AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Gjyqtarët gjermanë i shpallin luftë Bankës Qendrore Europiane

Willem H. BuiterngaWillem H. Buiter
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë. Foto: Wikipedia.

Në një vendim të ri, gjykata më e lartë e Gjermanisë ka kërcënuar të ndalojë përpjekjet e Bankës Qendrore Europiane për të zgjeruar likuiditetin dhe format e tjera të ndihmës për qeveritë e trazuara të eurozonës. Ky vendim i ardhur në mes të një krize të thellë ekonomike mund të detyrojë një ose më shumë vende të dalin nga bashkimi monetar.

Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë. Foto: Wikipedia.

Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë sapo ka vënë në lëvizje një proces që mund të kulmojë në shpërbërjen e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar Europian. Gjykata ka vendosur që, pas një periudhe tranzicioni prej jo më shumë se tre muajsh, Bundesbank nuk mund të marrë pjesë më në Programin e Blerjes së Aseteve të Sektorit Publik (PSPP), në rast se Banka Qendrore Europiane nuk tregon se objektivat e politikës nuk janë “në mënyrë proporcionale me efektet e politikës ekonomike dhe fiskale që vijnë nga ajo”.

Vendimi i gjykatës mbulon periudhën midis blerjeve të para të aseteve të PSPP-së më 9 mars 2015 dhe fazës së riinvestimeve që filloi më 1 janar 2019, duke e ndaluar kështu në mënyrë efektive orën më 8 nëntor 2019, kur blerjet e përgjithshme të PSPP-së arritën në rreth 2.1 trilion euro (2.3 trilion dollarë). Kryesisht në diskutim është një vendim në dhjetor 2018 nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian (CJEU), i cili vetë përmbante dy elementë kryesorë.

Fillimisht, CJEU vendosi që PSPP nuk e anashkaloi nenin 123 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Europian (TFEU), i cili ndalon financimin monetar të buxheteve të vendeve anëtare. Së dyti, ajo vendosi gjithashtu se programi nuk shkelte “parimin e proporcionalitetit”, sipas të cilit “përmbajtja dhe forma e veprimit të Unionit nuk do të tejkalojë atë që është e nevojshme për të arritur objektivat e Traktateve”.

Gjykata gjermane nuk e konteston pikën e parë dhe as nuk adreson masat më të fundit të marra për të adresuar pandeminë COVID-19, siç është zgjerimi i PSPP për të përfshirë një Program Blerjesh Urgjente në rast Pandemie prej 750 miliardë eurosh. Por ajo hedh poshtë (me shumë përçmim) konkluzionin e CJEU për parimin e proporcionalitetit. Sipas mendimit të gjykatës gjermane, vendimi i CJEU për këtë pikë shkoi përtej autoritetit të saj ligjor siç përcaktohet në Traktatin për Bashkimin Europian.

Në fakt, gjykata gjermane vë në dyshim hapur kompetencën juridike të CJEU-së, duke sqaruar se ajo do të respektojë vendimet e CJEU, “për sa kohë që CJEU zbaton parimet metodologjike të njohura dhe vendimi që ajo jep nuk është arbitrar nga një perspektivë objektive”. Implikimi, natyrisht, është se CJEU nuk e ka përmbushur këtë kriter bazë.

Duke cituar Nenet 5.1, 5.2, dhe 5.4 të TEU, gjykata gjermane e hedh poshtë edhe më tej këtë pikë. “CJEU vendosi se Vendimi i Këshillit Drejtues të BQE-së mbi PSPP dhe amendamentet e tij të mëpasshme ishin akoma në kuadër të kompetencave të BQE-së”, thonë gjyqtarët. “Kjo pikëpamje nuk merr në konsideratë rëndësinë dhe fushëveprimin e parimit të proporcionalitetit… dhe është e papërshtatshme nga një këndvështrim metodologjik duke pasur parasysh që ai shpërfill plotësisht efektet aktuale të politikës ekonomike të programit”.

Për mendimin tim, është e jashtëzakonshme që gjykata gjermane ka shkuar aq larg sa të kundërshtojë efektet më të gjera të politikës ekonomike të PSPP, mbi dhe përtej asaj që mund të ketë arritur (dhe vazhdon të arrijë) në drejtim të mbajtjes së inflacionit të eurozonës “nën, por afër 2% ”. A thirri gjykata gjermane një panel ekspertësh të përbërë nga Kejsianistë, Monetaristë, Bihevjoristë dhe Marksistë të Vjetër e të Rinj për të siguruar prova për këto efekte të supozuara?

Ne këtë nuk bëhet shaka, sepse situata është shumë e rëndë. Ka sumë pak gjasa që Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Europiane të ofrojë një narrativë që do të bindë gjykatën gjermane se “objektivat e politikës monetare të ndjekura nga PSPP-ja nuk janë proporcionale me efektet e politikës ekonomike dhe fiskale që vijnë nga programi”. Në fund të fundit, PSPP ka qartazi një efekt të rëndësishëm në kushtet me të cilat disa shtete anëtare mund të hyjnë në tregjet e borxhit sovran. Italia është një shembull i dukshëm. Po ashtu është edhe Greqia.

Duke parë përpara, ndërsa deficitet e sektorit publik zgjerohen si rezultat i përgjigjes ndaj pandemisë, blerjet e PSPP-së të borxhit sovran mund të bëhen nxitës të rëndësishëm të kostove të huamarrjes sovrane dhe madje edhe të qasjes në tregun e sovranëve. Nëse Gjermania do të thoshte papritur “nein” për PSPP-në, një ose më shumë vende të eurozonës mund të detyroheshin të dilnin nga bashkimi monetar.

Më keq, vendimi i gjykatës gjermane prek shumë më tepër sesa lidhjen PSPP/borxh i sovranit. Për shembull, gjyqtarët shprehin shqetësime për efektet e blerjeve të aseteve të BQE-së jo vetëm për bilancet e bankave dhe normat e interesit, por edhe për kompanitë fantazmë, dhe kështu me shumë gjasa për çdo kursimtar, huadhënës, pronar pasurish të patundshme dhe për çdo mbajtës të një police sigurimi në eurozonë.

Po, vlerësimet e bilancit të portofolit nënkuptojnë se lehtësimi sasior dhe lehtësimi cilësor ndikojnë në rendimentet dhe çmimet e aseteve, dhe në këtë mënyrë veprimtarinë e vërtetë ekonomike dhe mirëqenien ekonomike të banorëve vendas dhe të huaj. Këto janë çështje të ligjshme që BQE-ja, Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës duhet t’i marrin në shqyrtim. Por ato nuk janë çështje që i takojnë gjykatës gjermane.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Germany’s Judges Declare War on the ECB

Etiketa: Banka Qendrore EuropianeBanorëBashkimit EuropianCOVIDCOVID-19EuroGjermaniaGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësgjyqtarGreqiaItaliaKëshilli DrejtuesKëshilli i EuropëskrizekushtetueseParaParlamenti EuropianProject SyndicateSHSigurimiVendimVendimetVendimiWikipedia
Tjetri
16 raste të reja me COVID-19, mes të cilëve edhe tre ushtarakë të KFOR

Dhjetë raste të reja dhe 842 të prekur në total nga COVID-19

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.