AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Marrëveshje e re për reformën në drejtësi?

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
6 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Z. Luigi Soreca, ambasador i delegacionit europian, së bashku me zonjën Yuri Kim, ambasadore e SHBA-së dhe Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, z.Olsian Çela | Foto : Nensi Bogdani

Bashkimi Europian dhe Ambasada e SHBA-së në Tiranë reaguan pothuajse njëkohësisht ndaj asaj që Kim e quajti “marrëveshje për të vrarë reformën” ndërsa Soreca e quajti “diskutim mbi themelet” e reformës. Të dy nuk bënë të qartë se kush ka arritur marrëveshje me kë.

Z. Luigi Soreca, ambasador i delegacionit europian, së bashku me zonjën Yuri Kim, ambasadore e SHBA-së dhe Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, z.Olsian Çela | Foto : Nensi Bogdani

Afro katër vjet pas miratimit me konsensus parlamentar të ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, palët politike në Shqipëri duket se kanë hyrë në bisedime për një marrëveshje të re, bisedime që duket se janë kryer në fshehtësi dhe që mund të prekin atë që ndërkombëtarët po e quajnë “themel” të reformës.

Përfaqësitë diplomatike të SHBA-së dhe BE-së, dy partnerët që mundësuan reformën në drejtësi pas vitesh të tëra presioni mbi palët politike dhe që aktualisht po e monitorojnë atë përmes një programi të kushtueshëm të quajtur Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u shprehën kundër një marrëveshjeje të re, por nuk thanë se kush ka biseduar me kë dhe çfarë.

Palët politike në Shqipëri reaguan në mënyrë po kaq misterioze. Kryeminstri Edi Rama citoi Shekspirin, një veprim goxha ironik pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa Lulzim Basha duket se mohoi të jetë pjesë e bisedimeve.

Presidenti Ilir Meta nuk ka komentuar ende.

Reforma në Drejtësi nisi në vitin 2016 me një votim në parlament të një pakete komplekse ndryshimesh kushtuese e ligjore pas shumë vitesh diskutimesh dhe presioni pothuajse të pandërprerë nga partnerët ndërkombëtarë. Reforma synonte nga njëra anë që të pastronte drejtësinë nga personat e korruptuar dhe nga ana tjetër që të garantonte pavarësinë e saj nga politika.

Por katër vjet më pas, pastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit është realizuar vetëm pjesërisht ndërsa vendi ka hasur vështirësi të mëdha në plotësimin e vakancave të krijuara në sistem, ku në veçanti, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë kanë mbetur jofunksionale prej kohësh.

Nga ana tjetër, prokuroria e re, e cila supozohej se do të ishte e aftë të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar, duket se nuk ka krijuar ende një histori ndëshkimesh ndërkohë që akuzohet shpesh se dështon të hetojë politikanët në pushtet për dyshimet për korrupsion.

Por ndërsa problemet e krijuara nga reforma në drejtësi janë të njohura, një marrëveshje e re politike në lidhje me këtë reformë është ajo që duket se ka alarmuar sponsorët kryesorë të saj, SHBA dhe BE.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta”, shkroi ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në Tëitter, në një deklaratë që si rrallë herë, pranon gjithashtu se reforma ka hasur probleme.

“Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë,” shtoi ajo.

“Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe ajo duhet të ruhet,” deklaroi Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca. “Kjo nuk është koha për të rihapur bisedime për themelet e saj por për të përforcuar efikasitetin dhe shtuar burimet në dispozicion të saj,” vijoi ai.

Lulzim Basha, kreu i opozitës, iu përgjigj në Tëitter Soreca-s duke hedhur poshtë çdo marrëveshje të mundshme si të paligjshme.

“Çdi ndryshim kushtetues apo ligjor në lidhje me reofrmën në drejtësisë nga parlamenti aktual është i paligjshëm”, deklaroi Basha, deklaratë që duket se sugjeron se ai është jashtë marrëveshjes.

“Ndryshime të tilla i shërbejnë vetëm atyre që përdorin pushtetin për të minuar dhe manipuluar reformën dhe për të kontrolluar dhe kapur politikisht sistemin e drejtësisë,” shtoi ai.

Vetë Edi Rama zgjodhi të ishte misterioz në komentin e tij mbi këto akuza të hapura nga ndërkombëtarët: “Të gjithë djajtë janë këtu,” shkroi ai në përgjigje ndaj Yuri Kim, duke cituar Shekspirin.

Etiketa: AkuzaAmbasada e SHBAambasadorambasadoreAMPBashaBashkimi EuropianBEbisedimeEdi RamaGjykataGjykata KushtetueseIlir MetaKorrupsionkushtetueseLuigi SorecaLulzim BashamarrëveshjeMetaNensi BogdaniOlsian ÇelaoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitparlamentProkuroriaRamaReformaSHSHBAshqipShqipërivotimYuri Kim
Tjetri
Bebet vdesin në maternitet për mungesë inkubatorësh

Rritet vdekshmëria foshnjore, tregues i politikave të gabuara publike

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.