AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Burg për të arrestuarit, gjykata konfirmon dyshimet për rifillim të trafikut të klandestinëve me gomone

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gomone e sekuestruar nga polcia në Vlorë

Bazuar në dëshmitë e 30 emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe përgjime, Gjykata e Vlorës caktoi masë sigurie arrest me burg për dy të arrestuar për akuzat të trafikut të njerëzve përmes Otrantos. Mbrojtja mohoi akuzat dhe kërkoi lirimin e tyre.

Gomonia e bllokuar të enjten në Vlorë nga Roja Bregdetare.

Gjykata e Vlorës caktoi të dielën masë sigurie me burg, për dy të arrestuar të akuzuar për trafik klandestinësh me gomone përmes ngushticës së Otrantos drejt Italisë dhe trafik të mjeteve motorike. Dushan Spahiu dhe Paulin Koçi u ndaluan nga Roja Bregdetare të enjten në afërsi të shpellës së Haxhi Alisë në Karaburun sëbashku me një gomone që dyshohet se është përdorur për të trafikuar emigrantë nga Lindja e Mesme në drejtim të Italisë.

Seanca gjyqësore e kryesuar nga gjyqtari Laurent Fuçia zgjati gati 45 minuta. Prokurori Aurel Zarka kërkoi gjatë saj masën arrest me burg për dy të ndaluarit, duke paraqitur si prova të dhëna nga Interpoli, Guardia di Finanza dhe përgjime.  Ndërsa avokati Arjan Isufi pretendoi pafajësi dhe kërkoi lirimin e tyre, duke pretenduar se ata kishin dalë në detë vetëm për të provuar gomonen.

Por provat e paraqitura nga prokuroria kanë bindur gjykatën se të akuzuarit duhej të qëndronin në qeli. Gjyqtari Laurent Fuçia i tha BIRN se akuza kishte paraqitur si prova në sallën e gjyqit dëshmitë e 30 emigrantëve, mes të cilëve 5 gra dhe 4 të mitur, që sipas prokurorisë kanë njohur mjetin e sekuestruar.

Provat i janë përcjellë prokurorisë shqiptare nga Guardia di Finanza, ndërsa në gjyq është theksuar se veç fotove të mjetit dhe dëshmive të emigrantëve të transportuar me gomone, kishte edhe përgjime që dyshohet se implikojnë dy të arrestuarit. “Sipas akuzës personat kanë qënë në përgjim, mjeti dhe vendi ku strehohej ka qënë i lokalizuar në bazë të përgjimeve telefonike”, i tha BIRN gjyqtari Laurent Fuçia pas gjyqit. Po ashtu në gjyq janë paraqitur pretendimet e akuzës se gomonia ishte vjedhur në Igumenicë.

Ndalimi i dy personave të enjten nga një anije e Rojes Bregdetare dhe akuzat ndaj të ndaluarve për trafik klandestinësh, dëshmojnë rihapjen e linjës së trafikut të klandestinëve nga Vlora drejt Italisë. Aktivitet që sinjalizohet të jetë ringjallur në Vlorë pas bllokimit të kufijve tokësorë për shkak të epidemisë së COVID-19.

Dyshimet për rinisjen e trafikut të klandestinëve përmes Otrantos ishin ngritur që në vitin 2015, por rasti i parë i këtij trafiku besohet se ndodhi në fillim të këtij viti kur një grup prej 33 emigrantësh kurdo-irakenë u kapën nga marina e Leçes, ndërsa zbarkuan në brigjet e Salentos të lagur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas gazetës La Republiça, emigrantët u raportuan autoriteteve se kishin mbërritur në brigjet italiane në bordin e një gomoneje të nisur nga Shqipëria.

Sinjalet për një rrugë trafiku me gomone përmes Adriatikut vihen re edhe me shtimin e numrit të refugjatëve nga Lindja e Mesme të bllokuar nga policia në Vlorë gjatë këtij viti. Prej janarit, Policia e Vlorës ka raportuar ndalimin e dy grupeve me 58 refugjatë në zonën e Novoselës- e cila nuk bën pjesë në rrugët e zakonshme të tranzitit që ndjekin ata në Shqipëri.

Përgjithësisht, refugjatët nga Lindja e Mesme hyjnë në Shqipëri nga Kakavija ose Kapshtica dhe udhëtojnë drejt Shkodrës, prej nga kalojnë më pas në Mal të Zi.

Arrestimi i të enjtes u shoqërua me një sërë njoftimesh kontradiktore për shtyp prej Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes që bashkëpunuan në operacionin që solli arrestimin e dy personave dhe bllokimin e gomones.

Policia në njoftimi e saj nuk e përmendi se të ndaluarit akuzoheshin për trafik klandestinësh duke vënë në dukje vetëm vjedhjen e gomones nga Greqia. Ndërsa një njoftim i Ministrisë së Mbrojtjes në të cilin theksohej se ata dyshoheshin edhe për trafikim të 33 emigrantëve u tërhoq më vonë me pretendimin se ishte bërë një lapsus.

Lexo edhe:

Hetime për rikthim të trafikut me gomone nga Vlora për refugjatët e Lindjes së Mesme

 

Etiketa: AkuzaAnijeArrestArrest me burgarrestimiAurel ZarkaBIRNBurgCOVIDCOVID-19GjykataGjykatëGjyqgomonegraGreqiaGuardia di FinanzahetimeKaraburunLaurent FuçiaLindjaLindja e MesmeMal të ZiMASMbrojtjaPoliciaProkuroriProkuroriaSeancaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptaretë miturTrafiktrafikuVloraVlorë
Tjetri
Masat e COVID-19 rrezikojnë balancën e shëndetit mendor

Masat e COVID-19 rrezikojnë balancën e shëndetit mendor

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.