AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ka ardhur koha që Kombet e Bashkuara të reformohen

Hamad bin Abdulaziz Al-KawaringaHamad bin Abdulaziz Al-Kawari
6 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Logoja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Foto: Pixabay.

Dështimi i Kombeve të Bashkuara për t’u koordinuar në mënyrë efektive gjatë krizës së COVID-19 do të sjellë një periudhë të vështirë dhe organizata do të duhet të marrë vendime të ashpra. Mbi të gjitha, Kombet e Bashkuara do të duhet të heqin dorë nga metodat e saj të vjetra dhe do të duhet të miratojnë reforma institucionale që e bëjnë atë të mirëpajisur për të adresuar sfidat e shekullit XXI.

Logoja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Foto: Pixabay.

Pandemia e COVID-19 ka nxjerrë në pah shumë dobësi institucionale, por mbi të gjitha, ka treguar se Kombet e Bashkuara kanë nevojë urgjente për reformim. Në veçanti, përgjigja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë – agjencia globale e Kombeve të Bashkuara që merret me çështjet e shëndetit publik  ndaj virusit ka zbuluar mangësi të dukshme, të cilat pasqyrojnë një mungesë konsensusi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, si dhe një proteksionizëm të përhapur nga ana e palëve të interesuara të saj.

Në asnjë vend tjetër kritikat ndaj OBSH-së nuk kanë qenë më të larta apo më të theksuara sesa në Shtetet e Bashkuara, ku vendimi i fundit i presidentit Donald Trump për ngrirjen e fondeve amerikane për organizatën dha një goditje shkatërruese në një kohë kur ajo kishte dëshpërimisht nevojë për mbështetje. Ajo që do të bëjnë në vazhdim Kombet e Bashkuara dhe mënyra se si do të rikuperohen nga dështimi për t’u koordinuar në mënyrë efikase krizës së COVID-19 do të përcaktojë rolin e saj në botën pas pandemisë.

Unë e konsideroj veten një bir të Kombeve të Bashkuara dhe një mbështetës të vendosur të vlerave dhe parimeve të saj. Gjatë një periudhe prej më shumë se katër dekadash, kam pasur role të ndryshme brenda burokracisë së saj, duke filluar në vitin 1974 me emërimin tim si delegat i Katarit në Organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) dhe duke përfunduar në vitin 2017, kur dështova për një votë të vetme që të bëhesha Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s.

Për pjesën më të madhe të kësaj kohe, Kombet e Bashkuara ofronin vazhdimisht shpresë për një të ardhme më të mirë. Agjencitë dhe organizatat e saj të specializuara luajtën një rol jetësor në ruajtjen e paqes botërore, parandalimin e konflikteve ndërkombëtare, eliminimin e kolonializmit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Megjithatë, kohët e fundit, roli i Kombeve të Bashkuara ka rënë në mënyrë të vazhdueshme dhe ndikimi i saj në ngjarjet dhe qeveritë botërore është zbehur. Dikur një moderatore dhe arbitës i shquar në botë, ajo është bërë shumë e kufizuar nga konceptet dhe doktrinat e vjetra për të qenë një organi qeverisës global vërtet efektiv, bashkëpunues që parashikuan themeluesit e saj. Ajo nuk mund të ngulisë më respekt midis qeverive për legjitimitet ndërkombëtar, ligj ndërkombëtar dhe ruajtje të paqes dhe sigurisë globale, siç bëri pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik, për shembull.

E thënë më thjesht, bota ka ndryshuar dhe Kombet e Bashkuara nuk e kanë ndjekur dot ritmin. Rrjedhshmëria politike, ekonomike dhe kulturore e shekullit të XXI e një e ka lënë të ekspozuar organizatën dikur të fuqishme, me pak miq të mbetur për ta mbrojtur atë.

Por kjo rënie nuk do të thotë që Kombet e Bashkuara janë të destinuara të bien në harresë. E kaluara na mëson se përgjigja ndaj pandemisë COVID-19 – një dështim katastrofik i politikës globale – ka të ngjarë të sjellë një periudhë ndryshimesh të rëndësishme në të gjithë botën. Unë besoj se po shkojmë drejt një rendi global të ri dhe më të larmishëm, në të cilin qeverisja ndërkombëtare nuk drejtohet më nga ndonjë vend apo grup vlerash politike.

Gjatë krizës COVID-19, solidariteti ndërkombëtar ka dështuar, pasi secili vend ka kërkuar të mbrojë interesat e veta. Kur bota përfundimisht të dalë nga pandemia, do të ketë hetime, fajësime dhe madje edhe desh kurban. Kombet e Bashkuara do të duhet ta kalojnë këtë stuhi, por unë mendoj se, si përfundim, ajo do të ndihmohet nga një vlerësim për komunitetin kolektiv për të cilin kemi punuar aq shumë për ta ndërtuar.

Megjithatë, kjo periudhë dp të jetë e vështirë për Kombet e Bashkuara, sepse do të duhet të merren vendime të vështira. Organizata do të duhet të braktisë mënyrën e saj të vjetër të veprimit dhe të lëvizë në drejtime që të mund të duket e parehatshme.

Për shembull, organe të tilla si UNESCO do të duhet të demonstrojnë më qartë kontributin e tyre në botë. Për shkak se arsimi, shkenca dhe kultura do të jenë kritike për rimarrjen e vetes pas pandemisë, drejtuesit e UNESCO-s duhet t’i bëjnë vetes pyetje të tilla: Çfarë po bëjmë për të ruajtur vlerat kulturore? Si mund t’i mbrojmë të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtën për arsimim? Si mund ta udhëheqim komunitetin shkencor dhe të parandalojmë një pandemi tjetër? A duhet të ketë më shumë diversifikim rajonal për të siguruar që ai i shërben të gjitha shteteve anëtare, dhe a e pasqyron lidershipi këtë? Vetëm duke adresuar me sukses sfida të tilla, UNESCO dhe agjencitë e tjera të Kombeve të Bashkuara mbesin relevante në një botë pas COVID-19.

Reformimi i Kombeve të Bashkuara duet të fillojë me Këshillin e Sigurimit, pesë anëtarët e tij të përhershëm – Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja – të vazhdojnë të ushtrojnë pushtetin e vënies së vetos. Zgjerimi i anëtarësimit të përhershëm të Këshillit për të përfshirë vende të tjera – nga Azia, Afrika, Amerika Latine dhe Lindja e Mesme – do të mundësonte një ekuilibër më të drejtë në vendimmarrjen globale.

Dhe një ndryshimi i tillë është i justifikuar. Për shembull, India është vendosur të bëhet vendi më i populluar në botë gjatë kësaj dekade, Japonia ka ekonominë e tretë më të madhe në botë dhe Afrika e Jugut dhe Nigeria kanë deri tani ekonomitë më të mëdha në kontinent me popullsinë me rritje më të shpejtë.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara duhet të garantojnë që qytetarët e vendit në të cilin ato janë vendosur të mos plotësojnë pozicionet e tyre të larta. Shumë shpesh, zgjedhja e lidershipit të një organizate vë në dyshim legjitimitetin dhe pavarësinë e saj. Një shembull të qartë kemi rajonin tim – Lindjen e Mesme – për të parë efektet e dëmshme që mund të kenë vendime të tilla.

Për shembull, Lidhja Arabe me bazë në Kajro dikur u përshëndet si një platformë për bashkëpunimin arab, por emërimi i vazhdueshëm i një anëtari të qeverisë egjiptiane si sekretar i përgjithshëm i organizatës sinjalizoi prishjen e saj. Duke kërkuar ta bëjnë Lidhjen një zgjatim të shtetit egjiptian, liderët e vendit e kanë bërë këtë organ të vjetëruar politikisht dhe e kanë reduktuar atë në thjesht një forum diskutimesh.

Pandemia e COVID-19 duhet të shërbejë si pikënisja e nevojshme për reformimin e Kombeve të Bashkuara. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë kam frikë se organizata, së cilës i kam kushtuar pjesën më të madhe të karrierës time profesionale, dhe vlerat e së cilës i vlerësoj shumë, nuk do të jetë në gjendje të gjejë një vend të sigurt në botën e sotme, aq më pak të rifitojë lavdinë e saj të dikurshme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. It’s Time to Reform the UN

Etiketa: AfrikaAfrika e JugutAmerikaAmerika LatineArsimiCOVIDCOVID-19Donald TrumpegjiptianFrancahetimeIndiaJaponiaKinaKombet e BashkuaraKulturaLigjLindjaLindja e MesmembështetjeMbretëria e BashkuarOBSHpandemipandemiaPandemia e COVID-19Project SyndicateReformaReformimRusiaSHSHBAShkencaShtetet e BashkuaraTrumpUNESCOVendimi
Tjetri
Plani i Ramës për Teatrin shkakton stuhi reagimesh

Bashkia e Tiranës përgatit vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.