AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nuk u njoftua Tahiri, shtyhet seanca në Apel ndaj ish-ministrit të Brenshëm

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Foto: Edmond Hoxhaj.

Pamundësia për të njoftuar ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për seancën e përcaktuar të zhvillohej të enjten më 28 maj, është bërë shkak për shtyrjen për të katërtën herë të gjyqit në Apel.

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke dalë nga dyert e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku i janë komunikuar akuzat. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtuesit të policisë së Vlorës Jaeld Çela në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të enjten, më 28 maj ishte caktuar që të zhvillohej seanca e radhës, por është shtyrë për shkak se gjykata ka vlerësuar se i pandehuri Saimir tahiri nuk ka marrë dijeni.

Në seancë ka qenë i pranishëm i pandehuri tjetër Jaeld Çela i cili u dorëzua në polici dy javë më parë, pas rreth dy vitesh e gjysmë në arrati. Gjithashtu, ishin të pranishëm edhe avokatët mbrojtës të të pandehurve. Seanca e radhës u caktua të zhvillohet më datë 11 qershor. Tahiri po gjykohet nga gjyqtaret Nertina Kosova, Nure Dreni dhe Albana Boksi.

Në shtator të vitit të kaluar, Saimir Tahiri u shpall fajtor nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale “shpërdorim detyre”, ndërsa mori pafajësi për veprat penale më të rënda të  trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Në përfitim të gjykimit të shkurtuar, Tahiri u dënua me 3.4 vjet burg, dënim i cili u pezullua nga gjykata me një afat 3-vjeçar. Së bashku me Tahirin u shpall fajtor për “shpërdorim detyre” edhe ish-drejtuesi i policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Tahiri dhe Çela u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në trafikun e narkotikëve, e kryer nga një organizatë e krimit të organizuar e drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës. Ndërkohë, një proces paralel për ta filloi edhe në Shqipëri. Ata u arrestuan nga policia Italiane teksa po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Etiketa: Albana BoksiApelBIRNBurgGjykataGjykatëGjyqHabilajKosovaNarkotiknarkotikëNertina KosovaNure Dreniorganizatë kriminalepoliciPoliciaProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaSaimir TahiriSeancaShpërdorim detyreshqipShqipëriShqipëriashtatorVlorë
Tjetri
Mat

Tepër vonë për të mbrojtur lumin Mat

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.