AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Protestojmë se nuk po dëgjohemi”, prishja e teatrit bashkon në shesh qytetarët

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
6 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestues në protestë. Foto Nensi Bogdani/BIRN

Mijëra qytetarë përsëritën protestën kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar, ndërsa thanë se dilnin për të kundërshtuar dhunën dhe njëkohësisht cënimin e lirive. Akti i qeverisë duket se ka bashkuar kundërshtarë politikë, që ndryshe nuk do ishin bashkë.

Protestues në protestë kundër qeverisë pas prishjes së teatrit. Foto Nensi Bogdani/BIRN

Në grupe, vetëm apo me fëmijë e familje me vete, mijëra qytetarë ishin të mërkurën sërish përballë Galerisë së Arteve në hyrje të pedonales së mbyllur dhe nga e vetmja pikë prej nga mund të shihen ende rrënojat e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një bashkim jo fort të zakontë mes përkrahësve të partive politike dhe qytetarëve të panagazhuar në parti që nuk ngurojnë ta shprehin mllefin ndaj tyre, qytetarët hodhën parrulla kundër kryeministrit dhe bashkisë së Tiranës, duke i akuzuar për diktaturë e dhunë.

Në një tribunë të improvizuar fjalimet e rastit ishin po aq të pangjashme sa protestuesit e mbledhur. Pati prej atyre që u morën me kryeministrin personalisht duke e akuzuar se kishte shkatërruar jetën e qytetit dhe prej atyre që i bën thirrje Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës, të merrte drejtimin e protestës.

E ndërsa pati protestues që përdorën moton e opozitës “Rama Ik”, pati po ashtu folës si Koloreto Cukali, që ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhej në shesh  përmendën protestën e  “21 janarit” kur ai ishte ministër i Brendshëm,  si kufi të cilin një qeverisje nuk duhej ta kalonte dhe që Rama e kishte kaluar me teatrit.

Një bashkim i tillë i pamundur në një situatë normale dhe që lexohej prej grupeve që duartrokisnin njërin apo tjetrin folës, ishte njëkohësisht si dëshmi se prishja e teatrit dhe dhuna në protestë ka zemëruar shumë përtej opozitës zyrtare, ndërsa ka bërë bashkë ata që normalisht janë kundërshtar. Motivi i tyre për të dalë në protestë megjithatë është i ngjashëm.

“Për dhunën, për dhunë që po ushtrohet. Po mohohen të drejtat e njeriut hapur me arrogancë, me cinizëm, në mes të ditës, në mes të natës”, i tha BIRN Denisa Bajraktari, një prej protestueseve.

Të tjerë i thanë BIRN se ishin aty për të mbrojtur monumentet e kulturës dhe shumë vunë në dukje cënimin e lirive dhe faktin se qytetarët po anashkaloheshin e askush nuk po i dëgjonte. “Kam shumë arsye, e para është liria që është cënuar me shkatërrimin e teatrit, si tempull i fjalës së lirë. E dyta shkatërrimi që po i bohet Tironës, unë kam dalë si çun Tirone dhe shohim ditë e përditë që qytetarët nuk pyeten fare për vendimet që merren për këtë qytet, një degradim total. Dhe e treta për liritë që po na mohohen këto ditë, të fjalës, të protestës”, thotë Erik Shpofi, student 22-vjeçarë.

Protestues në protestë kundër qeverisë pas prishjes së teatrit. Foto Nensi Bogdani/BIRN

Ndërsa në mes të protestuesve ka qytetarë që bëjnë bashkë shkatërrimin e teatrit me shkatërrimin e lumejve apo shtrejtimin e faturave. “Në rradhë të parë populli ka të drejtë të vendosi. Pakënaqësia është rritur ndaj çdo gjëje, faturat po shtrejtohen ndërsa lumejtë po i shkatërrojnë, teatrin, kulturën, artin po i zhdukin, kjo është mënyra më e mirë për tu ngritur”, thotë Natasha Kaja, një prej protestuesve që qëndron me një grupim që mban shenjat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Edmond Budina, përfaqësues i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kërkoi që kryeministri të jepte dorëheqjen, ai tha se sulmi ndaj “Teatrit Kombëtar ishte akt i mirëfilltë terrorist”. Budina tha se teatri do të rindërtohej siç ishte. Një peticion për këtë qëllim i shpërndarë online kishte mbi 11 mijë firma deri në përfundim të këtij shkrimi, ndërsa në shesh në formularë që përfshinin edhe kartën e identitetit u mblodhën në dy orë mbi 1500 nënshkrime.

Folësit përmendën po ashtu emrat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak që votuan në favor të prishjes duke i akuzuar se kishin bërë një turp dhe ishin fshehur, ndërsa po ashtu u lexuan shkelje që ishin kryer, përfshi ekzekutimin e vendimit pak kohë pasi ishte marrë pa u lënë kohë kundërshtuesve ta dërgonin atë në gjykatë.

Ndërkohë në tribunë u ngjitën të dhunuar nga policia të dielën. Gazetari Alfred Lela tha se nuk fajësonte policinë për atë që i ndodhi, por Ramën dhe ministrin e Brendshëm që nuk ishin në gjendje ta shihnin dhunën. Përndryshe edhe qeveria duket se kishte ndryshuar strategji të mërkurën dhe në vend të policëve të maskuar, në rrjesht për të ruajtur rendin ishin vajza e gra në uniformë, diçka që ishte përdorur më herët gjatë protestave të opozitës.

Protestues në protestë kundër qeverisë pas prishjes së teatrit. Foto Nensi Bogdani/BIRN

Një strategji që u la mënjanë të dielën, kur siç thanë protestuesit ishin sulmuar nga RENEA, Reparti për Eleminimin dhe Neutralizimin e Elementëve të Armatosur, edhe pse në godinë kishte aktorë, aktivistë dhe studentë të paarmatosur.

Drejtori i qendrës për Shqipërinë i Lëvizje Vetëvendosje Bojken Abazi i liruar prej qelisë vetëm disa orë para protestës, tha në fjalën e tij se protesta kishte vrarë frikën. “Na thanë që na kishin kapur në flagrancë, por doja tu thoja që në flagrancë i kemi kapur ne ditën e dielë”, tha Abazi, duke iu referuar akuzave ndaj tij dhe 7 të arrestuarve të tjerë.

Aktivisti Koloreto Cukali, foli për dhunën ndaj medias ndërsa tha se kryeministri kishte gjetur median si armik dhe sulmonte atë për dështimet e qeverisë. Cukali po ashtu tha se miti i një Rame të ndryshëm nga Berisha kishte rënë.  “Unë besoj që ky është 21 janari i Edi Ramës. Unë besoj që një mit i ndërtuar me shumë kujdes që thoshte se Berisha të vret në bulevard dhe ky jo, ra”, tha Koloreto Cukali.

Ergys Mërtiri, një prej aktivistëve që ka kaluar më shumë se dy vjet në mbrojtje të teatrit, tha se qyteti ishte kthyer në një çmenduri me “Kulla betoni që i kanë kërcyer mbi shpinë si kala dibrançe njëra tjetrës”. Mërtiri tha se nuk mund të pranonim të humbnin liritë që fituam në fillim të viteve 90’, ndërsa tha se Rama ishte “një Enver Hoxhë me çitjane”.

Qytetarët kundërshtojnë vendimin e beftë të qeverisë për të sulmuar pa zbardhur e diela godinën e Teatrit Kombëtar dhe prishjen e saj pa përfillur protestat që vijojnë prej vitesh. Ata akuzojnë qeverinë dhe bashkinë e Tiranës se kanë një plan korruptiv për të  ndërtuar kulla në tokën publike pranë teatrit dhe se shkatërruan një ndërtesë historike të qytetit.

Etiketa: aktivistAktivistëBashaBIRNBojken AbazidhunaDhunëEdi RamErgys MërtiriFamiljegraKoloreto CukaliKosovëKufiKullaLiriaLulzim BashambrojtjeMinistër i BrendshëmMITMonumentet e KulturësNensi BogdaniParapeticionPoliciaProtestaProtestatprotestuesQeveriaRamaRENEAshqipstudentTerroristTiranëVendimetVetëvendosje
Tjetri
Rikthimi në arkivol: Emigrantët nga Ballkani riatdhesohen pas vdekjes

Rikthimi në arkivol: Emigrantët nga Ballkani riatdhesohen pas vdekjes

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.