AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kryebashkiaku i Durrësit jep dorëheqjen, zëvendësohet nga nënkryetarja Sako

Kryetari i komanduar i bashkisë së Durrësit ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore dhe pritet të zëvendësohet nga nënkryetarja e bashkisë.

Geri EmiringaGeri Emiri
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari në detyrë i bashkisë Durrës, Zhyljen Varfaj, | Foto : LSA

Kryetari i komanduar i Bashkisë Durrës, Zhuljen Varfaj, njoftoi dorëheqjen e pa revokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara. Ai bëri me dije mesditën e së enjtes se situata shëndetësore është arsyeja që e shtyu drejt vendimit.

“I gjendur para një situate krejtësisht të pafavorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara”, shkruajti Varfaj në një postim në profilin e tij në Facebook.

BIRN mësoi se sot në orën 13:00 pritet mbledhja online e Këshillit Bashkiak Durrës për të komanduar në detyrë një prej 3 nënkryetarëve të Bashkisë Durrës. Një burim zyrtar i tha BIRN se pritet të komandohet Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve dhe prej rreth 2 muajsh është emëruar zëvendëskryetare e bashkisë.

Më tej u mësua se Varfaj ishte përballur me vështirësi për të qenë i pranishëm me kohë të plotë në bashki pas situatës së krijuar nga COVID-19 sepse ai vuan nga probleme shëndetësore dhe pritet të operohet. Në mars të këtij viti bashkia e qytetit bregdetar mohoi raportet e atyre ditëve në media për dorëheqjen e kryebashkiakut për arsyet shëndetësore.

Varfaj në deklaratën e dorëheqjes falenderoi dhe vlerësoi Këshillin Bashkiak të Durrësit, për besimin dhe mbështetjen, si edhe falenderoi bashkëpunëtorët përgjatë këtyre viteve në administratën e Bashkisë Durrës, pjesë e së cilës Varfaj ishte si nënkryetar prej vitit 2007.

Ai u emërua në krye të bashkisë nga Këshilli Bashkiak Durrës pas dorëheqjes së papritur të ish-kryetares Valbona Sako në fillim të dhjetorit, pas tërmetit vdekjeprurës që la 51 viktima dhe qindra të plagosur. Dorëheqja e Sakos u shoqërua më një valë largimesh në bashkinë e Durrësit.

Nënkryetarja Etleva Kondi dhe drejtoresha e kabinetit, Keli Kërtusha dhanë dorëheqjen pas Sakos. Kërtusha u zëvendësua në janar nga Rovena Rozhani, deri në atë kohë zëdhënëse për mediat në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Dorëheqja tjetër ishte ajo e Drita Zenelit, Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore, që e la postin të lirë deri në zgjedhjen e drejtoreshës së re, Stela Shkarpa, e cila po ashtu dha dorëheqjen dhe drejtoria mbeti pa drejtues deri në zgjedhjen e Patriot Beqarajt në shkurt të këtij viti.

Adhurim Qehajaj, i cili prej 10 vitesh mbante postin e kreut të urbanistikës në bashkinë e Durrësit dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga Dorina Isufi, që mbante të njëjtin post në bashkinë Shijak. Teksa në bashki mbeten ende pa drejtues disa drejtori.

Presidenti i vendit, Ilir Meta i pyetur nga gazetarët ditën e djeshme për dekretimin e datës së zgjedhjeve të reja lokale në bashkitë që kanë mbetur pa drejtues, si ajo Shkodër, Durrës dhe Vorë, nuk u përgjigj specifikisht.

“Aktualisht shqetësimi i të gjithëve është menaxhimi i situatës së pandemisë nga pikëpamja e shëndetit dhe së dyti nga suksesi apo përmirësimi i kësaj situate do të varet edhe rihapja e ekonomisë gradualisht dhe i gjithë aktiviteti”, u shpreh Meta për gazetarët.

Etiketa: Adhurim QehajajbashkiBashkiaBashkisë DurrësBIRNCOVIDCOVID-19DurrësEtleva KondiFacebookgazetarIlir MetaLokaleMediaMetaMjedisitParaPunëPunëtorPunëtorërrezikSHshijakShkodërValbonaviktima
Tjetri

Informaliteti i pengon studentët të përfitojnë nga shtyrja e qirave

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.