AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Aktivistët kërkojnë ndihmë për profesionet ‘informale’ të prekura nga COVID-19

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistët Romina Sefa,Jeta Pera dhe Fatjon Kaca, dorëzojne pranë Kryeministrisë një peticionin pë formalizimin e punonjësve informal Rom,në kushtet e krizës ekonomike pas epidemisë së COVID-19

Situata e rënduar dhe kriza ekonomike e krijuar  nga pandemia e COVID-19, e ka bërë pothuajse të pamundur rimëkëmbjen ekonomike të familjeve të komunitetit Rom dhe Egjiptian; duke i shtyrë aktivistët t’i kërkojnë qeverisë të zyrtarizojë profesionet të tyre informale.

Aktivistët Romina Sefa,Jeta Pera dhe Fatjon Kaca, dorëzojne pranë Kryeministrisë një peticionin pë formalizimin e punonjësve informal Rom,në kushtet e krizës ekonomike pas epidemisë së COVID-19

Paraditen e së hënës, aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit Rom dhe Egjiptian në Shqipëri, dorëzuan pranë institucioneve shtetërore një peticion të firmosur nga 1100 qytetarë, në të cilin kërkohej mbështetje për formalizimin e profesioneve që ushqejnë familjet e këtyre komuniteteve vulnerabël.

Ky peticion u dorëzua nga aktivistët pranë institucionit të Kryeministrisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Ministrisë së Rindërtimit.

“Nisur nga situata që shkaktoi dhe pandemia, një pjesë e konsiderueshme e familjeve rome dhe egjiptiane, që përfaqësojnë një shtresë vulnerabël dhe me probleme ekonomike, e kanë pasur  të pamundur të ushtronin aktivitetin e tyre informal për pothuajse 3 muaj, e si pasojë as të nxjerrin të ardhura”, u shpreh Romina Sefa, përfaqësuese e Qendrës për Advokim Social.

Ajo theksoi se nëse në kushte të tjera  formalizimi i punonjësve informal do ishte i pamundur, në kushtet e krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia ky proces përbën një nevojë jetike për familjet e komunitetit.

Nëpërmjet peticionit të realizuar online, për shkak të masave të distancimit social, i është  kërkuar qeverisë të përfshijë tek programi i ndihmës lidhur me COVID-19, dy kategori të komunitetit Rom – shitësit ambulant informal si dhe ata që merren me mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme, por edhe të profesioneve të lira si elektricist, hidraulik, saldator, të cilët i sigurojnë të ardhurat si të punësuar informal.

Sipas censusit të publikuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë në vitin 2014, minoriteti Rom dhe Egjiptian në Shqipëri llogaritet të ketë një popullsi prej 18,276 banorësh.

Ky minoritet bën pjesë në shtresën më të varfër të popullsisë dhe gjatë 2 muajve te fundit po përballet gjithashtu me pasojat ekonomike të shkaktuara prej masave kufizuese të COVID-19.

“Të krijohet një fond që siguron mbështetjen e tyre pas situatës së pandemisë e në vazhdim, pasi shumë prej tyre e përballojnë jetesën me shitjen e rrobave të përdorura apo mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme, aktivitete që ka kanë qenë e pamundur për këto muaj,”  u shpreh për BIRN aktivistja Jeta Pera, duke  bërë thirrje për krijimin e një pakete të veçantë që garanton mbështetjen e tyre ,e pse jo edhe nëpërmjet granteve të drejtpërdrejta.

Aktivistja Sefa si edhe aktivisti  Fatjon Kaca, shprehen se së bashku me të tjerë përfaqësues të organizatave në mbrojte të komunitetit Rom dhe Egjiptian, shpresojnë dhe kërkojnë që qeveria t’i formalizojë këta punëtorë informal në mënyrë që atyre të mos iu duhet më të  futen nëpër kontenierë, por të shkojnë në mënyrë direkte nëpër familje për të mbledhur mbetjet e riciklueshme me një mjet identifikues  dhe një uniformë, gjë që mund t’u mundësohet nëse zyrtarizohet dhe puna e tyre.

Aktivistët e komunitetit Rom dhe Egjiptian  nëpërmjet këtij peticioni gjithashtu kërkuan të reflektohet mbi procedura ligjore,  të cilat të bëhen më pas të zbatueshme në mbështetje të komunitetit.

“Në momentin që këta punonjës formalizohen , qeveria arrin të mbledhë taksa prej tyre, por nga ana tjetër nëpërmjet këtij procesi punonjësit mund të sigurojnë të ardhura më të vazhdueshme për familjet e tyre”, tha  Romina Sefa, duke theksuar se kështu mund të ketë një balancë midis interesit shtetëror dhe atij të komunitetit.

Etiketa: aktivistAktivistëBanorëBIRNCOVIDCOVID-19egjiptianFamiljeKrizalirambështetjeminoritetpandemiaPandemia e COVID-19peticionPeticioniPunaPunëPunëtorQeveriaromRomina SefaSHshqipShqipëritaksa
Tjetri
Korrupsion që vret

Korrupsion që vret

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.