AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Grafiku i ditës mbi koronavirusin

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Kjo është një rubrikë që përditësohet cdo mëngjes për të raportuar të dhëna të ndryshme statistikore nga ecuria e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Të dhënat statistikore janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë. Përpunimi grafik dhe interpretimi janë nga BIRN.

#Grafikuiditës #COVID19
Shpërthimi i koronavirusit në Shkodër
Shkodra është qyteti i dytë më i prekur nga koronavirusi i ri me 108 pacientë të identifikuar nga testimet deri më 29 Prill 2020. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 71 prej këtyre personave janë shëruar ndërsa dy kanë ndërruar jetë. Shkodra shënoi rastin e parë më 23 mars, afro dy javë pas fillimit të pandemisë, por deri më datë 2 Prill, numri i personave të prekur ishte relativisht i ulët. Më 3 Prill, Ministria deklaroi se 12 raste ishin identifikuar në Shkodër në dy rrethe familjare. Zbulimi i këtyre rasteve u kthye në një betejë politike ku qeveria qendrore me përfaqësues të ndryshëm këmbënguli se shkaku i shpërthimit ishte mosrespektimi i rregullave të distancimit social në këtë qytet ndërkohë që kritikët argumentuan se hetimi epidemiologjik i pamjaftueshëm mes 23 Marsit dhe 1 Prillit mund të ketë kontribuuar në këtë shpërthim. Gjatë këtyre dhjetë ditëve, numri i testimeve në Shqipëri u rrit nga 45 në datën 23 Mars në 152 në datën 1 Prill por kjo rritje nuk arriti të shmangë zgjerimin e hartës së infeksionit në shumë qytete të Shqipërisë.

#Grafikuiditës #COVID19

Shpërthimi i koronavirusit në Krujë

Qyteti i Krujës ka më pak se 12 mijë banorë sipas censusit të vitit 2011. Megjithatë, Kruja ka vuajtur një nga shpërthimet më të rënda të koronavirusit të ri, i cili deri më sot ka prekur 102 persona, nga të cilët, 1 është ndarë nga jeta dhe 12 janë shëruar. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se Kruja regjistroi pacientin e parë më datë 25 Mars, afro dy javë pas fillimit të pandemisë në Shqipëri. Por situata ishte e qëndrueshme deri më datë 16 Prill kur numri i të prekurve arriti në 7. Një ditë më vonë, një vatër e re në një fabrikë këpucësh shkaktoi shpërthimin e pandemisë që ka prekur deri më sot 102 persona në Krujë dhe 31 në Kurbin. Një numër pacientësh janë regjistruar si banorë të Kurbinit për shkak se jetojnë në një zonë pranë Krujës dhe origjina e infektimit të tyre duket se është e njëjta fabrikë këpucësh në Krujë.
Të dhënat tregojnë se përgjatë 12 ditëve të fundit nga data 17 Prill, mesatarisht 8 persona janë identifikuar si pacientë me koronavirus në Krujë. Aktualisht Kruja numëron 13% të të gjitha rasteve me koronavirus në Shqipëri.

#Grafikuiditës #COVID19
Hospitalizimet dhe trajtimet në shtëpi
Pjesa më e madhe e personave të prekur nga koronavirusi i ri janë porositur nga mjekët të vetëizolohen në shtëpi dhe nuk kanë pasur nevojë për trajtim spitalor. Në këtë grafik po japim ecurinë e personave të shtruar në dy spitalet që aktualisht përdoren vetëm për trajtimin e pacientëve me COVID-19, Spitali Infektiv i Tiranës dhe Spitali Shefqet Ndroqi. Siç shihet, kulmi i ngarkesës së punës në spitale është shënuar në fillim të muajit Prill ndërsa gjatë ditëve të fundit, numri i personave nën trajtim spitalor ka rënë ndjeshëm. Në datë 2 dhe 3 Prill, në të dy spitalet kishte njëkohësisht 81 pacientë. Numri i pacientëve në trajtim intensiv shënoi kulmin më 13 Prill me 14 të sëmurë. Ndërsa muajit Prill po i vjen fundi, numri i pacientëve në trajtim spitalor ka rënë në vetëm 32 nga të cilët, 27 janë në pavion dhe 5 nën trajtim intensiv.

 

Personi i parë i prekur nga koronavirusi i ri në Shqipëri u identifikua më 9 Mars 2020.

Më 20 Mars u shënua edhe shërimi i parë nga kjo sëmundje ndërsa më 11 Mars, një 73 vjeçare nga Durrësi u bë pacienti i parë që humbi jetën nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Në këtë grafik po paraqesim ecurinë e infektimeve dhe shërimeve deri më 29 Prill, ditë kur nga 766 të prekur gjithsej, 455 persona janë shëruar dhe 30 kanë humbur jetën.

Të dhënat janë kumulative.

 

Etiketa: BIRNCOVIDCOVID-19koronavirusKrujëKurbinMjekmjekëPunëQeveriaSHShefqet NdroqiShkodërshpërthimshqipShqipërispitaletSpitali InfektivSpitali Shefqet NdroqiTestimetTiranë
Tjetri
Shpërthimi epidemik në Shkodër vendos në të njëjtin front Bashkinë dhe Qeverinë

Arrestohet në Tiranë i riu nga Taxhikistani, i akuzuar si anëtar i ISIS

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.