AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

E Premtja e Zezë; besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët nga ekrani

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kremtimi i Pashkëve Ortodokse në Katedralen Krishti u Ngjall në Tiranë, e zbrazur si pasojë e rregullave të distancimit social për shkak të epidemisë së koronavirusit COVID-19 | Foto : Nensi Bogdani

Ndryshe nga vitet e tjera kur për të hyrë në ambjentet e brëndshme të katedrales në ditën e Epiafit ishte gati e pamundur për shkak të turmës së ngjeshur të qindra besimtarëve, këto Pashkë u shënuan në shtëpi nga besimtarët ortodoks.

Kremtimi i Pashkëve Ortodokse në Katedralen Krishti u Ngjall në Tiranë, e zbrazur si pasojë e rregullave të distancimit social për shkak të epidemisë së koronavirusit COVID-19 | Foto : Nensi Bogdani

Me një muzikë funebre në sfond, ceremonia e Epitafit këtë të Premte të Zezë të Pashkëve Ortodokse u përcoll në një katedrale të boshatisur, pa besimtarë, pa korin e njerëzve që citojnë njëzëri vargjet e psalmit gjatë liturgjisë, e pa dritat e shumta të qirinjve të ndezur në kujtim të vdekjes së Krishtit.

Ndryshe nga vitet e tjera në sallën e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë gjendeshin vetëm kameramanë që transmetonin ceremoninë live në shtëpitë e besimtarëve.

“Besimtarët janë shumë të mërzitur,” u shpreh At Nikolla para ceremonisë së Epitafit, duke theksuar se ka nivele besimtarësh dhe intelektualësh që janë tepër të devotshëm dhe janë dëshpëruar se nuk mund të kremtojnë Pashkët ashtu siç duhet.

Dita e Epitafit shenjon dhe vdekjen e Krishtit në kryq, dhe në mbrëmje mbahet ceremonia e Epitafit në Kishë, ose procesi i “varrimit” të Krishtit.

Si në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, pandemia e krijuar prej COVID-19 ka sjellë anullimin e të gjitha aktiviteteve dhe ceremonive që sjellin grumbullimin e qytetarëve, dhe si pasojë edhe Pashkët nuk janë festuar me vizita në kishë siç e do dhe tradita.

Mesazhi i Kryepeshkopit Anastas për këto Pashkë u fokusua tek mospasja e frikës gjatë kësaj situate të jashtëzakonshme që ka krijuar përhapja e pandemisë.

“Është nevojë urgjente që të marrim pjesë në betejën për çlirimin nga sindroma e frikës, e cila po përhapet rreth nesh në mënyrë të pakontrolluar. Nuk do të na braktisë Perëndia!”,  tha hirësia e tij Anastasi duke theksuar se diçka e mirë do të dalë edhe nga kjo sprovë e madhe.

Besimtarët ortodoks në Shqipëri kanë lyer dhe përgatitur vezët e Pashkës personalisht në shtëpitë e tyre, por drita e Pashkës këtë vit për shkak të ndalimit të grumbullimeve, nuk do të shpërndahet në Kishë, por do të ndizet nga vetë banorët në shtëpitë e tyre,  siç nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër që nga lejimi i besimit fetar pas rënies së regjimit komunist.

“Besimtarët kanë frikën e izolimit të komunitetit më shumë sesa frikë për veten e tyre,” shpjegoi At Nikolla duke vënë në pah rëndësinë që besimtarët i japin komunitetit të tyre.

Nga ana tjetër, kryepeshkopi Anastas pranoi se në kushtet e izolimit gjatë këtyre javëve, mendimi dhe sjellja janë robëruar nga koronavirusi, por në mesazhin e tij për qytetarët e Shqipërisë ai thekson se nuk duhet ta lejojmë këtë armik të padukshëm të na gjunjëzojë.

“Teksa qëndrojmë në shtëpi nuk duhet të izolohemi, përkundrazi, le ta mbështesim njëri-tjetrin, me fjalë, me veprime të thjeshta, me heshtje të mbushur plot dhembshuri, me dëshirë të mirë dhe me gëzim”, ka qenë thirrja e kryepiskopit të Shqipërisë Anastasi.

Ai shtoi se nuk duhet të kufizohemi duke mbështetur vetëm familjen tonë, por duhet ta zgjerojmë interesimin tonë dhe tek miqtë, tek ata që ndodhen afër dhe larg. Kjo për arsye se kjo luftë e paparë ndonjëherë, do të fitohet me anë të mobilizimit të përgjithshëm mbarënjerëzor të solidaritetit.

“Sivjet nuk do të mund ta transmetojmë dritën e Ngjalljes nga njëra llambadhe te tjetra. Le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mospasurit frikë, që na fal Krishti, nga njëra zemër te tjetra,” përfundoi Anastasi, duke uruar “Pashkë tē mbarë, vëllezërit e mi”.

Etiketa: BanorëbesimtarëCOVIDCOVID-19Kryepeshkopi AnastasNensi BogdaniortodokspandemiaParaPashkëtSHshqipShqipërivizita
Tjetri
Banka e Shqipërisë kritikon qeverinë për kaosin e shpenzimeve

Qeveria ka pranuar të shtyjë planet për Korporatën e Investimeve dhe Amnistinë Fiskale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.