AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Aktivistët myslimanë të Beratit sfidojnë COVID-19 duke ndarë ushqime

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
6 years më parë
në Reportazhe, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë duke dhuruar ushqime në një kuti pranë hyrjes së një supermarketi. Foto kortezi “Garuesit e Mirësisë”.

Qindra familjeve myslimane në Berat, me të ardhura mininale, u ndihmuan përgjatë Ramazanit me ushqime për iftarë e syfyr, nga një grup aktivistësh të rinj.

Qytetarë duke dhuruar ushqime në një kuti pranë hyrjes së një supermarketi. Foto kortezi “Garuesit e Mirësisë”.

Zenel Hoxhallari, nga lagja periferike “Uznovë” e Beratit, është besimtarë mysliman dhe prej vitesh agjëron e mban Ramazan.  Por ky vit për 31 vjeçarin, baba i një djali të vogël, ka qenë më i vështirë për shkak të ndërprerjes së punës e pamundësive ekonomike.

Hoxhallari, punon në një prej fasonerive në Berat dhe gjatë periudhës së pandemisë ka bërë disa herë pushime të një pas njëshme e ka punuar me orar të reduktuar, me një pagë që nuk është kurrë e mjaftueshme për të dhe familjen.

“Më shumë nuk kemi punuar këto kohë se sa kemi punuar”, thotë ai, ndërsa tregon se në shtëpi ka të ëmën e sëmurë dhe se një pagesë paaftësie për punë që merrte ajo ka vite që ua kanë hequr. “Çatia e shtëpisë më ka rënë. Jetojmë me qira dhe djalin e kam të vogël,  si përballojë të gjitha me rrogën time”, thotë ai.

Megjithatë burri nuk hoqi dorë prej besimit. Ai agjëroi si çdo vit tjetër dhe kur nuk kishte ushqim çilte për iftar me një gotë uji. “Në rastin më të mirë kam pasur pilaf ose ndonjë frut”, tregon ai.

Zeneli, nuk është i vetmi mysliman, që këto ditë të shenjta të argjërimit të shoqëruar me epideminë, është përballur me vështirësi. Qindra familje u vunë në situatë të vështirë për shkak të mbylljes së vendeve të punës dhe problemeve ekonomike që shoqëruan karantinimin 2 mujorë të vendit.

Në vite normale xhamitë do të shtronin iftare për të pamundurit dhe besimtarët do të ftonin njëri tjetrin nëpër shtëpi, por ndalimet për shkak të epidemisë e kanë bërë këtë të pamundur. Megjithatë një grup të rinjsh të mbledhur në rrjetet sociale nën emrin “Garuesit e Mirësive”, u bënë bashkë për të shpërndarë ushqime te besimtarët në nevojë, përfshi familjen e Zenelit.

Geraldo Koro, koordinator i nismës për njerëzit në nevojë thotë se në pamundusi për të organizuar iftare ata vendosën “t’i çonim ushqime familjeve të varfëra, kryesisht ata që kanë qenë të argjirueshëm”.

34 vjeçari, i shkolluar në medrese, tha se ndihma ishte vijim i një tradite me mbështejen e Myftinisë së Beratit, kur ata çdo vit Ramazani ndihmonin për shtrimin e iftareve falas për të argjirueshmit në nevojë.

“Garuesit e Mirësive”, është një faqe në rrjetin social Facebbok, që ne të rinjtë mysliman beratas, të shkolluar në Medrese, me njohje të vjetër me njëri-tjetrin, e përdorëm në ndihmë të nismës tonë për të ndihmuar familjet e varfëra, me kontribute të dhëna nga bizneset, donacione, qytetarë”, thotë Koro për BIRN.

Ai tregoi se me ndihmën e Këshillit të Qarkut dhe supermarketeve të qytetit ishin lejuar të vendosnin shporta në hyrje të tyre, në të cilat qytetarët dhuronin ushqime, të cilat ata më pas i kanë shpërndarë në qytet dhe në disa fshatra, ndërkohë që nisma do të vazhdojë deri në fund të muajit të Ramazanit.

“I falenderojmë të gjithë. Bizneset e qytetit, donatorët e ndryshëm, subjektin që na ndihmoi për prodhimin e shportave që vendosëm në supermarkete, por mbi të gjitha qytetarët e Beratit që hoqën nga blerjet e tyre qoftë dhe një produkt të vetëm, në ndihmë të familjeve myslimane në nevojë”, thotë Koro.

Aktivistët thonë se kanë ndihmuar deri në 20 maj,  650 familje në nevojë, fal ndihmave me ushqime të mbledhura në mënyrë vullnetare. “Myftinia me anë të Imamëve të xhamive në qytet dhe në fshatra, ka të dhënat për familjet myslimane në nevojë, por ne nuk kemi ndihmuar vetëm familjet myslymane, pasi nuk mund të rrish dhe të shohësh dikë që vuan dhe mos ta ndihmosh sepse nuk është myslyman”, thotë Koro.

Familja e Zenel Hoxhallarit, është ndihmuar disa herë me ushqime, gjatë këtij muaji Ramazani, ndaj dhe 31 vjeçari që ka mbi supe një mal me halle, ndihet me fat për ndihmat e marra.

“Vëlla Geraldo, më ka ndihmuar disa herë me ushqime. M’i ka sjellë në shtëpi dhe fal tij dhe Zotit ja kam dal disa ditë të kem vakte më të mira argjërimi dhe ushqime për familjen”, thotë 31 vjeçari, duke falenderuar aktivistët.

Ndihmën e të rinjve e vlerëson edhe Myftiu i Beratit, Baftjar Myftiu. “Këtë vit Ramazani, nuk i hapëm dot xhamitë për t’i krijuar mundësi çdo besmitari të falej. Nuk shtruam dot asnjë iftar të përbashkët, me miqtë, apo besimtarët tanë.  Nuk do të kryejmë as faljen e madhe të Bajramit në shesh, siç  e kemi traditë. Por, me ndihmën e të rinjëve, aktivistëve tanë ne arritëm që të mbushim tavolinat e familjeve të varfëra me vaktet e argjërimit, kështu mbushëm zemrat dhe shpirtrat tanë, që nuk na i mbushi festa si çdo vit”, thotë për BIRN, Myftiu.

Etiketa: aktivistAktivistëBeratbesimtarëBIRNCOVIDCOVID-19donacioneFamiljemyslimanenismaPiSPunëpushimeRamazanRrjetet socialeSH
Tjetri

Ambasadorja e SHBA ngre dyshime “për marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.