AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

SPAK heton tenderat “sekretë” të qeverisë gjatë pandemisë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i SPAK, Arben Kraja, duke folur ne konferencen mbi Sfidat e Prokurorise se Pergjithshme. Foto: LSA

Sipas SPAK  janë duke u kryer hetime e verifikime për tenderat e zhvilluara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë muajve mars dhe prill.

Kreu i SPAK, Arben Kraja, duke folur ne konferencen mbi Sfidat e Prokurorise se Pergjithshme. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi të enjten më 30 prill se janë duke kryer hetime intensive për procedimin penal që ka për objekt prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë së COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes dhe se po verifikohen denoncimet publike për prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë me procedurë të klasifikuar ″sekret″.

Njoftimi është bërë publik në faqen online të SPAK, ku është pasqyruar edhe aktiviteti i kësaj prokurorie prej 9 marsit deri më 30 prill.

Partia Demokratike, PD kallëzoi penalisht në SPAK në fillim të prillit Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të kësaj ministrie për veprat penale: “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”; “shpërdorim detyre”; “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”; “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

PD pretendon në kallëzimin e saj se, numri një i Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa vartës të saj kanë abuzuar me tenderin pa garë prej 1.5 milionë euro të ushqimit, duke përjashtuar mijëra kompani shqiptare e shpallur fituese në fund të marsit një kompani të huaj e cila nuk ka pasur eksperiencë në këtë sektor .

“Ky tender i realizuar me urgjencë në këtë kohë krize, ku është shpallur fituese pa garë, një kompani kompjuterash, është një aferë e pastër korruptive dhe klienteliste, për shkak se: Kompania që Edi Rama dhe Olta Xhaçka kanë parapërzgjedhur t’i japin plot 1.5 milion euro nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore,” deklaroi PD.

Sipas Partisë Demokratike kompania “Eurovia” është e specializuar për pajisje kompjuterike dhe ndërtim, jo për tregtimin e produkteve ushqimore.

“E njoftuar parapakisht për hapjen e këtij tenderi, në datë 19 Mars 2020, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime nga Ministria e Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpk, dega Shqipëri, ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar edhe tregtimin në produktet ushqimore”, shtoi Partia Demokratike.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka reagoi më 5 prill nëpërmjet një statusi në Facebook, duke u shprehur e hapur për hetimin e procedurës së tenderit dhe i cilësoi akuzat e PD-së si shpikje.

“E mirëpres padinë e PD dhe e inkurajoj SPAK që ta hetojë me përparësi këtë akuzë sepse sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi. PD ka të drejtë kur thotë që do të ishte veçanërisht e ulët e kriminale nëse një ministër do të përfitonte nga pandemia për të bërë korrupsion. Por është po aq e ulët e imorale nëqoftëse opozita e një vendi në kohë lufte, jo vetëm s’kontribuon në përpjekjen e përbashkët për të mundur armikun e për të shpëtuar jetë, por vazhdon me shpikje të modelit Babale…!”, shkruan ndër të tjera Xhaçka.

PD denoncoi publikisht në vazhdimësi edhe tendera të tjerë të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe nga Ministria e Drejtësisë. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, gjatë një deklarate për mediat më 6 prill e akuzoi qeverinë shqiptare se ka përdorur situatën e epidemisë për të fshehur paratë që ka shpenzuar për të blerë disa pajisje mjekësore.

“Ministria e Shëndetësisë ka klasifikuar si sekret shtetëror 4 tendera të kryer me urgjencë për blerjen e këtyre pajisjeve. Në datën 21 mars dhe 3 prill, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që me tender sekret 24 orësh të furnizohet me mjete mbrojtëse për stafet shëndetësore; të blejë kite për laboratorin e QSUT-së; të trajtojë mbetjet spitalore të pacientëve me COVID-19 dhe të blejë respiratorë për të rritur dhe fëmijë”, deklaroi atëherë Alibeaj.

Edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i quajti shpifje akuzat e PD-së gjatë një interviste për televizionin Ora Neës më datë 8 prill. “…Këto akuza jo vetëm që janë të panevojshme sepse janë totalisht në vazhdën e shpifjeve të radhës për hedhur baltë dhe për të dëmtuar punën e institucioneve”, deklaroi atëherë Manastirliu duke shtuar se do të fliste për procedurat e prokurirmeve pasi prokuroria të kishte kryer hetimin.

Në një konferencë tjetër për shtyp, Alibeaj akuzoi Ministrisë e Drejtësisë se kishte kryer pa transparencë një tender “sekret” për pajisje kundër COVID-19. PD akuzon qeverinë se, gjatë muajve të pandemisë, ka kryer tendera të cilat nuk janë transparente dhe se fituesit janë favorizuar pasi shpallur pa garë, ashtu si e parashikon legjislacioni përkatës.

Etiketa: AkuzaArben KrajaBabaleCOVIDCOVID-19Edi RamaEnkelejd AlibeajEuroFacebookhetimeKorrupsionKorrupsionikrizeLufteMinistria e MbrojtjesMjekmjekëOgerta ManastirliuOlta XhaçkaOpozitapajisje mjekësorepandemiaParaPartiaPartia DemokratikePDProkuroriaProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëQSUTRamasekretSHShpërdorim detyreShpifjeshqipShqipërishqiptareSPAKtender
Tjetri
‘Nuk përqafoj dot tim bir’: Lufta e dyfishtë e bluzave të bardha me COVID-19

Nëntë raste të reja me COVID-19 në Tiranë dhe Krujë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.