AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Sindikatat kërkojnë mbrojtje të punëtorëve të fasonerive

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punëtor në sektorin e ndërtimit. Foto Ilustruese. Geri Emiri

Disa sindikata dhe organizata i bënë thirrje qeverisë të marrë masa të rrepta për të mbrojtur punëtorët e fabrikave nga rreziku i infektimeve me koronavirusin e ri, pasi një fabrikë fason në Krujë u bë gjatë ditëve të fundit një vatër e madhe e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Punëtor në sektorin e ndërtimit. Foto Ilustruese. Geri Emiri

Një numër sindikatash dhe organizatash të shoqërisë civile bënë thirrje për një komunikim më të gjerë mes punëdhënësve, punëmarrësve dhe qeverisë për të trajtuar problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit të ri, si dhe për të gjetur me mirëkuptim zgjidhjet e mundshme.

Sindikatat sugjerojnë që punëdhënësit dhe punëmarrësit të arrijnë një kompromis për pagesë të pagave të pjesshme gjatë periudhës së bllokimit të punës si dhe nxisin qeverinë të mbulojë një pjesë të kostove të biznesit për të mundësuar vijimin e jetës sa më normalisht të jetë e mundur. Sindikatat sugjerojnë gjithashtu që punëdhënësit dhe punëmarrësit të arrijnë një kompromis për të kompensuar një pjesë të humbjeve të shkaktuar nga pandemia përmes zëvendësimit të disa ditëve të humbura me një pjesë të ditëve pushim gjatë muajve pas kapërcimit të pandemisë.

“Punëdhënësit dhe qeveria, në çdo nivel, të konsultohen paraprakisht dhe të arrijnë marrëveshje me sindikatat përfaqësuese të punëmarrësve për masat që duhen ndërmarrë për shkak të Covid 19. Marrëveshjet e tilla, bazuar në një dialog efektiv punëdhënës punëmarrës,kanë potencialin për të adresuar më mirë problemet reale me të cilat përballen punëtorët dhe kompanitë,” thuhet në deklaratën e përbashkët të publikuar në Facebook. [Link]

“…ne besojmë se parimi i humanizmit dhe respektimit të dinjitetit njerëzor të sanksionuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, direktivat e Bashkimit Evropian ku dëshirojmë të integrohemi, duhet të mbizotërojë në çdo nismë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, punëdhënësit dhe punëmarrësit në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore ku ndodhemi dhe që kërkon angazhimin dhe sakrificën e secilit prej nesh,” shkruhet në deklaratë.

“Të gjitha përpjekjet duhet të ndërmerren për të ndihmuar punëtorët, ndërmarrjet, aktivitetet ekonomike dhe shërbimet publike për të mbijetuar nga kriza, kështu që ata do të jenë në gjendje të kthehen në aktivitetet e tyre kur të përfundojë kriza, të ruajnë vendet e punës dhe të mbrojnë punëtorët nga papunësia dhe humbja e të ardhurave,” vijon më tej deklarata.

Aktualisht qeveria shqiptare ka ndërmarrë dy paketa ndihme që kanë shënjestruar biznesin e vogël dhe të papunët e krijuar nga pandemia përmes pagesave të drejtpërdrejta nga buxheti ndërsa për biznesin e madh është sugjeruar mbështetja me kredi për të shlyer pagat e punonjësve, gjë që duket se nuk është materjalizuar.

Shqipëria pritet të humbasë rreth 5% të prodhimit të vet bruto të vitit 2020 si pasojë e paralizimit të shkaktuar nga pandemia, por ekonomia pritet të rimëkëmbet me një rritje në masën 8% vitin e ardhshëm dhe 6% në vitin 2022. Megjithatë, rreziku është i lartë që një pjesë e bizneseve të mos arrijnë të mbijetojnë gjatë pandemisë, gjë që mund të pengojë rimëkëmbjen ekonomike në periudhën pas saj.

Etiketa: buxhetiCOVIDCOVID-19dialogEkonomiaFacebookfasonGeri EmirikrediKrizamarrëveshjeMASMasambrojtjePagatpandemiaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaQeveria shqiptareSHshqipShqipëriashqiptaresindikata
Tjetri
Zinxhiri i paralizuar i peshkimit në Shqipëri ndez sinjalin SOS

Zinxhiri i paralizuar i peshkimit në Shqipëri ndez sinjalin SOS

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.