AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ankthet e shtuara prej izolimit rikthejnë çrregullimet tek pacientët kronikë

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
6 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ankthi nga pandemia e COVID-19| Ilustrim nga PIxabay

Mjekët psikiatër në Durrës kanë vënë re një rikthim të problemeve mendore tek pacientë kronikë të stabilizuar, ndërsa trauma e krijuar nga koronavirusi iu shtua asaj të krijuar më herët prej tërmetit.

Ankthi nga pandemia e COVID-19| Ilustrim nga PIxabay

Ankthi dhe stresi që vjen si shkak i izolimit kanë rikthyer tek psikiatri shumë pacientë të përmirësuar prej kohësh në Durrës, ndërsa specialistët kanë vënë re një numër të shtuar të të rinjve me probleme të shëndetit mendor për shkak të menaxhimit me vështirësi të vetëizolimit brenda banesës, ku bashkëjetojnë familjarë me mosha të ndryshme.

Sipas mjekut psikiatër, Gazmend Rrahmani, në kushtet e izolimit që u aplikua së fundi, “pacientë të shëruar prej vitesh kanë rishfaqur shenja të sëmundjes dhe kanë rifilluar mjekimin”. Të moshuarve me sëmudje kronike iu shfaqën edhe problematikat që lidhen me stresin.

Ndërkohë psikologjia e një grupi shkollash në Durrës, Olta Canka tregon se situata e re në disa raste i është mbivendosur problemeve të krijuara më parë nga tërmeti sidomos te fëmijët.

“Lëkundjet e frikshme të tërmetit të 26 nëntorit të kaluar, bashkë me të rriturit trembën pa masë edhe fëmijë e të rinjtë,” tregon Canka, që thotë se ende vijon të trajtoi raste të të miturve me ankthe nga tërmeti.

Specialistët thonë se problemet në shëndetin mendorë në këtë periudhë shkaktohen qoftë nga e panjohura prej përhapjes së pandemisë së COVID-19, qoftë humbja e punës apo izolimi nga kontaktet sociale. Ata paralajmërojnë se kemi të bëjmë me stresorë të fuqishëm me pasoja afatgjata negative në shëndetin mendor të qytetarëve, e sidomos të atyre që vuajnë nga çrregullime të hershme emocionale.

Trajtimi do të marrë kohë

Trajtimi posttraumatik i simptomave të shfaqura në periudhën e koronavirusit, sipas mjekëve dhe psikologëve do të jetë i gjatë dhe do të ketë kosto financiare.

Ata këshillojnë një sistem edukimi të gjerë për të gjithë qytetarët, të cilët janë të rrezikuar njëlloj nga situata të ngjashme me atë që po kalojmë.

“Ne nuk e dimë nëse nxënësit do të kthehen në shkolla brenda këtij sezoni shkollor, por jemi të sigurt se ata do të kenë nevojë për trajtim të veçantë nga psikologët e shkollave,” vlerëson Elton Kuqja, psikolog dhe koordinator i Urdhrit të Psikologut në Durrës.

Psikologja Canka i tregoi BIRN se rastet që ata hasnin tashmë ishin shumë komplekse dhe izolimi i familjeve nga COVID-19 nuk ka sjellë vetëm pasoja negative. Ajo thotë se mjaft fëmijë të moshave të vogla kanë përfituar prej qëndrimit në shtëpi për të shëruar problemet që u shkaktoi tërmeti.

“Fëmijët parashkollorë dhe nxënësit e vegjël i gëzohen qëndrimit në shtëpi, ngaqë krijojnë një lidhje gati të panjohur më parë me prindërit e tyre,” tha Canka.

Por në shumë rastet të tjera mbyllja e shkollave dhe izolimi e kanë përkeqësuar situatën. Kryesisht sipas specialistëve kjo ndodh kur familja nuk është vendi më i mirë për të qëndruar dhe kur brenda saj ka probleme.

“Unë prej disa muajsh po trajtoj rastin e një vajze 17-vjeçare, nxënëse në shkollë të mesme, e cila bashkë me të ëmën dhunoheshin edhe më parë nga i ati,” tregoi Canka.

Jeta e përbashkët në një familje të madhe, në një banesë në periferi të qytetit, por mbi të gjitha vetizolimi i plotë për shkak të koronavirusit e kanë traumatizuar edhe më shumë nxënësen, e cila është mbyllur krejtësisht në vetvete.

Periudha posttraumatike për këto raste zgjat më shumë sipas psikologes, ndërsa thotë se për rastet e dhunës duhej bashkëpunim i mirë edhe me Policinë e Shtetit.

Rutina e përmbysur po ashtu ka shtuar problemet. Specialistët thonë se kanë telefonata nga prindër të shqetësuar se fëmijët e tyre qëndrojnë thuajse gjatë gjithë natës para ekranit të kompjuterit, duke luajtur play station, ose duke përdorur celularin.

“Zgjimi në orët e vona të ditës krijon probleme në orën biologjike të të rinjve, por edhe në komunikimin e tyre me prindërit,” thotë doktor Gazmendi, sipas të cilit thuajse gjysma e qytetarëve që kërkojnë ndihmë te psikiatri, i përkasin moshës së re.

Vështirësitë e trajtimi në distancë

Për shkak të masave të distancimit social që synojnë parandalimin e COVID-19, pjesë të rëndësishme të punës së tyre, psikologet dhe mjekët psikiatër duhet të bëjnë në distancë.

“Që nga mesi i muajit mars, numri i telefonatave u shtua së tepërmi, pasi vizita paraprake te mjeku i familjes me qëllim rekomandimin, nuk u aplikua më, dhe të gjitha kërkesat u kanalizuan drejtpërdrejt te mjeku specialist”, thotë doktor Gazmendi.

Tani që fasha orare e lëvizjes u zgjat, në studion e ambulancës së specialiteteve është rritur ndjeshëm numri i pacientëve që paraqiten drejtpërdrejt.

Megjithatë mjekët i shqetëson trajtimi i të sëmurëve, pasi të kalojë emergjenca.  Vetëm në bashkinë Durrës ka mbi 300 mijë banorë, por klinika e vetme e shëndetit mendor ndodhet në Tiranë.

“Në Durrës nuk ka struktura të specializuara për kujdesin ndaj të sëmurëve mendore dhe gjithçka është lënë në dorë të vizitave të specializuara në spital ose në ambulancë,”  tha doktor Gazmendi.

Më shumë se 500 telefonata me kërkesa për këshilla janë regjistruar në telefonin celular të psikologut Elton Kuqja, koordinator i Urdhrit të Psikologut në Durrës. Por ai thotë se kontaktet telefonike nuk e zgjidhin plotësisht problemin dhe në shumë raste, ata i drejtojnë familjarët tek specialisti psikiatër. Për shumë qytetarë kontakti me specialistët bëhet i vështirë pasi jo të gjithë e kanë aksesin tek teknologjitë e reja.

Kuqja thotë se megjithë elementin surprizë me të cilin u ndeshën kur u shfaq COVID-19, ai dhe kolegët e tij kishin mësuar nga eksperiencat e mëparshme, veçanërisht pas tërmetit të rëndë në Durrës fundvitin e kaluar.

“Në shumë njerëz ankthi dhe stresi janë shtuar edhe për shkaqet ekonomike, me të cilat po ndeshen mjaft familje, por në kushtet e izolimit të plotë ato bëhen më të dukshme, duke shkaktuar trauma që duhen trajtuar,” përfundoi koordinatori i Urdhrit të Psikologut në Durrës.

Etiketa: BIRNCOVIDCOVID-19DhunëDurrësFamiljekostoKrijonMASMjaftMjekmjekëpandemiaPandemia e COVID-19ParapasojapsikologPunëSHshkollaSpitaltraumavizita
Tjetri
COVID-19 shtrenjton kreditë, volumi bie me 40%

COVID-19 shtrenjton kreditë, volumi bie me 40%

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.