AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Aktivistët i bëjnë thirrje SPAK të arrestojë Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistët Adriana Kalaja dhe Edmond Budina, duke dorëzuar kërkesën në prokurori | Foto : Nensi Bogdani

Dhjetëra qytetarët, artistët dhe aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar protestuan të enjten përpara Prokurorisë Speciale, duke kërkuar hetime për shembjen e godinës historike nga bashkia e Tiranës.

Aktivistët Adriana Kalaja dhe Edmond Budina, duke dorëzuar kërkesën në prokurori | Foto : Nensi Bogdani

Pavarësisht shiut të vazhdueshëm gjatë paradites së të enjtes, artistë, aktivistë, juristë dhe qytetarë të Tiranës u mblodhën pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, për të kërkuar hetime për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Brenda këtij sistemi të kapur politikisht ka akoma njerëz që nuk dorëzohen qoftë edhe duke i bërë presion për arrestimin e artistëve dhe aktivistëve,” u shpreh juristja Adriana Kalaja paraditen e së enjtes.

Aktivistët nënvizuan se prokuroria  mund të pezullojë kryetarin e bashkisë Tiranë nga detyra, bazuar në kallëzimet e bëra nga Aleanca që prej dhjetorit 2019. Ata pretenduan se prokuroria nuk duhet ta lërë Veliajn të firmosë më. Sipas tyre,  prokurorët duhet të veprojnë shpejt sepse situata është emergjente.

Protesta përpara Prokurorisë së Posaçme është e treta e mbajtur nga Aleanca që nga shembja e Teatrit Kombëtar të dielën.

“I nxisim të reagojnë me urgjencë sepse ishte një tentativë për vrasjen e artistëve dhe intelektualëve. Kur tentuan ta shembin ne ishim brenda, kemi dhe pamje filmike për këtë”, u shpreh regjisori Robert Budina, duke theksuar se artistët nuk kanë qenë kurrë të armatosur.

“Prokurorët kanë detyrën t’i bëjnë me dije popullit që ato që u zgjodhën janë njerëzit e duhur, të fillojnë proceset e hetimeve, në mënyrë që mos ta çojnë popullin në përplasje me qeverinë”, shtoi Budina.

Gjatë protestës u theksua se nëse do të kishte funksionuar sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk do të kishte pasur përplasje dhe godina e Teatrit Kombëtar do të ishte shpëtuar.

“Nëse ju fshihni kriminelët do të ketë një përgjigje mbarëpopullore, pa kompromise”, përfundoi Budina.

Juristja  Adriana Kalaja së bashku me aktorin Edmond Budina dorëzuan një kërkesë pranë prokurorisë në të cilën kërkohej që prokurorët të ndërmerrnin disa veprime hetimore.

“Sot kemi ardhur këtu t’i kërkojmë SPAK-ut të zbatoje ligjin, pasi  ka dyshime të arsyeshme që z.Veliaj në bashkëpunim me nënkryetarin ka kryer jo vetëm vepër kriminale por i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të madh”, tha Kalaja.

Në kërkesën e dorëzuar pranë SPAK, aktivistët dhe artistët i kërkuan prokurorisë marrjen e masës sekuestro preventive për truallin e Teatrit Kombëtar  si edhe pezullim e gjithë punimeve në vazhdim deri në zbardhjen e çështjes, marrjen e masave të arrestit me burg ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe nënkryetarit të bashkisë Mazniku.

Regjizori Budina përfundoi duke thënë se ndaj artistëve dhe aktivistëve është ushtruar presion psikologjik, por ai nuk zbardhi detaje  të mëtejshme duke thënë se së shpejti do të merret vesh e vërteta.

Etiketa: aktivistAktivistëBashkiaBurghetimeKorrupsioniMASNensi BogdaniprokurorProkuroriProkuroriaProtestasekuestro preventiveshqipShqipëriSPAKTiranë
Tjetri
Aktivistët myslimanë të Beratit sfidojnë COVID-19 duke ndarë ushqime

Aktivistët myslimanë të Beratit sfidojnë COVID-19 duke ndarë ushqime

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.