AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Botox në fshehtësi: Çfarë është dhe nuk është thelbësore gjatë një pandemie globale?

Aman BezrehngaAman Bezreh
6 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pinterest.

COVID-19 mund të ketë ndryshuar perceptimin e njerëzve për atë që konsiderohet thelbësore, por perceptimi i gjërave të nevojshme është gjithmonë subjektiv.

Foto ilustruese: Pinterest.

COVID-19 ndryshoi jetën siç e njohim ne dhe na imponoi një grup normash të reja sjelljeje dhe sociale. Masat e izolimit kanë tronditur gjithashtu ekonomitë globale, e çuan sistemin e kujdesit shëndetësor në limitet e tij dhe ndryshuan sjelljen e njerëzve për blerjen dhe perceptimin e nevojave thelbësore.

Në Mbretërinë e Bashkuar, shumë biznese që konsideroheshin jo thelbësore janë detyruar të mbyllen. Por ndërkohë që vendi ishte në mëdyshje në lidhje me faktin se kur do të munden njerëzit të rifillojnë jetën e tyre normale, disa kishin të tjera mëdyshje dhe pyetje ndoshta pak jo thelbësore: Kur do të mund të presim flokët dhe të bëjmë trajtimin e radhës me Botox?

Për disa njerëz, duke qenë se izolimi zgjati më shumë nga sa pritej, pyetjet në lidhje me trajtimet e bukurisë, frekuentimin e palestrës apo blerjen e gjërave jo thelbësore filluan të shtoheshin në mënyrë të pashmangshme. Për mua, trajtimi me Botox ishte i vetmi problem gjatë izolimit në shtëpi.

Kur kryeministri Boris Johnson lajmëroi lehtësimin gradual të masave kufizuese më 10 maj, m’u desh t’i telefonoja disa klinikave me shpresën se dikush do të përgjigjej. Dikush u përgjigj dhe ndërkohë që sigurova një takim që më mundësonte të përdorja transportin publik gjatë orës së pikut, tashmë isha gati për aventurën. Klinika kishte rregulla strikte që nuk duheshin shkelur në asnjë mënyrë, më i rëndësishmi nga të cilët ishte përdorimi i derës së pasme për të shmangur sytë kureshtarë të fqinjëve ngjitur.

Teksa ndiqja udhëzimet strikte të klinikës për të shmangur vëmendjen, nuk mund të mos ndihesha sikur po shpërndaja trakte revolucionare në një regjim diktatorial.

Doktoresha që më priti me një buzëqeshje, më tha se “qeveria nuk e kupton që ky trajtim është shumë i rëndësishëm për disa njerëz. Ajo shtoi se ai është “madje më i rëndësishëm se sa është për disa njerëz alkooli ose ëmbëlsirat”.  Një debat që isha e gatshme të lejoja ta fitonte ajo ndërkohë që isha duke përfunduar trajtimin tim aq shumë të nevojshëm. Duke iu shmangur qëllimisht argumenteve se vetëm gratë kanë nevojë për trajtime me Botox apo filler, doktoresha më tha se takimi i saj i radhës ishte një djalë, i cili gjithashtu mendonte se nuk ishte e drejtë që klinikat e bukurisë të cilësoheshin si biznese jo thelbësore.

Çfarë është thelbësore dhe çfarë nuk është e tillë?

Çfarë është thelbësore dhe çfarë jo është debatuar globalisht që nga prezantimi i masave të izolimit. Disa njerëz kanë përqendruar te çështja e trajtimeve kozmetike dhe atyre të bukurisë, edhe pse ndonjëherë me një ton sarkastik, në varësi të qëndrimit që ata kanë në lidhje me këtë temë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, “blerja e gjërave më thelbësore” ishte mesazhi që qeveria përsëri në mënyrë të vazhdueshme. Megjithatë, nevojat thelbësore u interpretuan ndryshe, duke bërë që qeveria të kritikohej për mosqarimin e gjërave që duhet të blejnë njerëzit. Te “Boots”, një shitës me pakicë i produkteve shëndetësore dhe të bukurisë dhe zinxhir farmacish në Mbretërinë e Bashkuar, stafi ishte ankuar për klientë që blinin sende dhe produkte kozmetike jo të domosdoshme, gjë që i kishte lënë ata “të pasigurt” në dyqanin e mbushur me njerëz.

Në një intervistë telefonike me Dr. Mohamed Mehisen i cili punon në Bristol Heart Institute, ai tha se “nëse gjatë kësaj pandemi po shtyhen për më vonë ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, atëherë trajtimet e bukurisë dhe ato kozmetike mund të presin”. I pyetur nëse “thelbësore” është diçka që varet nga perceptimi personal apo një marrëveshje kolektive, ai tha se “disa njerëz do të debatonin nëse hashashi është thelbësor në këto kohë, por kjo nuk do të thotë që ai është i tillë”. Një qëndrim që pritej nga një kardiolog.

Libani dhe Siria: Krizë, luftë dhe bukuri

Larg Londrës, doja të pyesja një mjek për skenën e bukurisë në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, një vend që vuan jo vetëm nga masat e ndërmarra për frenimin e përhapjes së COVID-19, por edhe nga një krizë të rëndë ekonomike. Dr. Husein Hashim, specialist në kirurgji plastike dhe rikonstruktive, më tha gjatë një interviste telefonike se mjekët i kishin ndalur procedurat që në fillim të izolimin dhe se ata kryenin vetëm ato që ishin urgjente.

Megjithatë, pas dy javësh izolim, kirurgjia plastike rinisi nën një kusht që ishte testi i PCR-së. Ai shtoi se mjekët po arrin masa mbrojtëse dhe nuk lejojnë mbushjen e dhomës së pritjes me njerëz për procedura të thjeshta që mund të kryen në klinikë, siç janë injeksionet me Botox dhe filler. Kjo e ka kthyer në normalitet ritmin e punës. Dr. Hashim konfirmoi gjithashtu se për popullin libanez, COVID-19 nuk ishte pengesë për të kërkuar trajtime bukurie ose operacione plastike. Përkundrazi, pengesa për kryerjen e këtyre trajtimeve ishte kriza ekonomike, sidomos me zhvlerësimin e rëndë të paundit libanez dhe ekonominë e dëmtuar rëndë.

Kriza financiare në Liban u thellua kur protestuesit dolën në rrugë më 17 tetor 2019 për të protestuar për përkeqësimin e ekonomisë dhe korrupsionin. Ndërkohë që kriza financiare vazhdonte, bankat vendosën të mbanin depozitat e klientëve të tyre dhe të kufizonin tërheqjet e dollarëve amerikanë nga llogaritë. Kjo e ka vështirësuar jetën e përditshme dhe, sigurisht që kjo vlen shumë për klinikat e bukurisë, sidomos duke pasur parasysh që kriza ekonomike më shumë se e ka përgjysmuar vlerën e paundit libanez. Izolimi që u vendos që nga mesi i marsit 2020 ka mbyllur edhe aeroportin e Bejrutit, masë e cila, sipas dr. Hashimit, pati një efekt serioz në turizmin e operacioneve plastike në vend.

Dr. Yousef (pseudonim) një tjetër specialist i kirurgjisë plastike, më tha gjatë një interviste se në fillim të izolimit, klinikat e bukurisë u mbyllën “vetëm në parim”, por se me kërkesë të “klientëve të zgjedhur” bëheshin trajtime bazike. Ai tha se ai vetë ka realizuar injeksione Botoxi dhe fillori ndonjëherë në shtëpi. Shkon ai te klientet ose vijnë ato tek ai. Ai shtoi në mënyrë sarkastike se, për disa banorë të Bejrutit, këto trajtime janë më të rëndësishme sesa ushqimi dhe uji. Doktor Yousef vazhdoi të më tregonte se në fillim të izolimit, një kliente i ofroi 50 dollarë shtesë për ta bindur atë të realizonte takimin që ajo kishte lënë. Një shumë që sigurisht ai e refuzoi për arsye të qarta etike, por ai pranoi ta kryente në fshehtësi në klinikën e tij trajtimin që ajo e konsideronte të nevojshëm.

Në Siri, vendi fqinj i Libanit, lufta nuk i ndaloi disa gra dhe burra të kryenin trajtimet e tyre të bukurisë. Në një intervistë, doktor Jarrah (pseudonim) më shpjegoi se si po bëheshin trajtimet e bukurisë gjatë pandemisë COVID-19. Doktor Jarrah tha se biznesi i trajtimeve të bukurisë, ashtu si çdo biznes tjetër, është goditur shumë nga pandemia, duke shtuar se kjo ishte kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve, kryesisht Botox-it dhe acidit hialuoronik amerikan.

“Trajtimet në shtëpi ose në klinikë konsiderohen të sigurta kur mjeku dhe klienti kanë veshur pajisjet e duhura mbrojtëse”, shtoi ai. Në fund të telefonatës sonë, dr. Jarrah shpjegoi se gjykimi i një personi mbi atë që është thelbësore është ajo që e mban të lartë kërkesën për këto trajtime.

Kërkesa për trajtime bukurie gjatë pandemisë mund të mos jetë një fenomen global, por  është një fenomen që ne e shohim më qartë ku problemet politike dhe ekonomike janë normë e përditshme, dhe çështjet e shëndetit publik janë në fund të listës së përparësive. COVID-19 mund të ketë ndryshuar perceptimin e njerëzve për atë që konsiderohet thelbësore, por perceptimi i nevojave është gjithmonë subjektiv.

Etiketa: BankatBejrutBoris JohnsonCOVIDCOVID-19graizolimKrizaLibanLuftamarrëveshjeMASMasaMjekmjekëpandemipandemiaplastikePunëQeveriaSHSiriSiria
Tjetri
Të burgosur në shtëpi; përshtatja me izolimin gjatë COVID-19

Të burgosur në shtëpi; përshtatja me izolimin gjatë COVID-19

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.