AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

38 punëtorë humbën jetën dhe 176 u aksidentuan në 2019

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një punëtor gjatë punimeve për ndërtimin e një mbikalimi në Unazën e Madhe të Tiranës pranë Fabrikës së Miellit më 30 dhjetor 2015. Foto: Malton Dibra/LSA

Sipas Qendrës për të Drejtat e Punës gjatë viti 2019 ndërtimi, minierat dhe fasoneritë ishin sektorët më të rrezikshëm të ekonomisë për punëtorët, duke shënjuar numrin më të lartë të aksidenteve dhe viktimave .

Punonjësit e zjarrfikëses gjatë punës për nxjerrjen e trupave të bllokuar nën skela në aksidentin e 16 gushtit 2019 në Tiranë. Foto: LSA.

Data 28 prill, shënon Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Me rastin e kësaj dite Qendra për të Drejtat e Punës (CLR) në Shqipëri, ka bërë publik bilancin e frikshëm të aksidenteve dhe viktimave në ambientin e punës gjatë vitit që lamë pas,

Vetëm në vitin 2019, 176 punëtorë u aksidentuan në ambientet e punës, ndërsa 38 aksidente të tjera kanë rezultuar në raste fatale që kanë përfunduar në humbjen e jetës.

Edison Hoxha, drejtor ekzekutiv i Qendrës për të Drejtat në Punë u shpreh se këto shifra janë siguruar nga Inspektoriati i Punës dhe sektorët më të rrezikshëm për punëtorët janë industria e ndërtimit, minierave dhe fasonerive.

“Sidomos gjatë vitit 2019, ndërtimi ka qenë edhe sektori më problematik për sa i përket rasteve fatale të aksidenteve”, u shpreh Hoxha.

“Rastet me pasoja fatale si ato të rënieve nga lartësia së fundmi janë shtuar dhe kanë rezultuar më problematiket”, vijoi ai, duke shtuar se shkak kryesor mbetet moszbatimi i standardeve të sigurisë.

Mesatarja vjetore e aksidenteve në ambientet e punës në Shqipëri luhatet midis 150-200 të aksidentuarve dhe viktima ka në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Lexo më shumë:

  • Kantieret e ndërtimit kthehen në ‘kurthe vdekjeje’
Anëtarë të sindikatës së minatorëve të bashkuar marshojnë drejt Inspektoriatit të Punës | Foto : Nensi Bogdani

Qendra për të Drejtat e Punës është një organizatë jofitimiprurëse që punon së bashku me punëmarrësit, sindikatat, këshillat e sigurisë e shëndetit,  dhe shoqërinë civile në mënyrë që të sigurojë struktura të qëndrueshme dhe solide të marrëdhënieve dhe kushteve të punës në Shqipëri.

“Në këtë ditë të shënuar, ne bëjmë thirrje për më shumë respektim të dispozitave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë nga ana e punëdhënësve, për të përmbushur detyrimin e tyre dhe pajisjen e punëmarrësve me mjetet mbrojtëse individuale dhe kolektive,” deklaroi organizata nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Sipas kësaj organizate punëmarrësit duhet të ndërgjegjësohen gjithashtu për rëndësinë e pajimeve mbrojtëse individuale dhe për të denoncuar pranë Inspektoriatit Shtetëror të Punës punëdhënësit të cilët nuk u garantojnë vende të sigurta dhe të denja pune.

Drejtori i Qendrës për të Drejtat e Punës, Edison Hoxha tregon se përveç industrisë së ndërtimit edhe minierat kanë pasur problematika për sa i përket sigurisë së shëndetit në punë ndër vite.

“Duhet të dimë se përveç kompanisë kryesore AlbChrome të minierave, ka shumë kompani të  tjera më të vogla që kanë me qindra punonjës, por që për shkak të informalitetit , problemet e punonjësve të tyre mbeten të paraportuara,” tha Hoxha.

Lexo më shumë:

  • Jeta në Bulqizë mes vdekjeve në miniera dhe padrejtësisë

Ai gjithashtu pranoi se një tjetër sektor që ndan problematika është ai i fasonerive, po Hoxha nënvizoi se monitorimi i këtij sektori është i vështirë.

Brenda mjediseve të një biznesi fason. Foto ilustruese nga Erisa Kryeziu.

“Punëtorët në fasoneri ekspozohen ndaj kimikateve të ndryshme, por ato mendojnë se sëmundjet që u  shfaqen mund të jenë për shkaqe të tjera personale, dhe jo prej kushteve të punës,” tha Hoxha, duke sqaruar se për shkak të mungesës së kontrolleve shëndetësore të vazhdueshme në këto industri është e pamundur të monitorohen standardet e sigurisë.

Krahas ndërtimit, minierave, e fasonerive, që sjellin kryesisht dëmtime fizike në punë, ka edhe sektorë të tjerë të cilët sjellin pasoja psikologjike që në dukje nuk vihen re.

“Call Center-at janë një sektor tjetër që me kalimin e kohës shkaktojnë nivele të mëdha stresi tek punonjësit, por këto pasoja janë afat-gjata dhe nuk vërehen direkt, e për më tepër nuk kemi as mënyra monitorimi për këtë,” shpjegoi Hoxha.

Pavarësisht mbrojtjes që mund të vijë nga institucionet monitoruese dhe ligji, Qendra për të Drejtat e Punës cilëson se mbrojtja më e mirë për punëtoret është organizimi kolektiv dhe ndërgjegjësimi i punonjësve për denoncimin e rasteve të abuzimit.

“Inspektoriatet nuk mund të jenë vazhdimisht aty për të monitoruar punën në çdo moment, por ngritja e mekanizmave të brendshme në këto grupe pune do e ndihmonte më shumë punën e inspektoriateve në përmirësimin e kushteve të punës,” theksoi Hoxha.

Në lidhje me situatën e pandemisë gjatë muajve të fundit dhe mënyrën se si kjo do të ndikojë në sigurimin e kushteve të punës, Hoxha tha se bizneset po punojnë me kapacitet të përgjysmuar, që sipas tij ka ndikuar në uljen e aksidenteve.

“Kompanitë tashmë janë duke punuar me kapacitet të përgjysmuar, prandaj në këto kushte garantimi i standarteve të sigurisë është më i thjeshtë,” tha ai.

“Mbetet për t’u parë si do të përballohet sfida e sigurisë në kushtet kur të gjithë punëtorët do të rikthehen në punë,” përfundoi Hoxha.

 

Etiketa: aksidenteAlbchromeCall centerEdison HoxhaErisa KryeziufasonFasoneriMbrojtjaMinatorMinieraMonitorimiNensi BogdanipasojaPunëPunëtorPunëtorëQarqetSHshqipShqipëriviktima
Tjetri
16 raste të reja me COVID-19, mes të cilëve edhe tre ushtarakë të KFOR

16 raste të reja me COVID-19, mes të cilëve edhe tre ushtarakë të KFOR

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.