çdo rast, nëse shohim krizën aktuale të shkaktuar nga një virus i padukshëm që po luftohet mes të tjerash edhe me autoblinda në rrugë dhe krizat e viteve ’92 dhe ’97, mund të themi se pandemia do të na shkaktojë shumë më pak probleme se sa politika shqiptare.

Etiketa: AdministrataAdministrata publikeArmëEkonomiaEkonomia shqiptareEuroFinancatFMNKrizaLufteMASpandemipandemiaprodhimQeveriaRritja ekonomikeSHshpërthimshqipShqipëriashqiptareshtatorskemat piramidaleushtriVendimivirus
Tjetri
Të mbijetuarit e COVID-19 rrëfejnë betejën me frikën dhe sëmundjen

Të mbijetuarit e COVID-19 rrëfejnë betejën me frikën dhe sëmundjen

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.